osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Jari shpjegon pse Luli nuk tregon kujt ja ka blerë vilat

Jari shpjegon pse Luli nuk tregon kujt ja ka blerë vilat

Pas “sms”-së së Lulit dërguar tek emisioni i Çanit, ku mohon që vilat t’ia ketë blerë direkt pronarit të vilave, por një personi tjetër, shumë demokratë janë konfuzë pse Luli e mban të fshehtë personin, që ja ka ofruar dy vilat Lulit. Ndaj Jari e pa të udhës t’u bëjë këtë sqarim.

Të dashur demokratë!

Jari ju sqaron.

Siç e patë Luli e sqaroi shumë mirë që vilat nuk ja ka blerë direkt Papulit, që është mik me Ramën. Këtë e ka bërë për shumë arsye. Mbi të gjitha ekzistonte rreziku që Papuli t’i ulte çmimin dhe kjo pastaj të quhej si blerje nga Rama.

Ai ka preferuar që vilat t’ia blejë dikujt tjetër që ja bleu më parë pronarit, pasi ikën andej dy përfaqësi diplomatike Perëndimore.

Luli nuk mund ta nxjerrë emrin e pronarit formal të vilave, pasi Edi Rama është shumë hakmarrës dhe mund ta vërë nën presion pronarin të tregojë publikisht sa ja ka blerë Luli vilat.

Kjo do ta rëndonte situatën dhe do ta vendoste Lulin në pozitë të vështirë me biznesmenin, pasi në fund të fundit ai ka shitur pasurinë e tij.

Por ka dhe një frikë tjetër. Sipas gjithë të dhënave që ne kemi, Sandri i është ofruar Ramës, që të shkojë me helikopter mbi vilën e Lulit, siç ka pas bërë në kohën tonë, duke shkuar tek shtëpia e Bamirit dhe shtëpia e Ramës në Surrel për t’i trembur. Ai i ka kërkuar Ramës të dijë adresën e dy vilave se të tjerat i rregullonte vetë, duke sajuar se do regjistronte një videoklip.

Fakti që Luli nuk e tregon se ku janë vilat me adresë të saktë, ka të bëjë pikërisht me këtë skenar ogurzi që mund të përsëritet.

Përfytyro që Luli akoma nuk ka mbledhur veten nga tërmeti dhe largimi nga shtëpia e vjetër. Do të ishte e tepërt, një terrorizim me helikopterë mbi dy vilat e reja.

Kjo është arsyeja që ai nuk i tregon as vendodhjen e vilave, as pronarin që ja ka blerë. Jo se ato nuk mund t’i gjejnë, por Luli nuk mund të bëhet shkak me dorën e vet që t’u japë mundësi atyre t’i terrorizojnë familjen dhe të afërmit që e shoqërojnë.

Ndaj nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Gjithë sekreti mbahet që të mos i jepet mundësia Sandrit të bëjë atë që ka bërë kundër Topit dhe Ramës, vite më parë. Sapo të kalojë kjo stuhi, Luli natyrisht që do t’i tregojë vilat dhe do ftojë Sonila Meçon të bëjë një reportazh për shtëpinë e re në prag të zgjedhjeve. Pasi siç thotë populli, “shtëpi e re, kismet i ri…”

I juaji Jari!