osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Jepet masa e sigurisë për të ndaluarit e Krujës dhe gjyqtaren Enkelejda Hoxha Pranga në sallë edhe mjekut Prifti

Jepet masa e sigurisë për të ndaluarit e Krujës dhe gjyqtaren Enkelejda Hoxha Pranga në sallë edhe mjekut Prifti

Gjykata Kundër krimit dhe Korrupsionit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe të gjithë të ndaluarit e tjerë.

Vendimi është dhënë pak minuta më parë, ndërkohë që ajo akuzohet se merrte rryshfet për të liruar personat e dënuar për vepra të rënda penale.

Gjykata kundër Krimet dhe Korrupsionit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për mjekun kardiolog Edvin Prifti. Në shtëpinë e tij dhe në zyrë u gjetën 500 milionë lekë.

Në seancën e verifikimit të masës së sigurisë “pezullim nga detyra” prokurorët e SPAK kanë ndryshuar qëndrim për mjekun. Referuar shumës së parave të gjetura në banesën e tij, prokurorët kanë ngritur dyshime për një akuzë tjetër, atë të “pastrimit të parave”. Për këtë shkak SPAK kërkon masën e sigurisë “arrest në burg” për mjekun.

Por në deklaratën e tij para gjykatës, mjeku u shpreh se 220 mijë eurot i ka fituar nga çmimet ndërkombëtare.

Masa arrest me burg është dhënë dhe për sekretaren e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit dha para dy ditësh njoftimin zyrtar lidhur me megaoperacionin që çoi në pranga 10 persona, përfshirë gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, dhe zyrtarë të tjerë të këtij institucioni.

Burimet bëjnë me dije se gjyqtarja Hoxha në bashkëpunim me disa persona të tjerë, po përgatiteshin që të nxirrnin nga burgu shtetasin Sajmir Petani.

Ky i fundit është i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe ishte ekstraduar nga Italia vetëm në Maj të 2020-tës, por duket se i rrinte ”ngushtë” burgu i Fushë Krujës, dhe për këtë ka nisur tratativat për korruptimin e gjyqtares Hoxha, e cila është e famshme për lirimin nga burgu të personazheve të njohura të botës së krimit.

Si prova materiale SPAK ka sekuestruar kompjuterat personalë të personave të ndaluar.