osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Jozefina Topalli, një “armike” perfekte përballë Lulzim Bashës

Jozefina Topalli, një “armike” perfekte përballë Lulzim Bashës

Është zëri më i qartë, më i plotë, më i besueshëm dhe më me ndikim brenda rradhëve të demokratëve, për të qenë jo vetëm një oponente e përkryer. Jozefina Topalli është sot padyshim, “armikja” më përfekte përballë Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Madje sot, më shumë dje. Përpara zgjedhjeve të 2021, edhe më shumë sesa përpara atyre të 2017, kur ai e hoqi në mënyrën më të shëmtuar nga lista e kandidatëve për deputetë të opozitës.

Sa herë që mediat dhe pjesa racionale e shoqërisë kanë nevojë për një zë të arsyeshëm, për tiu referuar zhvillimeve politike, zonja Topalli e ka thënë fjalën e saj. Sepse ajo nuk është një zë kritik vetëm për Lulzim Bashën, por edhe më tepër ndaj mazhorancës së Kryeministrit Edi Rama.

Madje, më e hershmja dhe më konsistentja, nga të gjitha zërat e politikanëve të djathtë shqiptarë të tranzicionit. Në një intervistë të fundit, Jozefina Topalli është shprehur se mëgjithëse jashtë parlamentit dhe siglave të partive politike, ajo do ta vazhdojë betejën e saj politike për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe demokratëve të papërfaqësuar. Në këto momente ku ndodhemi, për shkak të dobësisë së PD dhe “Opozitës së Bashkuar”, ajo gjykon se është koha për një lëvizje të re politike për ndryshim të nisur nga qytetarët dhe të rinjtë.

Vetë Jozefina Topalli bën gjithmonë kujdes që ta shmangë protagonizmin individual. Kjo lëvizje duket se është duke u ngjizur, por e sigurtë është se të djathtët e papërfaqësuar dhe gjithë të zhgënjyerit nga lidershipi i Lulzim Bashës në këto 7-8 vitet e fundit, nuk mund të gjejnë për momentin një pikë referimi më të mirë se ajo. Të gatshme për të marë në dorë skeptrin e së djathtës së vërtetë opozitare, që nuk bën kompromis me lidershipin aktual.

Sepse në ndryshim nga Lulzim Basha, Jozefina Topalli është edhe histori, edhe vizion. Edhe qëndrestare, edhe karizmatike. Edhe përfaqësuese e të djathtës së vjetër tradicionale, edhe asaj të re të krijuar pas rrëzimit të komunzimit në Shqipëri. Si ish- nën Kryetarja e parë e PD dhe ish Kryetarja e Parë e Parlamentit në historinë e Shqipërinë, është portretizimi i gjithçkaje tjetër që i mungon Lulzim Bashës për të qenë i besueshëm dhe frymëzim për rikthimin e opozitës në pushtet.

Të gjitha indikacionet dhe sondazhet e opinionit publik, e tregojnë këtë. Madje, brenda koridoreve të SHQUP dhe labirintheve të opozitës së rrugës, çdo qëndrim i saj publik përjetohet edhe më keq sesa qëndrimet më të forta të të gjithë kundërshtarëve të tjerë jo të pakët të Lulzim Bashës, brenda gardhit të gjerë të kundërshtarëve të qeverisë. Megjithëse prej 4 vitesh e larguar nga jeta aktive politike, PD nuk ka ende sot një figurë zonje që do ta rivalizonte, në rolin e saj të dikurshëm.

Ky boshllëk është edhe më i madh, po të kemi parasysh se Jozefina Topalli mbetet një figurë emblematike politike për Shkodrën në veçanti dhe veriun e Shqipërisë në përgjithësi, e cila ka patur gjithmonë në historinë e Shqipërisë figura të spikatura në Parlamentin dhe politikën shqiptare, duke i dhënë tonin zhvillimeve të vendit. Ndryshe nga Lulzim Basha, ajo është për një aksion të përhershëm opozitar dhe jo me sezone.

Jozefina Topalli e ka akuzuar në vijimësi kryetarin e PD për stilin e tij prej gjumashi politik, i cili më shumë sesa hallet e demokratëve, opozitarëve dhe shqiptarëve sheh interesat e tij personale. Ajo e ka kritikuar atë për hipokrizinë e luftës ndaj oligarkëve, ndërkohë që ulet për dreka e darka me ta, duke patur sipas saj, edhe përfitime direkte prej tyre. Këto dhe shumë elemente të tjera të një figure qytetare antikomuniste, e bëjnë Jozefina Topallin një “armike” perefekte përballë Lulzim Bashës dhe një pike të pashmangshme referimi për opozitarët shqiptarë. /Alpenews