osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ju tregoj jetën time si një vajzë rome! Historia e mrekullueshme e Ina Majkos!

Ju tregoj jetën time si një vajzë rome! Historia e mrekullueshme e Ina Majkos!

Me Ina Majkon, romen e mrekullueshme jemi njohur për herë të parë në Dritare.net që në 2017, në një intervistë të bukur.

Ina vjen sot në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv për të treguar si ka ndryshuar jetë e saj që nga 2017-ta, pas intervistës në Dritare.net. Nëse atëherë në intervistë tregoi si e bullizonin në gjimnaz, sot erdhi në Shqip për të ndarë me ne arritjet e saj siç është dhe lëvizja “Romët krenarë” dhe një mesazh për të gjithë romët. Mos e humbisni këtë intervistë të bukur të Inës së mrekullueshme!

“Për herë të parë jam prezantuar me Dritaren në 2017-ën, kur dhashë një intervistë. Ajo që më bëri shumë përshtypje në atë intervistë ishte titulli “Historia e Inës, romes së mrekullueshme!” Është hera parë që shoh një epitet të mirë që i vendoset mbas fjalës “romë”.

Sepse përgjithësisht nuk vihen superlativa të tilla, por vendosen epitete negative, i varfër, hajdut, problematik. Për herë të parë në 2017-ën në artikullin e Dritare.net lexova një fjalë të mirë për romët. Ju më dhatë forcë, ju më hapët një dritare.

Unë kam lindur në një familje rome, ku gjithmonë na është thënë që jemi ndryshe. Nuk e kuptoja pse isha ndryshe, e dëgjoja, po s’e kuptoja. Në intervistën për Dritare.net, në 2017-en unë tregova momentin kur u ballafaqova me faktin që jam rome. Si më bullizonin në gjimnaz se isha rome.

Në intervistën tuaj kam folur për diskriminim që kam hasur, por sot nuk dua të flas më këtë. Bullizimi mua më ka bërë më të fortë. Ndaj sot dua të flas për gjërat e mira që kam bërë, për arsyet përse ne duhet të jemi krenarë që jemi romë.

Unë kam nisur një emision radiofonik të ri, “Romët krenarë”! Është një podcast ku flasim për romët dhe dëgjojmë romët. Po ashtu do flitet edhe për aleatët që na kanë ndihmuar me lëvizjen tonë, siç jeni dhe ju Rudina Xhunga dhe DritareTV. Unë kam shumë dëshirë të marr të rinj romë në emision, që kanë bërë diçka të bukur, por nuk kanë ku të flasin.

“Romët krenarë” nuk është një financim, një donacion nga ndonjë organizatë që merret me romët. Është një lëvizje. Drejtori i Radio Tiranës, Bojken Lako ishte krenar kur mori vesh që unë do bëja një emision për romët, sepse më në fund u dha mundësia që të dëgjohet zëri rom. Kjo është një fitore për ne romët.

Ndaj sot dua të jap dhe një mesazh për romët. Unë jam kjo që jam sot nga bullizimet që më janë bërë. Sado e çuditshme që duket, unë i falënderoj ata që më kanë bullizuar, sepse më kanë bërë më të fortë. Mesazhi im për të rinjtë që bullizohen në gjimnaz është: Bullizimi do t’ju bëjë më të fortë, por mos i besoni! Ju duhet të jeni krenarë që jeni romë!”, tha Ina në DritareTv./K/C/dritare.net