Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka mbrojtur me sukses titullin e kampionit botëror në kategorinë IBO Cruiserëeight, pasi të shtunën mposhti boksierin nigerian Austine Nnamdi me vendim të gjyqtarëve në një përballje spektakolare të zhvilluar në Londër.
Kampioni lezhjan tregoi edhe një herë cilësitë e tij sportive në ring duke menaxhuar me qetësi 12 raundet. Pas përfundimit të duelit, kartonët e gjyqtarëve konfirmuan epërsinë e shqiptarit. Uldedaj fitoi 7 nga 12 raundet e zhvilluara, ndërsa Nnamdi rezultoi më i mirë në 5 prej tyre.
Uldedaj numëron 22 fitore (8 me K.O) dhe vetëm 1 humbje në boksin profesionist, duke u shndërruar në një nga shqiptarët më të suksesshëm në këtë sport.

