HomeAktualitet

“Ka manipuluar dosjet”! Mirel Mërtiri sulmon ashpër prokurorin e njohur dhe plas deklaratën e fortë: I shërben dikujt në politikë

“Ka manipuluar dosjet”! Mirel Mërtiri sulmon ashpër prokurorin e njohur dhe plas deklaratën e fortë: I shërben dikujt në politikë

Mirel Mërtiri është i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, ku ndër të tjera u ndal te hetimet e Prokurorisë së Posaccme për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

I cilësuar si “koka” e kësaj afere, Mërtiri theksoi se prokurori Klodian Braho ka manipuluar dosjet.

Publikisht për të gjithë shikuesit përfaqësuesi i kompanise “Geonix” si dhe drejtor i “Integrated Energy”, deklaroi shkurtimisht:

“Unë po them që dosja është e stisur. Klodian Braho ka stisur dosjen për t’i shërbyer dikujt në politikë ose dikujt në privat. Pyesni atë për më shumë”, tha ai.