osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ka qenë ‘veza e artë’! Ky është i penduari më i rëndësishëm që ka Shqipëria”: Ish-prokurori e thotë troç në mes të emisionit, Artan Hoxha bën “gjithologun”

Ka qenë ‘veza e artë’! Ky është i penduari më i rëndësishëm që ka Shqipëria”: Ish-prokurori e thotë troç në mes të emisionit, Artan Hoxha bën “gjithologun”

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Becii ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ u shpreh se Julian Sinanaj është “veza e artë” e policisë shqiptare në këto 30 vite, duke e cilësuar si të penduarin më të rëndësishëm që ka Shqipëria.

“Unë po flas që në momentin e parë që kemi marrë sinjalin që Ndriçim Gjokona ishte serioz për t’u ndjekur. E morëm nga policia e cila ishte në ndjekje të disa personave. Nuk e besonin Ndriçimin dhe me të drejtë nuk e besonin se mbase nuk kishte vlerë.

Më kupton? U ndoq këmba këmbës personi tjetër. Po e them me përgjegjësi, në rast se ka Shqipëria ndonjë person të penduar të rëndësishëm, Julian Sinanaj, ka qenë “veza e artë” e policisë shqiptare këto 30 vite. 25 vjet (burgim) i mori sepse u prish marrëveshja. Marrëveshja u prish për mosbesim në organet e drejtësisë”, tha Beci.

Por dënimi i Sinanajt me 25 vite burg krijoi një debat mes Becit dhe gazetarit Artan Hoxha, pasi ky i fundit tha se marrëveshja e organeve të drejtësisë me Sinanajn u prish pasi i penduari tregoi gjëra shumë të mëdha që nuk duhej të dilnin.

Hëna është në anën tuaj/ Parashikimi ditor i horoskopit, zbuloni surprizat që kanë rezervuar yjet sot për secilën shenjë
Artan Hoxha: Pse u prish marrëveshja me Julian Sinanajn që është vrasësi me pagesë më i trajnuari që ne kemi parë deri më tani në gjykim. Pse u prish marrëveshja me Julian Sinanajn?

Sepse, unë kam një regjistrim të asaj që ka thënë ai, por krijon shumë problem ajo, sepse kur ka dhënë deklarim ai, policia dhe prokuroria kanë marrë ça kanë dashur këta dhe jo ça ka thënë ai.

Ai ka nxjerrë gjëra shumë të mëdha. Julian Sinanaj ka nxjerrë gjëra shumë të mëdha. Ça i kanë thënë këta? I kanë thënë stop, deri këtu. Këto tjerat mbaji për vete se nuk na duhen.

Eugen Beci: Nuk duhet të spekulojmë. Është marrë gjithçka!

Artan Hoxha: Pse u prish marrëveshja?

Eugen Beci: Ta them unë. Marrëveshja u prish sepse filloi të krijojë dyshime në besueshmërinë e organeve të drejtësisë. Këtë përktheje ti se çfarë dua të them unë. Për Julian Sinanajn dua t’ju tregoj një detaj shumë interesant të policisë dhe medias.

Tentuam se kishim disa ditë që e kishim shoqëruar dhe i thamë policisë mos nxirr konferencë për shtyp sepse duhej mbajtur shumë sekret. Çfarë ndodhi? Policia e Shtetit kur bëri konferencën për shtyp kapëm dy persona për armëmbajtje pa leje dhe në tavolinën e provave materiale la dhe kartën e identitetit të Julian Sinanajt. Dhe aty e mori shtypi!