osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kallëzohet kryebashkiaku i PD Isa Sakja: Akuzohet se dha leje abuzive për shtatë pallate në Kavajë

Kallëzohet kryebashkiaku i PD Isa Sakja: Akuzohet se dha leje abuzive për shtatë pallate në Kavajë

Kallëzohet penalisht nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së territorit, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, drejtoresha e Zhvillimit Urbanistik dhe kryeinspektori i Mbrojtjes së Terriorit në këtë bashki. Kryebashkiaku i zgjedhur nga Partia Demokratike, dhe dy zyrtarët e lartë të bashkisë, akuzohen për shpërdorim të detyrës në dhënien e lejeve për shtatë objekteve shumëkatëshe në dëm të territorit publik.

Këto abuzime i ka denoncuar më herët edhe kryeministri Edi Rama, i cili më 31 mars, teksa pati një vizitë në Golem, tha se Bashkia e Kavajës nuk bën investime në interes publik, por “ndërton pallate në rërë, akoma sot e gjithë ditën”…”Dhe s’kanë faj përderisa sot akoma s’ka ardhur dora e prokurorisë”, theksoi kreu i qeverisë, akuza për të cilat pati edhe një reagim nga kryebashkiaku Sakja.

Isa Sakja është në krye të Bashkisë së Kavajës prej dy vitesh.

Njoftimi për kallëzimin nga IKMT

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzon penalisht pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, kryetarin e Bashkisë, Isa Sakja. Kryebashkiaku i Kavajës akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, si dhe Kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Bashkia Kavajë, Dritan Kazazi.

Gjatë kontrolleve periodike që ushtron IKMT në bazë të ligjit në të gjitha bashkitë e vendit, ka vërejtur se në Bashkinë e Kavajës, personat e akuzuar, duke vepruar, apo mosvepruar në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo kontrollit të ligjshmërisë, kanë cënuar interesin publik dhe territorin publik në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe të ngritura në territorin e bashkisë Kavajë.

IKMT shpreh vendosmërinë e saj, në mbrojtjen e territorit kundër abuzimeve të paligjshme, apo “të kopsitura” nga zyrtarë që shkelin ligjet dhe besimin e qytetarëve.