osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Karmina vendos të porosisë Pandin të bëjë një libër

Karmina vendos të porosisë Pandin të bëjë një libër

Pas postimit të poezisë së Pandit nga Luli ku evokohej Tirana e qetë e kohës dikataturës, Karmina u përball me dhjetra pyetje nga fansat e saj, të cilët donin të dinin nëse Karmina ka lexuar poezinë e Pandit.

Të dashur fansa.

Unë jam fanatike e Merlin Monros dhe qysh kur kam lexuar librin e saj nuk më bëhet të lexoj librin tjetër.

Kur pashë poezinë e poetit të njohur Pandi Laço u emocionova pasi pashë që përveç Merlinit ka dhe njerëz të tjerë që bëjnë libra. Këto emocione ja shpreha dhe analistit Qim Peka. Opinioni i tij ishte më i gjerë.

“Fakti që Luli postoi poezinë e Pandit ka lidhje me profilin e tij të ri si njeri i lexuar. Akuzat që i bëjnë rivalët Lulit si njeri që nuk lexon tani kanë marrë përgjigjen e duhur. Pas sfidës së Rudinës me shkrimtarin Moikom Zeqo, Luli bëri reagimin e duhur. Por nuk është kaq e thjeshtë.

Kjo ka ndodhur në një kohë që Ilir Meta ka mbaruar së lexuari librin e Titos, ndërsa Doktori ka lexuar biografinë e Çurçillit. Në këtë pikë Luli ka bërë gjënë e duhur. Problemi është se në një kohë kur Veliaj jep lejen për pallate, Rama jep PPP, Luli jep një mesazh të fortë kulturor.

Kjo do të jetë një nxitje për Pandin ta kthejë poezin në libër. Dhe mendoj se kjo është meritë e Lulit. PD është gati dhe ta sponsorizojë botimin e atij libri.

Në këto kushte kur shifrat e të prekurve nga COVID po rriten, kur turistët e vetëm janë nga Kosova, kur Tur Rroshi ka tërhequr firmat nga ndryshimet kushtetuese dhe ambasadorja Kim ka takuar Rudinën, lëvizja e Lulit është shumë inteligjente”.

Pas këtij shpjegimi të Qim Pekës unë vendosa ta porosis këtë Pandin të me bëjë një libër me poezi. Siç ka thënë Merlin Monro të lexosh një libër është një vendim i madh që duhet marrë kur ti ke vendosur të hedhësh një hap të madh në jetë. Dhe Luli e ka bërë. Tani duhet dhe libri.