osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

KAS i jep tjetër goditje LSI, rrëzon gjobën për Veliajn, ja si PD-PS lanë partinë e presidentit pa anëtar në organin kyç të KQZ

KAS i jep tjetër goditje LSI, rrëzon gjobën për Veliajn, ja si PD-PS lanë partinë e presidentit pa anëtar në organin kyç të KQZ

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ i ka dhënë një tjetër goditje Lëvizjes Socialiste për Integrim. Falë padisë së saj Komisioni Rregullator gjobiti me 75 mijë lekë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, me argumentin se ai kishte shkelur rregullat duke bërë fushatë me rindërtimin.

Por Veliaj e dërgoi çështjen në KAS, i cili me 2 vota pro LSI dhe 3 kundër saj e ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë. Kjo është goditja e dytë që merr LSI, pasi KAS rrëzoi edhe pak javë më parë për gjobën ndaj kreut të Kadastrës Lushnjë dhe deputetit Bujar Çela.

Por dy vendimet e dhëna në KAS mësohet se janë një kambanë alarmi për LSI, pasi dëshmojnë se si PD dhe PS i dhanë goditjen e madhe përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Sa u takon anëtarëve të Komisionit Rregullator, ai ka 5 anëtarë dhe ata janë: Ilirjana Nano, Dritan Çaka dhe Arens Çela nga PS; Muharrem Çakaj nga LSI dhe Helga Vukaj nga PD. Komisioni

Rregullator është shkalla e parë ku do të diskutohen çështjet, sikundër ishte dikur KQZ. Por me Kodin e Ri zgjedhor të dakordësuar nga PS-PD u fut dhe një shkallë apeli, që është Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Kushdo që nuk del i kënaqur nga Komisioni Rregullator i drejtohet KAS dhe vendimet e tij janë finale.

Por në këtë komision LSI është lënë jashtë. Aty kanë anëtarë vetëm PS me PD. Më konkretisht anëtarët janë: Ilirjan Rusmali; Elvin Lako; Koli Bele; Elvis Çefa dhe Ledio Braho. 3 emra janë propozuar nga PS dhe 2 nga PD. Fakti që LSI është jashtë organit më të rëndësishëm të KQZ është një tjetër sinjal se dy paritë e mëdha rrezikojnë të fundosin partinë e presidentit. Kemi dy raste kur ajo është rrëzuar dhe nëse do ketë ankesa për procesin zgjedhor mund të marrë sërish goditje.

Reagon Veliaj

Pas vendimit të KQZ ka reaguar menjëherë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha në një prononcim për mediat se, gjobat ishin absurde, pasi nuk mund të ndalohen 60 kryebashkiakë të punojnë. Sipas tij vetë KAS dha mesazhin se në këto kohë puna duhet të vazhdojë.

“Ishte e padrejtë që të ndalohet kryetari i bashkisë. Mesazhi që jep vendimi i sotëm i KAS, në një vend që ka humbur kaq shumë, është se puna duhet të inkurajohet, jo të dekurajohet. Ne nuk mund ta lëmë detyrën, se pastaj të çon në disa ngërçe. Besoj që tani u sqarua përfundimisht, puna do të vazhdojë. Nuk mund t’iu kërkohet 60 kryetarëve të bashkisë në të gjithë Shqipërinë të mos bëjnë asnjë punë. Punët duhen bërë, rindërtimi po ashtu”, tha Veliaj. I pyetur nëse e inkurajon ky vendim, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se edhe pasi u vendos gjoba ai ka vazhduar me planin e tij të punës pa u ndalur, çdo ditë.

Sipas tij ai po bën atë çka presin qytetarët nga bashkia dhe se nuk punon vetëm për fushatë. “Nuk e kam ndryshuar unë planin e punës. Nuk ka pasur një ditë që nuk ka pasur një aksion konkret dhe punë konkrete. Qytetarët duan të shohin gjëra konkrete. Kështu që unë edhe sot kam qenë në terren, puna vazhdon. Vendimi i sotëm bën që puna të vazhdojë pa u kompleksuar nga gjoba. Një vendim gjysma gjel, ku ca bëjnë sikur bëjnë fushatë dhe ca të tjerë duhet të bëjnë sikur s’ka punë, ishte absurditet. Secili duhet të bëjë punën e vet”, deklaroi ai.

Arsyet e gjobës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi më 9 shkurt të gjobisë me 75 mijë lekë kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për shkelje të rregullave të përcaktuara për aktivitetet politike përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Ky vendim ka ardhur pas disa ankesave të LSI në KQZ, në drejtim të Erion Veliajt, kryesisht për vizitat që bën në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Komisioni vendosi të gjobisë Veliajn me 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara dhe 35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve në tërësi. Një vendim i KQZ lejon inspektimet dhe promovimet vetëm të projekteve që kanë nisur përpara periudhës së ndalimit me ligj të parashikuara në Kodin Zgjedhor, që përfshin periudhën 4-mujore para zgjedhjeve. Sipas LSI, Veliaj kishte shkelur këtë vendim.