osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Këshilli Politik: Nuk ka dakortësi për listat dhe koalicionet, ja ku ndahen palët!

Këshilli Politik: Nuk ka dakortësi për listat dhe koalicionet, ja ku ndahen palët!

Zhvillime nga Këshilli Politik, ndërsa Rudina Hajdari ka dalë më herët nga mbledhja.

Palët nuk kanë gjetur dakortësinë mbi qëndrimet politike për sa i përket koalicioneve!

Gjiknuri i ka kërkuar Bylykbashit dhe Vasilit që të sjellin propozime për çështjen e pragut kombëtar zgjedhor, afateve të regjistrimit të listave unike nga aleancat zgjedhore dhe modalitetet e votës preferenciale për kandidatet në kushtet e listave të hapura por duke respektuar kuotën gjinore.

Ndërkohë opozita joparlamentare ka këmbëngulur tek kushtet e saj.

1.Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk përfshihet në asnjë proces që cënon Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe rihap diskutimet nga e para për çështje që janë dakordësuar mes palëve dhe që tashmë janë LIGJ.

2.Rikonfirmojmë se jemi dakord me hapjen 100 % të listave të kandidatëve dhe për këtë çështje jemi të gatshëm të vijojmë punën në Këshillin Politik, me përgjegjshmëri maksimale.

3. Hapja e listave nuk ka asnjë lidhje kushtetutese, ligjore apo praktike, me formulën ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe ndarjen e zonave zgjedhore.

4. Për Opozitën e Bashkuar rregullat e garës elektorale mes palëve nuk mund të ndryshohen 5 muaj përpara datës së regjistrimit në zgjedhje dhe qëndrueshmëria e ligjit është esenciale për cilësinë e zgjedhjeve, sipas standardeve të Komisionit të Venecias dhe të OSBE-ODIHR.