osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Këto janë qytetet më të rrezikuara nga tërmetet në të ardhmen sipas ekspertëve

Këto janë qytetet më të rrezikuara nga tërmetet në të ardhmen sipas ekspertëve

Gjeologu Sazan Guri ka folur rreth fenomenit të lëkundjeve sizmike në vendin tonë. Guri cilësoi zonat më të rrezikuara nga një tërmet i mundshëm në të ardhmen.

Sipas tij Shkodra, Durrësi, Dibra, Fieri, Elbasani, Saranda, Borshi dhe Tepelena janë zona ku ka shkëputje të mëdha tektonike tërthore, të cilat mund të gjenerojnë tërmete.

Kryeqyteti i Tiranës sipas gjeologut është një zonë e sigurtë sidomos në pjesën veri-lindore drejt Dajtit, ku përbërja gjeologjike është më stabile.

“Kjo është harta që parashikon zonat ku mund të ketë aktivitet sizmik. Zona e Shkodrës, zona e Durrësit, zona e Dibrës, Elbasanit dhe Fierit janë zona të mëdha tektonike.

Zona e Borshit, Tepelenës dhe Korfuz-Sarandës që janë shkëputje të mëdha tërthore tektonike siç i quajmë ne, janë po ashtu zona me aktivitet të lartë sizmik.

Këto shtresa kanë qenë motër e vlla përpara 10 milionë vjetëve, sot këto shtresa janë zhvendosur dhe njëra është më poshtë tjetra më lartë. Prandaj dhe kodrat e Durrësit janë 3000 m më lartë me vllaun e tyre në fushë.

Sa më e madhe të jetë kjo shkëputje tektonike aq më e madhe është dhe fuqia e tërmetit. Vullkani dhe tërmeti nuk janë më fatkeqësi natyrore, kur dihen cila zona janë ato që mund të gjenerojnë tërmete.

Nëse unë njoh zona të tilla, duhet që ndërtesa do të ndërtohet të jetë gjysëm shkalle rihter më shumë se lëkundjet sizmike që mund të gjenerojë zona.

Tirana u lëkund po nuk ra, me përjashtim të vendeve ku nuk kanë zbatuar parametrat e ndërtimit ku u regjistruan dëmtime në banesa.

Tërmet quhet kur tërmeti çan tokën 2 deri në 3m si në Kaliforni. Herën e parë quhet fatkeqësi në momentin që ti e di që kjo lloj toke lëngëzohet si në rastin e Golemit, duhet të merren masa për të llogaritur koeficientin e këtij fenomeni.

Zona e Tiranës është zonë e qëndrueshme dhe nuk prodhon tërmete me 6 ballë si zona e Durrësit. Gjysma lindore e Tiranës drejt Dajtit është shumë e qëndrueshme”, tha Sazan Guri.