osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kjo është “nëna” 101-vjeçare që mposhti Covidin dhe ka kaluar dy pandemi

Kjo është “nëna” 101-vjeçare që mposhti Covidin dhe ka kaluar dy pandemi

Një shqiptare 101-vjeçare kaloi pa probleme koronavirusin në Itali. Pas infektimit të familjarëve të saj në Udine, edhe e moshuara Bajame Goxhabelli rezultoi pozitive, më 31 dhjetor të vitit 2020. Pavarsisht rrezikut të madh, gruaja me mbi një shekull jetë tregon për A2 se e kaloi lehtë Covidin dhe pas dy javësh rezultoi negative.

“E kalova pa problem Covidin, ia hodha për bukuri”, deklaron ajo.

Ashtu si misteri i këtij virusi, po aq e habitshme është dhe fakti që 101-vjeçarja e kaloi Covidin në shtëpi dhe vetëm me paracetamol.

Familjarët e saj thonë se nëna e tyre nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk ka përdorur asnjëherë ilaçe gjatë jetës së saj.

“Edhe nëna u prek nga koronavirusi, por me shumë pak problem. Me pak temperaturë, me takipirina dhe me ushqim të mirë e kaloi. Nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje dhe nuk ka përdorur ilaçe gjatë jetës së saj. Nëna ka 7 fëmijë, 15 nipër e mbesa dhe 26 stërnipër e mbesa”.

Shqiptarja 101-vjeçare nga Korça ka lindur në vitin e pandemisë së gripit spanjoll dhe pas 100 vjetësh përjetoi pandeminë e Covid-19.