osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

‘Koalicionet parazgjedhore formulë për taktika, asnjë vend evropian s’i ka’, Gjiknuri i shuan ‘shpresat’ opozitës

‘Koalicionet parazgjedhore formulë për taktika, asnjë vend evropian s’i ka’, Gjiknuri i shuan ‘shpresat’ opozitës

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, i cili e përfaqëson në diskutimet për reformën zgjedhore në Këshillin Politik, sqaroi se propozimi i socialistëve për listat e hapura “nuk është i pjesshëm” pasi “u jep qytetarëve të drejtën për të votuar këdo kandidat në listë” ndërkohë që këmbënguli se koalicionet parazgjedhore janë “taktikë zgjedhore” dhe formulë atipike e kandidimit, e cila nuk përdoret në asnjë vend të Evropës.

“Ligji e ka përcaktuar se partitë mund të grupohen në koalicione, përcaktojnë një parti lider, koalicioni parazgjedhor nuk ekziston, nuk është ndonjë formulim i konsoliduar juridik që njihet, por një taktikë elektorale, pra tre nivele ndarjesh mandati, pse duhet ta lejoj unë atë kur Kushtetuta e ka hequr fjalën koalicion, tradita evropiane e sotme nuk e kanë këtë definicion pse duhet të pranojmë një traditë që është thyer, ka ndonjë vend evropian që e ka këtë?!

S’ka, është thjeshtë formulë matematikore, mbledhje e një taktike elektorale, mblidhemi bashkë, mbledhim votat e koalicionit, përdorim formulë tjetër si do të përfitojmë brenda partive dhe pastaj formula për hapjen e listave… dhe kjo do të sjellë edhe vonesë edhe komplikim në numërim, është formulë jotipike nuk ekziston,” – këmbënguli Gjiknuri, i cili pretendoi se përmes kësaj formule votat e partive të vogla mblidhen duke iu faturuar partive të mëdha.

“Pse s’e ka njeri këtë metodë? Dolëm ne më të mençurit?!” – pyeti ironikisht Gjiknuri.

Në fjalën e tij Gjiknuri rikujtoi disa herë se ndryshimet e Kushtetutës e diktojnë ndryshimin e kodit zgjedhor. Ai tregoi se brenda PS-së ka pasur përplasje për nisjen dhe vazhdimin e diskutimeve me opozitën jashtëparlamentare për reformën zgjedhore, kjo në një kohë kur opozita i dogji mandatet dhe doli jashtë institucioneve kushtetuese.