osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Komisioni i Venecias “fshin” mungesën e konsensusit opozitar për Kodin Zgjedhor

Komisioni i Venecias “fshin” mungesën e konsensusit opozitar për Kodin Zgjedhor

Nga Mero Baze

Komisioni i Venecias u ka rekomanduar partive politike në Shqipëri, të bashkëpunojnë për zbatimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar së fundmi në tetor, duke përfshirë dhe ndryshimet e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe ato të 30 korrikut.

Komisioni ka konstatuar se ndryshimet nuk prekin standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve, pasi ato nuk janë thelbësore. Komisioni konstaton se stabiliteti ligjor është ruajtur dhe se kuota për listat e hapura nuk sjell vështirësi, pasi ka pak shanse ta ndryshojë sjelljen e votuesve.

Komisioni vëren se ndryshimet e tjera që rekomandon, si fjala vjen e drejta e kryetarit partisë për të kandiduar në 4 qarqe, mund të hiqet pas zgjedhjeve të vitit 2021.

Përgjigjia është një shuplakë ndaj përpjekjeve të Ilir Metës, i cili shpresoi të përdorë politikisht Komisionin e Venecias për të krijuar një situatë antikushtetuese dhe boshllëk ligjor me legjislacionin për zgjedhjet dhe për ta paraqitur si një humbje të konsesit të palëve rreth këtij ligji.

Përpjekja për ta keqpërdorur nisi me triumfalizmin me të cilin ai dërgoi pyetjet në Komisionin e Venecias dhe aludimet që bënte publikisht për të krijuar idenë se ishte siguruar nga Komisioni i Venecias se do të ishte në anën e tij.

Në të vërtetë Komisioni i Venecias ‘shuplakën’ e parë ja dha një ditë para miratimit Kodit në tetor, kur hodhi poshtë mundësinë e shqyrtimit urgjent të ankesave të Presidentit. Përgjigjet e draftit janë shterruese dhe nuk lënë vend për mëdyshje.

Ajo që është e rëndësishme në këto përgjigje, është se çertifikimi nga “Venecia” i këtyre ndryshimeve, heq alibinë e opozitës shqiptare se Kodi është miratuar pa pëlqimin e tyre.

Në marrëveshjen që çoi tek ndryshimet e 5 qershorit, kur është rënë dakord për procesin e dialogut, është thënë që nëse palët nuk merren vesh, Komisioni i Venecias apo ODIHR, mund të vendosë për këtë çështje.

Pas Presidentit, edhe diplomatët kryesorë në Tiranë, thanë që duhet ta dëgjojmë rekomandimin e Komisionit të Venecias.

Tani që drafti i Komisionit është i qartë dhe çertifikon ndryshimet si në përputhje me standardet ndërkombëtare, atëhere jemi para një konsensusi ligjor për Kodin e zgjedhjeve, i cili nuk është e thënë të jetë deomos konsesus politik.

Palët politike mund të kërkojnë dhe çmendurira në ligj, por çertifikimi prej Komisionit të Venecias si në përputhje me frymën kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare, është një konsensus ligjor për Kodin.

Ndaj Ilir Meta mund të gëzohet se bllokon negociatat duke mos ngritur Gjykatën Kushtetuese që e ka në dorë, por sa i përket Kodit Zgjedhor, e ka humbur betejën me duart e tij. Një betejë ku qeverisë nuk ju desh të hidhte “asnjë pushkë” për të fituar. Sa të ketë Ilir Metën e ka këtë fat.