osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Konet e SHQUP-t si hiena, që gjuajnë dhimbjet e njerëzve… duhen ndaluar me patjetër!

Konet e SHQUP-t si hiena, që gjuajnë dhimbjet e njerëzve… duhen ndaluar me patjetër!

Nga Anri Bala

Nuk ka lajm më të trishtueshëm, se transmetimi i një kronike për humbjen e jetës së një djali të ri, që ngjall vetëm hidhërim edhe tek ata të cilët nuk e kanë njohur aspak, ndërsa miqtë dhe familjar… e përshkruajnë si tragjedi! Të tilla lajme të “prishin gjakun”, të krijojnë një ndjesi zemërimi, që e mbanë në shpirt gjithë ditën e në vazhdim!

Dje humbi jetën një djalë i ri dhe arsyet askush nuk i di, përveç se atij, që zgjodhi ta ndërpriste jetën në lule të rinisë, ose  “ata” që i’a nderprenë jetën që sot nuk  nëse ekzistojnë. Por për ekzistencën e tyre   e dinë vetëm një tufë konellapsish, të cilët me mburrje deklarojnë, se ishin ato të parët, që njoftuan për vrasjen në Gardën e Republikës.

Natyrisht, që kjo është një gënjeshtër e poshtër! Ligjërisht, askush nuk kishte nxitimin e madh për të njoftuar, për një vrasje apo vetvrasje, pa u siguruar me prova dhe fakte. Gjithçka bëhet pas verifikimeve, me një njoftim për mediat nga Policia e Shtetit, nëpërmjet kronikës, sepse askush nuk ka të drejtë të përhapë informacione “rruge”, të dëgjuara nga thashethemexhinjë të çdo kallëpi.

Por vendi i thashethemeve, Shtëpia e Gjetheve të Lanës, i nxorri lehësit,  të bënin “hamin” e radhës, të deklaronin, se ishin ato që kishin dhënë të parët lajmin e vrasjes së Shkëlzen Qordjes, shofer pranë ministrit Fatmir Xhafaj. Natyrisht, njoftimi doli nga foleja e grerëzave, ku lajmin e jep njeriu i të gjitha të zezave të këtij vendi, Sali Berisha, me anë të gardistit dixhital, ku guxon dhe krijon histori për vrasje mafioze, e për vrasësin e mbrojtur nga shteti!

Pas lehësit të madh, tufa e koneve pas gardhit, tek ura e Lanës, ku qelbet vendi nga shurrosja e tyre, merr guximin dhe përdhos në mynyrë të paprecedentë emrin e djaloshit, duke hedhur gjithfarë shpifjesh si: “i përfshirë në pazare mafioze”, “i mbyllën gojën, se dinte shumë”, e dhjetëra skenare, që vetëm mendjet e këtyre “zezanëve” mund t’i sajojnë.

Është e dhimbshme dhe fyese, që këto mendje të sëmura, të ardhur nga humbëtirat, të bëjnë publike perversitetet e tyre, në stallën ku ka kafshë të sojit të tyre, që turpërojnë çdo qenie njerëzore, të sulmojnë dhe të nxijë një viktimë, që as nuk e njohin dhe as nuk i’a kanë dëgjuar emrin kurrë. Por konia, si gjithë konet  për të lehur paguhet nga bordello e buçeve, ku lehja është i vetmi mjet, që na kujton se ekzistojnë, e mund tu a hedhi sytë ndokush!

Politika e lehjes, nga mëngjesi në darkë, duhet të ndalohet dhe nuk e kuptojmë, se përse heshtet dhe nuk vihen përpara përgjegjësisë ligjore këto shpifsa të ndyrë, që nuk janë askush dhe guxojnë të shkelin edhe mbi dhimbjen e njerëzve, për të bërë ritualin e përditshëm… shpif shpif, se shpifja është falas!

Duhet gjetur një mënyrë për tu thënë këtyre mostrave, se shpifja nuk është falas, kur shkel mbi dhimbjen e një nëne, një babai, një vëllai apo të një motre… duke i’a nxirë emrin e njeriut të tyre të dashur, që sapo e kanë humbur.

Konet duhet të kenë kujdes, sepse nuk mund të ngrejnë kauza me viktima dhe dhimbje, siç kanë bërë në një rast të turpshëm, ku vrasjen e tyre e shitën si krim pa zot, duke i’a faturuar kujtdo që u dilte përpara dhe duke i shpëtuar dënimit deri sot… se nesër!

Konet duhet të ndalojnë së përmenduri emrin e Shkëlzenit, sepse nëse nuk e mbyllin vetë gojën, do dali dikush… që do tua mbylli. E paç dheun e lehtë Zen, se nuk mund të përdhosin emrin tënd, ata që janë të sterrosur dhe të menderosur në gjithçka që i rrethon… e as lumi nuk i lanë dot bëmat-gjëma të tyre… vetëm nëse i mbyt!/Ekskluzive.al