osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Konflikt i ngrirë me Kosovën”… reagon ashpër NATO për deklaratën kërcënuese të Vuçiç

“Konflikt i ngrirë me Kosovën”… reagon ashpër NATO për deklaratën kërcënuese të Vuçiç

Deklarata e ditës së djeshme e bërë nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se në Kosovë mund të ketë konflikt si në Nagorno Karabak, nëse përpjekjet për paqe dështojnë.

NATO është plotësisht e përqendruar për të ruajtur sigurinë në Kosovë. Ka qenë ky mesazhi i zyrtarëve të NATO-s, të pyetur për të dhënë një koment në lidhje me deklaratat e djeshme të

Ka qenë Radio Evropa e Lirë, e cila i ka kërkuar autoriteteve të Aleancës Trans-Atlantike një reagim për paralelen që kreu i shtetit serb bëri për luftën mes Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe asaj që mund të ndodhë mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan.

“Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit nga Kombet e Bashkuara, për të ofruar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me ndihmën e BE-së, si zgjidhje të vetme të përhershme politike për stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë një zyrtar i NATO-s në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Një deklaratë për gazetarët e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili nënvizoi se nuk dëshiron konflikt të ngrirë me Kosovën, ndërsa për ta ilustruar pasojat që mund të ketë sipas tij ka përmendur luftën që po zhvillohet në Nagorno Karabak ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke thënë se si “nga një konflikt i ngrirë prej 30 vjetësh mund të shpërthejë lufta”, ka shkaktuar reagime të ashpra si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Autoritetet më të larta të dy shteteve i kanë quajtur të papranueshme deklarata të tilla të rrezikshme.