osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kreshnik Spahiu: Berlini dhe Brukseli kërcënuan 3 herë Bashën, PD drejt përjashtimit nga PPE, Merkel s’pranon rikthimin në pushtet të Metës dhe Berishës

Kreshnik Spahiu: Berlini dhe Brukseli kërcënuan 3 herë Bashën, PD drejt përjashtimit nga PPE, Merkel s’pranon rikthimin në pushtet të Metës dhe Berishës

sh-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka zbardhur të fshehtat e takimeve të Lulzim Bashës me ndërkombëtarët. Kreu demokrat ka pasur disa takime javët e fundit, përfshirë dhe dje në Gjermani. Por Spahiu në një intervistë për gazetën “Sot” ka treguar se si Berlini dhe Brukseli e kanë kërcënuar liderin demokrat. Sipas tij, atij ja kanë bërë të qartë se nëse nuk tërhiqet nga skenarët destabilizues, atëherë Partia Demokratike do të përjashtohet nga Partitë Popullore Europiane.

Sipas Spahiut, ka pasur 3 kërcënime në drejtim të liderit të PD. Nga ana tjetër ai është shprehur se për Merkelin është e papranueshme që të rikthehen në pushtet Meta me Berishën. Sa i takon presidentit, ai ka deklaruar se po ndjek skemat e Millosheviçit. Sipas tij, ai është palë me gruan, ndërsa ka shtuar se deklaratat e tij janë për të luajtur blofin. Për Spahiun, në protestën e ardhshme nuk do të ketë dhunë, edhe pse Berisha kërcënon çdo ditë.

-Zoti Spahiu, situata politike në Shqipëri ka filluar të tensionohet sërish. Të dielën pati sërish incidente në protestën e opozitës, ndërkohë që kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëroi se tani vendos populli. A mendoni se do ketë dhunë në protestën e 8 qershorit?

Jo, nuk mendoj se do ketë dhunë. E gjitha i përngjan një filmi me regjisor Sali Berishën, skenarist Sali Berishën, kolona zanore Lulzim Basha, grimi Monika Kryemadhi, aktorë punonjësit e Bashkisë Kamëz, Vorë, Lezhë, Kavajë, Shkodër, Tropojë. Në këto rrethana tymi dhe flaka janë thjesht aktrim dhe skenografi për të tërhequr audiencë dhe spektator. Regjisori i filmit Sali Berisha po përpiqet që aktorin amator Lulzim Basha ta reklamojë dhe promovojë si artist Hollivudi. Ja ka rritur pazarin në maksimum, por ende pa dalë në shitje.

-Por Basha dhe Meta kanë udhëtuar drejt Berlinit ku flitet për një paketë “Merkel” për zgjidhjen e krizës? Ju si i shini këto vizita? Mendoni se Gjermania do ndërhyjë për zgjidhjen e krizës, apo dyshja Meta-Basha kanë shkuar atje për të njollosur sërish vendin?

Kjo është një situatë komike. Qeveria gjermane rrezikon të bjerë dhe prishet koalicioni qeveritar. Askush nuk ja ka terezinë Lulzim Bashës. Ndër të tjera, precedenti me 1 milion euro lobim në Amerikë dhe hetimi për burimin e financimeve nga kompanitë ruse, ka frikësuar çdo zyrtar europian t’i afrohet Lulzim Bashës, i cili njihet ndërkombëtarisht që çdo gjë kërkon ta zgjidhë me valixhe me para. Në këto kushte, Merkel e ka të qartë që largimi i Ramës nuk sjell Bashën dhe Monikën, por rikthen Berishën dhe Metën në pushtet. Qartazi Merkel s’ka kurrfarë simpatie për Berishën sepse e quan kapitull të mbyllur. Ajo nuk kurseu gafat e Berluskonit dhe jo të tolerojë rikthimin 5 herë të Berishës në pushtet.

-Çfarë qëndrimi pritet të mbajë CDU për kërkesat e PD? Pasi kohët e fundit kemi vënë re se ka deklarata të ndryshme. Disa deputetë të Merkel flasin për shtyrje zgjedhjesh, të tjerë janë kundër?

Javën e kaluar në rrugë informale gjatë një darke jam informuar nga brenda CDU, se Lulzim Basha është paralajmëruar tre herë që nëse nuk heq dorë nga protestat e dhunshme, atëherë do përjashtohet PD nga anëtarësimi në Partitë Popullore Europiane (PPE). Partitë simotra të PD pritet ta flakin rrugëve si organizatë anarkiste, klienteliste dhe që ka shkelur statusin e vendeve anëtare. Aktualisht zemërimi i CDU dhe disa partive europiane është me Lulzim Bashën që i ka gënjyer që është kryetar, pasi ata e kanë kuptuar që vendimmarrjet i ka Sali Berisha dhe ky është vendosur si koperturë dështimesh dhe kamuflimesh. Thjesht për diplomatët perëndimor është shumë e vështirë të komunikojnë me maskën e Sali Berishës.

-Në këtë kontekst, edhe protestat e dhunshme janë dorë e Berishës? Pas dy protestave paqësore, të dielën pati tensione dhe ato erdhën pas kërcënimeve të vazhdueshme të Berishës.

Po kush e njeh nga afër Berishën dhe Bashën e ka të qartë çfarë po ndodh. Berisha është kryetar real i Partisë Demokratike. Në këtë aventurë ka një bashkim interesash me Lulzim Bashën sepse mos hyrja në zgjedhje e shpëton Bashën nga dorëheqja. Berisha e ka bërë publik qëndrimin: “Lulzim, do bëhesh lider vetëm nëse fiton zgjedhjet”, e thënë ndryshe: S’je lider sepse s’ke fituar asnjëherë dhe s’mund vazhdohet kështu. Humbja e PD në zgjedhjet lokale është aq e sigurt sa edhe sikur Merkel t’i numërojë votat, sepse PD ka 25 vjet që humbet zgjedhjet lokale. Dhe për këto arsye, Lulzim Basha pas 30 qershorit duhet largohej. Berisha s’ka në këtë moment plan B, sepse i bie të vendosë Gaz Bardhin, Klevis Balliun ose Mond Spahon kryetar të PD. Me këtë situatë kur ka larguar gjithë elitën, i bie që më mirë t’i shmanget humbjes. Berisha po ruan biznesin e tij familjar që e ka regjistruar në hipotekë me administrator Lulzim Bashën.

-Teksa gishti shkon te Berisha mbi skenarët e dhunës që po ndiqen, si e shihni rolin e presidentit. Meta është distancuar, duke mos pranuar të ulë palët në tryezë, ndërsa nuk ka kursyer kërcënimet dhe sulmet ndaj ndërkombëtarëve dhe reformës në drejtësi.

Ai është palë me gruan e tij, jo me opozitën. Ka zgjedhur skemën e Millosheviçit. Vetë kryetar shteti dhe gruaja kryetare partie. Fatkeqësia qëndron se asnjë media nuk guxon të flasë për këtë fakt, me përjashtim të ndërkombëtarëve. Të huajt e dinë që kur takojnë Monikën dhe Bashën, ata janë korrierë për t’i çuar mesazh dy “burrave” në shtëpi. Presidenti luan blofin çdo ditë. Një nga karagjozllëqet e fundit ishte ideja e shpërndarjes Parlamentit, ku sinqerisht mbeta pa fjalë.

Çdo ditë shpall nga një broçkull. Një ditë thotë do vras veten, të nesërmen thotë që do jap dorëheqjen, pasnesër thotë do shpërndaj Parlamentin. Por unë i njoh mirë të 4 këta gjysmë burra. Ju ftoj të mos e besoni aspak. Madje ajo çka mund të bëjë Ilir Meta është ajo çfarë nuk e thotë, që në fund ta kthejë timonin e LSI majtas nga Edi Rama. Ilir Metës gjithmonë konvertojani ato çka thotë, 360 gradë mbrapsht. Ai bën të kundërtën e asaj që thotë. Por le ta marrim teorikisht që shpërndau Parlamentin dhe çfarë ndodh???? Asgjë, mbetet Edi Rama kryeministër deri në zgjedhje sepse vetëm Kuvendi e miraton largimin e tij apo një kryeministër të ri.

-Opozita nuk pranon të ulet në bisedime me Ramën kryeministër. Edhe pse pak ditë më parë ishte disi i lëkundur, Basha tani është i prerë se nuk ka një 17 maj të dytë nëse Rama nuk dorëhiqet. Mendoni se kryeministri do dorëzohet përballë presionit të opozitës?

Është gjë tjetër çfarë mendoj dhe gjë tjetër çfarë dëshiroj. Unë mendoj që Rama nuk jep dorëheqje se ja kërkon Gaz Bardhi apo Klevis Balliu. Për këtë PD të lodhur Rama mund të qeverisë 24 vjet. Rama largohet vetëm nëse e kërcënojnë ndërkombëtarët, por që aktualisht i ka mbështetje. Nëse më pyesni a dëshiroj që Rama të japë dorëheqjen, do thosha një POOO të madhe. Do kërkoja madje të dalë në pension se është lodhur si Berisha.

Ndërkohë varianti më i keq i kësaj lufte është rotacioni me pazar dhe marrëveshje tavoline, që do të thotë “Pakt 8+8”. 8 vjet Edi dhe 8 vjet Basha-Monika dhe rikthim i Ramës sërish 60 vjeç do ishte skenar horror për kombin. Nëse ndodh një marrëveshje tjetër Rama-Basha, ky do ishte fundi i greminës shqiptare!

Intervistoi: Kliti Topalli