osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kreshnik Spahiu: Për ata “patriotë” shqiptarë që grisin flamurin turk, por jo flamurin gjerman apo amerikan

Kreshnik Spahiu: Për ata “patriotë” shqiptarë që grisin flamurin turk, por jo flamurin gjerman apo amerikan

Nga Kreshnik Spahiu

Kush po e prish harmoninë fetare shqiptare?

Në rrjetet sociale ka shpërthyer një avokati histerike për një person i cili filmoi trimërinë e tij duke grisur një flamur turk. Referuar emrave dhe mbiemrave ata që e mbrojnë shumica janë nga veriu dhe të besimit katolik (Gjin, Pal, Llesh, Mark, etj).

Më shumë se mllef ndaj Tuqisë kanë përkatësinë fetare. Fatkeqësisht deri më sot vlera unike shqiptare nga jugu deri në veri ka qenë harmonia fetare.

Gjithmonë kam qenë i lumtur dhe krenar që miqtë dhe bashkëpuntorët e mi të ngushtë ishin katolik, orthodoks dhe muslimanë, por mbi të gjitha të gjithë patriotë pa paragjykime.

Por kush po e nxit këtë konflikt të paarsyeshëm?

Ata që nxisin këtë urrejte kanë vetëm një argument: “Turqia na ka pushtuar dhe na ka lënë prapa”!

Unë nuk dua aspak të debatoj dhe respektoj bindjet e tyre politike, por jo fetare. Për këto arsye po i dërgoj si kartolinë këtë foto miqve katolik nga Shkodra.

Ju miq katolik nga Shkodra që nuk duroni dot flamurin e pushtuesit otoman, a nuk jeni ju në këtë foto në sheshin e Shkodrës duke valvitur flamujt e pushtuesit gjerman?

Ku është “patriotozmi” juaj?

Mos harroni grisja e një flamuri është shenjë e inferioriteti dhe mungesë integriteti për një komb.

Ai flamur turk nuk duhet të ishte në mes të plazhit, por ashtu siç nuk duhet të ishin këto qindra flamuj gjerman në duart tuaja.

Ju që kur ndërtoni një shtëpi, mbi çati vendosni flamur amerikan….

Ju s’jeni patriotë dhe as shqiptar por thjesht besimtarë.

Fatmirësisht ju jeni pakica e kombit krenar shqiptar, që kurrë s’ka demostruar trimërinë me grisje flamurësh.

Ju kurrë s’do prishni dot harmoninë fetare shqiptare. Flamujt u përkasin popujve, jo qeverive.

Zoti është i pari, Shqipëria mbi tē gjitha.

Legjenda At Gjergj Fishta s’do ju pranonte kurrë në meshën e tij kuqezi. Ndërsa Fan Noli do ju nxirrte jashtë nga Kisha si tradhëtarë të kombit.