osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Krijimi i Divizionit SS “Skanderbeg” nga kryekrimineli Xhaferr Deva! 80 vjet nga masakra e 4 shkurtit dhe pasojat e saj në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

Krijimi i Divizionit SS “Skanderbeg” nga kryekrimineli Xhaferr Deva! 80 vjet nga masakra e 4 shkurtit dhe pasojat e saj në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

Nga Mehmet Kraja

Masakra ishte një qërim hesapesh, ose ndeshje ndërmjet pushtetit kuisling dhe ilegales komuniste të Tiranës, e menaxhuar keq nga aktori kryesor i saj, Xhafer Deva. Por duhet vërejtur se rrethanë më fatkeqe e kësaj situate ishte fakti se pushtetin kuisling e përfaqësonin kosovarët, në rastin konkret kryeministri Rexhep Mitrovica, ministri i Brendshëm, Xhafer Deva, dhe mercenarët apo sejmenët e tij kryesisht kosovarë. Më anë tjetër, të vrarët dhe të burgosurit në mbrëmjen e 4 shkurtit 1944, pavarësisht në ishin komunistë ose jo, shumica ishin banorë të Tiranës, fakt ky që e lëndoi së tepërmi kryeqytetin dhe nxiti një valë të paparë antikosovarizmi në Shqipëri.

Është e ditur se komunistët e Shqipërisë, të cilët më pas erdhën në pushtet, këtë rrethanë fatkeqe e shfrytëzuan për qëllimet e tyre propagandistike. Ata manipuluan shumë fakte rreth kësaj ngjarjeje, përfshirë edhe numrin e të vrarëve dhe të burgosurve. Dokumentet e kohës tregojnë se numri i të vrarëve ishte shumë më i vogël nga 80-104, sa thuhej nga propaganda komuniste; se të vrarët nuk ishin të gjithë shqiptarë dhe se disa që i konsideruan si të vrarë më atë datë, nuk u identifikuan ndonjëherë. Kështu, burimet e kohës thonë se numri i tërësishëm ishte gjithsej 44, prej të cilëve 23 u identifikuan me emra dhe mbiemra si shqiptarë, 4 u identifikuan si të kombësisë italiane, 4 të kombësisë malazeze, 1 i kombësisë jugosllave, 6 të identifikuar si punëtorë, por pa emra dhe 6 të tjerë të paidentifikuar.

Sido që të ketë ndodhur, një gjë është e sigurt: përgjegjës i drejtpërdrejtë i vrasjes së këtyre njerëzve (pavarësisht numrit) ka qenë Xhafer Deva dhe në raportet Kosovë-Shqipëri ka lënë një plagë të hapur, e cila rregullisht është apostrofuar qoftë nga regjimi komunist, qoftë nga banorët e Tiranës. Pavarësisht se nuk u quajt përgjegjës për këtë masakër vetëm Xhafer Deva “me kosovarët e tij mercenarë” të drejtuar nga kryekrimineli Xhelal Staravecka, sepse aty ishte edhe kryeministri i qeverisë kuislinge Rexhep Mitrovica, pastaj komandanti i përgjithshëm i xhandarmerisë, Hysni Dema, komandanti i forcave të Ballit Kombëtar, Kadri Cakrani, prefekti i Tiranës, Qazim Mulleti, përgjegjësia doemos që do të bjerë pikërisht mbi të, në radhë të parë, sepse ai ishte ministër i Brendshëm dhe, e dyta, sepse vrasjet dhe burgosjet masive morën shkas nga një atentat që u bë mbi nipin e Xhafer Devës, Fahri Ibrahimin.

Sikundër do të dëshmojë Isuf Deva, një tjetër nip dhe sekretar personal i Xhafer Devës (ai u arrestua nga jugosllavët në Zagreb në qershor të vitit 1945, iu dorëzua palës shqiptare dhe pas një procesi gjyqësor u pushkatua), lista e të burgosurve dhe të vrarëve të 4 shkurtit kishte dalë nga dosjet e Xhafer Devës. Duket se edhe një fakt tjetër e ka irrituar keq Xhafer Devën: atentati mbi nipin e tij ishte bërë para hotel “Dajtit”, ndërsa ai kishte dalë nga makina ministrore, pra nga makina e Xhafer Devës, që domethënë se atentati mund të ishte planifikuar të bëhej mbi vetë ministrin e Brendshëm. Por, mbi të gjitha, Xhafer Deva me këtë rast nuk manifeston cilësi pushtetari të vërtetë, sepse masakrën mbi qytetarët e Tiranës, sado që shumica syresh mund të kishin qenë komunistë, e motivon me një hakmarrje krejt personale.

Më anë tjetër, Xhafer Deva nuk shfaqet i kujdesshëm në frenimin dhe përmbajtjen e bashibozukëve të tij kosovarë, të cilët duket se marrin shkas nga ky atentat të shfryjnë mllefe të vjetra mbi banorët e Tiranës, duke vrarë, duke burgosur dhe keqtrajtuar me këtë rast edhe persona që nuk kishin asnjë lidhje më lëvizjen komuniste. Madje ai shfaqet i frustruar në një komunikatë të botuar te gazeta “Bashkimi i Kombit” po më 4 shkurt 1944: “Gjaku don gjak! Terrori kërkon terror!… Shteti shqiptar mund t’i kalojë këto faza kritike vetëm duke përdorur shpatën… Terror kundër terroristëve, terror kundër anarkistëve, terror kundër nacionalçlirimtares, terror kundër simpatizantëve të saj”.

Kjo situatë bëhet më e ngarkuar edhe për shkak të një rrethane tjetër: Kryeministri i qeverisë kuislinge të Shqipërisë dhe ministri i Brendshëm, Rexhep Mitrovica dhe Xhafer Deva, pra dy njerëzit më të fuqishëm të asaj Shqipërie që do të duhej të shërbente si model i një bashkimi të mundshëm të shqiptarëve në një shtet, janë kosovarë, që domethënë se në këtë rast ndodh një lloj “pushtimi” kosovar i Shqipërisë. Ky pushtim i dytë i Shqipërisë (sepse pushtimi i parë ishte gjerman), hipotetik ose real, bëhet pikërisht nga Xhafer Deva, i cili e ushtronte pushtetin e tij jo përmes strukturave legale të pushtetit, por kryesisht përmes mercenarëve kosovarë dhe bandave që i shkonin prapa (rreth 1500 veta, sipas burimeve gjermane).

Nën një pushtet të këtillë Tirana qytetare nuk do të jetë ndjerë aq mirë dhe prandaj masakra e 4 shkurtit do të marrë edhe konotacionin e luftës civile ndërmjet shqiptarëve të bashkuar në një shtet. Këtë fakt do ta shfrytëzojnë për interesa të tyre edhe komunistët e Shqipërisë, por edhe antikosovarët në përgjithësi, sikundër edhe të gjithë ata që në Shqipëri nuk e përkrahin idenë e një shteti të përbashkët me Kosovën. Shija e keqe e kësaj ngjarjeje, përfshirë edhe epilogun e saj tragjik, do të idhtësojë për një kohë të gjatë raportet Kosovë-Shqipëri dhe do ta sjellë në vëmendje të Shqipërisë drojën ose skepticizmin se një bashkim i mundshëm i shqiptarëve në një shtet mund të shoqërohet edhe me episode çfarë ishte edhe masakra e 4 shkurtit të vitit 1944.

E vërteta për Xhaferr Devën nga Izmi Zeka, historian

Për dy çështje duhet të jepet shpjegim: Krijimi i Divizionit SS “Skanderbeg” dhe masakra e 4 shkurtit e vitit 1944

Këto ditë po lexoj polemika të ndryshme rreth rolit të Xhafer Devës gjatë luftës së Dytë Botërore. Për habinë time këta “dijetar” që fare nuk i lidh zanati i shkencës e as që kanë të bëjnë sado pak me njohje elementare të historisë shpërfaqin mendimin e tyre dhe mundohen ti japin kahe kësaj figure kontraverse të LDB.

Hipokrizi më e madhe vlerësoj se ata me a po pa dashje nuk e kuptojnë se gjatë asaj kohe kishte luftë për jetë dhe çlirim e assesi për bindje ideologjike siç po trumbetojnë disa të haravisur në përditshmërinë shqiptare. Po e përsërisë që lufta e Dytë Botërore nuk kishte të bënte me luftë për ideologji por luftë për çlirim.

Nga ky kontekst duhet të vlerësohen figurat e asaj kohe. Për të argumentuar publikun duhet të tregoni se cili ishte roli i Xhafer Devës gjatë kohës së nazizmit qoftë në Kosovë dhe Shqipëri, cilat ishin pozitat që barti gjatë asaj kohe, a binte ndesh me politikat ndërkombëtare të kohës dh së fundi si ndodhi vrasja apo masakra siç ndodhi Masakra e Tiranës e 4 shkurtit të vitit 1944.

Po u jap një fakt që vetë mund ta analizoni.

SEKRET

GI Nr.36 KUARTETI

Forcat e Shteteve të Bashkuara

Qendra e Shërbimit Inteligjent të Ushtrisë

APO 757 – RAPORT I NDËRMJETËM (CI – IIR) NR.36

I Burgosur: NEUBAHER, HERMAN – Plotfuqishmi gjerman për Ballkanin

29 Janar 1946

DAHAVER DEVA (Xhaver Deva)

Më 13 shkurt 1944 Neubacher i raportonte Ministrit të Jashtëm gjerman, Von Ribbentrop mbi hyrjen e ministrave të rinj te Ballit Kombëtarë në qeveri, dëshmi e botuar nga Roland Luçi.

“Përfshirja e disa burrave në qeveri, të cilët janë përfaqësues të këtij fronti, është rezultat i luftës sonë të përbashkët me përkrahësit e Ballit Kombëtar në Shqipërinë e Jugut, të cilët të armatosur prej nesh luftojnë kundër partizanëve të kuq. Bashkëpunimi i Wehrmacht-it tonë me formacionet e Kadri Cakranit në Shqipërinë e Jugut rezulton tepër i suksesshëm deri tani. Javën e kaluar dështoi një atentat i komunistëve kundër Cakranit, ku mbeti i vrarë nipi i tij” – shkruante Neubacher.

Nga kjo dosje Në një dokument arkivor sjellë në shqip nga Auron Tare nga dosjet e deklasifikuara të Zbulimit Amerikan të Ushtrisë, aty kemi mjaftë material për disa shqiptarë të cilët kanë punuar me nazistët gjerman. Edhe në këtë dokument shihet qartë ku edhe autoritet amerikane kishin njohuri të bollshme për Xhafer Devën, por funksionarët e zbulimit amerikan e kanë parë atë si një person potencial kundër influencës komuniste në Ballkan shprehet Auron Tare.

Deva la gjurmë në historinë shqiptare për dy momente mjaft kulmore në periudhën e pushtimit gjerman: Krijimi i Divizionit SS “Skanderbeg” dhe masakra e 4 shkurtit e vitit 1944.

Nga ky dokument që shpeshherë I jepet konotacion politik pa njohuri bazike të kohës por edhe pa studiuar mirë flasin dhe shkruajnë për LDB në bazë të ideologjive që kishin njerëzit dhe jo mbi bazën se për çfarë zhvillohej ajo luftë.

Sipas historianes Franziska Zaugg, ku e tregon një dokument.

Dokumenti që shkruhet për dekorimin e Devës nga Hitleri ku mund të gjendet tek Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, Arkivi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë në Berlin, Arkivi Berlin-Lichterfelde dhe Arkivi në Freiburg.

Nuk po e zgjasë shumë por edhe njëherë po e theksoj se mos të merren për analizë njerëzit që nuk kanë haber me historinë dhe personalitete,

Nëse dikush mbron sot nazizmin dhe fashizmin por edhe bashkëpuntorët e tyre atëherë këtu duhet të përfundoj së diskutuari për periudhën e Luftës së Dytë Botërore.

Historia shkruhet me dokumente të kohës duke hulumtuar arkivat si në Gjermani, Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.