osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Krijohet kompania që do bëj shpërndarjen e gazit në Shqipëri, finalizohet marrëveshja me TAP

Krijohet kompania që do bëj shpërndarjen e gazit në Shqipëri, finalizohet marrëveshja me TAP

Në një ceremoni të zhvilluar në Tiranë, u finalizua sot negocimi për Marrëveshjen e Mirëmbajtjes midis TAP-it dhe shoqërisë së përbashkët të krijuar nga Albgaz Sh.a e Snam S.p.a. me qëllim ofrimin e shërbimit të mirëmbajtjes për Gazsjellësin Trans Adriatik në territorin e Shqipërisë.

Gjatë procesit të negociatave, qeveria shqiptare u ndihmua nga konsulentët e kompanisë “Roland Berger” falë mbështetjes financiare që qeveria e Konfederatës Zvicerane ka dhënë përmes SECO-s me qëllim asistencën teknike për rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës së gazit në Shqipëri.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri e vlerësoi si mjaft të rëndësishme marrëveshjen për të ardhmen e infrastrukturës së gazit në Shqipëri.

“Do ta quaja një gur kilometrik në suksesin e këtij projekti kaq kompleks si gazsjellësi TAP. Për herë të parë, një kompani shqiptare si Albgaz, me ndihmën e asaj italiane SNAM do mund të marrë përsipër kryerjen e një shërbimi për një projekt kaq të madh e të rëndëssihëm si gazsjellësi TAP. Krijohet një vlerë e shtuar jo vetëm nga pikëpamja ekonomike por mbi të gjitha nga ajo që Shqipëria ka nevojë, mbajtjen e njerëzve të kualifikuar brenda vendit”, theksoi ministri Gjiknuri.

Sipas tij, suksesi i projektit të gazsjellësit TAP do të bëjë të mundur shumë shpejt edhe gazifikimin e Shqipërisë por edhe ndërlidhjen me projektin tjetër të gazsjellësit Jonian-Adriatik (IAP).

“Po ka provë të vërtetë sesi funksionon administrata shqiptare karshi investimeve të mëdha TAP-i është shembulli i vërtetë. Shqipëria doli vendi më i suksesshëm që ky projekt të implementohej në kohë. Kjo realisht është një dekoratë krenarie që ne e themi kudo sepse bëmë këtë të mundur karshi shumë dyshimeve që kishin të tjerët në momentet kur filloi ky projekt”, insistoi ministri Gjiknuri.

“Jam me të vërtetë i lumtur që sot shënojmë një hap tjetër përpara në plotësimin e hapave infrastrukturorë strategjikë, që na sjellin akoma më pranë fillimit të operimit në vitin 2020. TAP-i është jep kontribut për zhvillimin e tregut shqiptar të gazit me krenari.Ne mirëpresim të mbështesim dhe të bashkëpunojmë me ofruesin e shërbimit të mirëmbajtjes që do të krijohet së shpejti”, u shpreh Drejtori Menaxhues i TAP-it Luca Schieppati.

Drejtuesi i shoqërisë shtetërore shqiptare të gazit Albgaz dha detaje për marrëveshjen e nënshkruar. “Marrëveshja e Mirëmbajtes, e para e këtij lloji në Shqipëri, nënshkruhet midis TAP dhe Albania Gas Services Company për një periudhë fillestare 7 vjet, me një staf fillestar prej 52 të punësuarish, 90% të të cilëve të rinj shqiptare. Ata do të trajnohen dhe do të certifikohen nga SNAM, në Itali dhe në Shqipëri, në 6-mujorin e parë të 2019. Albania Gas Services Company do të ketë ‘degët’ e saj në të paktën katër qytete të vendit: Korçë, Çorovodë, Berat dhe Fier. Ajo do të ndërtojë qëndrat e veta të mirëmbajtjes, të projektuara sipas standarteve të SNAM”, theksoi drejtuesi i Albgaz Arbër Avrami.

Pas nënshkrimit, një fjalë rasti mbajti edhe përfaqësuesi i kompanisë shtetërore italiane të gazit SNAM.

“Siç ju e dini, kompania jonë ka një eksperiencë 75 vjeçare në fushën e industrisë së gazit. Jemi të gatshëm dhe të angazhuar për të sjellë eksperiencën tonë në Shqipëri me synim realizimin me sukses të marrëveshjes për mirëmbajtjen e tubacionit të TAP. Kjo marrëveshje është një hap edhe për bashkëpunime të tjera në të ardhmen mes kompanive tona. Kemi patur bisedime intensive në këto muaj deri tek kjo marrëveshje por besoj se kemi arritur një produkt të kënaqshëm për të gjithë palët”, nënvizoi përfaqësuesi i kompanisë italiane SNAM Sergio Busatto.