osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kruja së shpejti teleferik për turistët në “Sari Salltik”

Kruja së shpejti teleferik për turistët në “Sari Salltik”

Kruja po kthehet gjithmonë e më shumë në një destinacion kryesor për turistët, sidomos ata të huaj. Pazari i Vjetër i qytetit, kalaja e njohur, punimet artizanale, relievi i thyer e një sërë elementesh të tjera po ia dalin më së miri të rrisin numrin e atyre që duan të bëjnë një ndalesë në këtë qytet. Por ofertës së larmishme të qytetit duket se do t’i shtohet një tjetër element.

Bëhet fjalë për një teleferik, i cili do të përshkojë pjesën mbi kala e deri në Malin e Krujës apo të njohur si Sari Salltik. Arben Petto, administrator i “Urbantrans”, që është edhe kompania që ka propozuar dhe do të zbatojë projektin, tha për “Monitor” se të paktën në procedura, gjithçka është duke u finalizuar në mënyrë që të nisë puna me rastin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Sipas tij, puna për projektin “Teleferiku Krujë-Mali Krujë (Sari Salltik)” ka nisur që në vitin 2005, dhe procedurat kanë qenë relativisht të gjata, për shkak se qyteti i Krujës ka status të veçantë në UNESCO dhe për këtë është bërë një studim i gjatë për përgatitjen e gjithë projektit, çka bëri që vetëm në vitin 2016 të miratohej njolla e projektit të teleferikut në Planin e Zhvillimit të Territorit, si dhe një sërë dokumentesh të tjera të planifikimit.

“Projekti është projektuar 110 metra në verilindje të Kalasë së Krujës dhe me Stacion të Poshtëm, i cili gjendet në anën juglindore të rrugës që ngjitet për në Kala, nga e cila bëhet dhe hyrja e tij. Projekti zhvillohet brenda Zonës “B” Arkeologjike. Përveç ndërtimit të stacionit janë projektuar gjithashtu pika qëndrimi, shitje, biletari, bar dhe nyje hidro-sanitare.

Stacioni i Sipërm ndodhet në vendin e quajtur Sari Salltik, pikë me interes religjioz dhe panoramik, 1.2 km në verilindje të Kalasë. Vendi ku parashikohet të ndërtohet ky stacion ndodhet jashtë zonës së mbrojtur të monumentit të kategorisë së parë “Rrënojat e Teqesë së Vjetër dhe Shpella e Sari Salltikut”, shprehet Petto.

Detajet teknike dhe kosto e projektit

Teleferiku, sipas përllogaritjeve të bëra nga kompania, parashikohet që të ketë kosto prej 3.5 milionë eurosh. Në total, kostoja parashikon ndërtimin e linjës së Teleferikut Krujë – Mali i Krujës (Sari Salltik), ndërtimin e stacioneve, godinave të shërbimit, bar-restorantit, biletarisë dhe ambienteve ndihmëse, ndërtimin e vendeve të çlodhjes, ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë, portat e hyrjes dhe gardheve përreth tyre, si dhe disa elemente të tjera të lidhura me sinjalistikën, ndriçimin. Teknologjia që do të përdoret për sistemin e teleferikut është ajo austriake.

“E gjithë linja e Teleferikut është 1063,63 metra e gjatë, me një kullë të ndërmjetme dhe ka një disnivel ndërmjet dy stacioneve 570 metra. Sistemi i teleferikut është i tipit “Jig-Back bicable” i përbërë nga kabina me 20 pasagjerë, në secilin litar mbajtës. Teleferiku është projektuar për transportin e pasagjerëve, në një shpejtësi maksimale prej 7 metra/sekondë dhe me kapacitet prej 260 p/orë në çdo drejtim. Për marrjen dhe zbritjen e pasagjerëve, kabina do të ndalojë plotësisht në stacionin e poshtëm dhe të sipërm”, shprehet Petto.

Lidhur me ndërtimin? Ai bën të ditur se aktualisht, projekti është në fazën e marrjes së lejes së ndërtimit, ndërkohë që ka kaluar pjesën më të madhe të hallkave të lidhura me ndikimin në mjedis, apo autorizimin nga insitucionet përgjegjëse për monumentet dhe arkeologjinë.

Fizibiliteti i projektit

Kur e pyesim lidhur me fizibilitetin e këtij projekti, Petto shprehet se kompania ka bërë vlerësimet e saj dhe përfundimi ka qenë pozitiv dhe shifrat e vizitorëve që kanë dhënë institucionet zyrtare e justifikojnë këtë projekt. Ky numër vizitorësh llogaritet në 100 mijë.

“Qyteti aktualisht ka dy ndër muzetë më të vizituar në vend, si dhe përfiton një rritje të lartë të turistëve me realizimin e këtij projekti jo vetëm të zonës muzeore të qytetit si të Kalasë, Pazarit të Vjetër, Muzeut Etnografik, Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, por edhe asaj panoramike, natyrore dhe fetare të Malit të Krujës”, shprehet Petto.(Monitor).j.j