osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kryeministri kërkon kritika ndaj qeverisë, eksperti: Kompani polake e armene të privilegjuara nga politikëbërja; Rama e pranon: Do zgjerojmë mundësitë…

Kryeministri kërkon kritika ndaj qeverisë, eksperti: Kompani polake e armene të privilegjuara nga politikëbërja; Rama e pranon: Do zgjerojmë mundësitë…

Në Podcastin e djeshëm të kryeministrit Rama, ishin të ftuar dy ekspertë të teknologjisë dhe informacionit, Kushtrim Shala, bashkëthemeluesi i ICTSmedia dhe drejtuesi i shoqatës kombëtare të Teknologjisë (ALBICT) dhe Denisa Kele, pedadoge po në fushën e teknologjisë.

Përtej të gjithë bashkëbisedimit i cili ishtë një ndërthurje mes jetës së dy protagonistëve dhe të ardhmes që na projekton teknologjia dhe derivatet e saj si inteligjenca artificiale, digjitalizimi etj, ajo që ra në sy ishte insistimi i kryeministrit që të ftuarit të shprehnin shqetësimet e tyre sa i përket ekosistemit dhe komunitetit të teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri.

Duke theksuar dhe vlerësuar punën e bërë në digjitalizim dhe fokusin që kryeministri Rama ka patur tek teknologjia, Shala theksoi se një pikë e dobët e politikëbërjes është tendenca e tyre për të besuar dhe për tu dhënë aksese më lehtësisht brandeve ndërkombëtare duke i intimiduar kështu ato vendas. Duke mos përmenduar emra por duke thënë vendin e origjinës, Shala në kritikën e tij ndaj politikëbërjes la të kuptohet se markat Tumo (armene) dhe SDA Protik (polake) janë ato të privilegjuarat duke marrë asete dhe duke lënë ato vendase pa mbështetje proporcionale..

Shala theksoi se “fuqizimi i kapaciteteve lokale është i rëndësishëm sepse ato do të mbeten në Shqipëri”, ndërkohë që nga ana tjetër ai vuri në dukje duke iu përgjigjur kërkesës së kryeministrit për kritika se ”se konkurenca është gjithmonë e mirë por mbështetja duhet të jetë e barabartë si ndaj një kompanie polake apo armene.”, duke iu referuar këtu TUMO-s armene dhe Protik-ut polake.

Ajo që ishte interesante ishte reagimi i kryeministrit i cili duke pranuar kritikën theksoi se ”Shpresoj shumë që ne, pjesa vendimmarrëse do të krijojmë dhe zgjerojmë hapësirat për të kanalizuar sa më shumë energjitë e talenteve që janë në këtë fushë”.