osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kryeministri Rama dedikim për shkrimtarin dhe gazetarin e njohur: “Ky publicist, shkrimtar, gazetar, profesor nga më të mirët, shkroi një “Iliadë” të shqiptarëve..”

Kryeministri Rama dedikim për shkrimtarin dhe gazetarin e njohur: “Ky publicist, shkrimtar, gazetar, profesor nga më të mirët, shkroi një “Iliadë” të shqiptarëve..”

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot homazhe për shkrimtarin, publicistin e gazetarin e njohur arbëresh Zef Skiroin.

Teksa vlerëson punën e tij të palodhur, Rama shkruan se Zef Skiroi meriton të kujtohet me krenari përjetë dhe vepra që la do të jetë padyshim një argument i fortë në përmbylljen me sukses të përpjekjes sonë për përfshirjen e trashëgimisë se kulturës jomateriale arbëreshe në atë të përbotshme të UNESCO-s.

Postimi i plotë:

HOMAZH

ZEF SKIROI, arbëreshi i madh lindi 155 vjet më parë dhe rrugëtimin e jetës e nisi në legjendaren Piana dei Greci (më pas degli Albanesi), në një familje të shquar.

Ky publicist, shkrimtar, gazetar, profesor nga më të mirët, shkroi një “Iliadë” të shqiptarëve të titulluar, “Te dheu i huaj”, bash në kohën pas pavarësisë së shtetit shqiptar.

Përkthyes i Virgjilit në moshë të njomë, bashkëbisedues i Pirandello-s, bashkëpunëtor i De Radës dhe kampion i çështjes shqiptare, Zef Skiroi u mbeti brezave si një nga penat më të thukëta e më prodhimtare të letrave shqipe.

Dashuria e tij për dheun amë dhe zjarri patriotik që u ushqye prej asaj dashurie, mbeten sot e tërë ditën vlera të larta të komunitetit arbëresh, një bashkësi shqiposh kryelartë dhe europianësh të integruar më së miri, të cilët vijojnë sot e gjithë ditën të jenë hyzmeqarët e papërtuar të gjuhës sonë.

Zef Skiroi meriton të kujtohet me krenari përjetë dhe vepra që la do të jetë padyshim një argument i fortë në përmbylljen me sukses të përpjekjes sonë për përfshirjes e trashëgimisë se kulturës jomateriale arbëreshe në atë të përbotshme të UNESCO-s.

#TëPAHARRUESHËM