osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kryhen 12 shpërthimet në pallatin gjigant të Kastratit dëmtuar nga tërmeti në Durrës: Bëhet gati për tu shembur

Kryhen 12 shpërthimet në pallatin gjigant të Kastratit dëmtuar nga tërmeti në Durrës: Bëhet gati për tu shembur

12 shpërthime kanë gjëmuar në të gjithë qytetin bregdetar pasditen e së dielës, ndërsa lagjja 17 është mbuluar nga retë e pluhurit.

Shpërthimet e ndara nga njëra-tjetra u realizuan nga forcat xheniere dhe IKMT për të dobësuar strukturën e pallatit të Kastratit, për t’i hapur rrugë shembjes së godinës së dëmtuar nga tërmeti.

Shpërthimet për dobësimin e konstruksionit të brendshëm krijojnë mundësinë e rënies sa më të lehtë të objektit dhe shmangien e dëmtimeve në objektet përreth tij. Sipas specialistëve, ky objekt 13-katësh me bodrum ka paraqitur mjaft vështirësi për t’u ekzekutuar.

Për secilin nga 12 katet e objektit ka pasur një shpërthim. E veçanta e objektit të dëmtuar ka konsistuar në ndërtimin e tij, nga themelet e deri në kat të 12-të përbëhej prej 14 muresh beton e dy zgara hekuri, ndaj u vlerësua shembja e mureve të brendshme fillimisht.