osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ktheni “vrasësin” në kërkim Beccheti dhe armën e krimit… milionat që vodhi!

Ktheni “vrasësin” në kërkim Beccheti dhe armën e krimit… milionat që vodhi!

Nga Anri Bala

Një lajm i bujshëm është përhapur me entuziazëm nga bordellhanet mediatike, se janë të lumtur, që më në fund Becchetti, i’a futi shqiptarëve. Natyrisht nëse është e vërtet është një skandal!

Lumturia e këtyre kllounve, që gëzojnë se na qenka penalizuar qeveria, sepse paska mbyllur një media kundërshtare dhe revolucionare si “Agon Channel”, televizioni që transmetoi vilën multimilionshe të Monika Kryemadhit dhe pastaj e fshiu nga faqja e dheut, është jashtë çdo parashkimi natyrisht, për njerëz normal. Nëse vërtet shteti shqiptarë do paguaj gjobë 110 milion dollarë, atë gjobë nuk e paguan as Edi Rama dhe as ato që mundohen ta pasojnë… por shqiptarët. Ndaj të gëzosh se do të hiqen ca para nga shkollat, çerdhet, pensionet dhe pagat, është vërtet çmenduri që vetëm shqiptarët mund ta bëjnë.

Askush nuk ka të drejtë të mendoj dhe aludoi, se Becchettit i është mbyllur dhe sekuestruar televizioni për shkak të fjalës së lirë, që gjoja kjo media përhap me një tuf kllounësh, që edhe sot njihen si lehësit më të mëdhenj antiqeveri dhe kjo turmë është shpërndarë si agronomët e hashashit të Lazaratit, pas shkatërrimit të foles.

I gjen në çdo televizion, ditë e natë, ku lehin e sulmojnë të mirën dhe kurrë të keqen, me nostalgji për pagat 20-30 milion që u jepte Becchetti, para të përfituara nga mashtrimet dhe evazioni fiskal kolosal miliona dollarësh.

Një vit më parë gjykata shpalli fajtor Francesco Becchettin, duke e dënuar me 17 vite burgim për akuzat e pastrimit të parave, evazionit, vjedhjes, shpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve.

Becchetti u vu në qendër të hetimeve shtatë vjet më parë, ku u përqafësua nga Elizabeta Imeraj, Mirela Cano dhe Leonard Filopati.

E ëma e Becchettit, Liljana Kondomiti u dënua për pastrim parash me 8 vjet burg dhe njësoj Erjona Troplini, kurse italiani tjetër Mario de Renzis u dënua me 16 vite burgim. Gjithë hetimi përfshin jo vetëm punimet për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit por edhe mënyrën se si u legjitimua pjesëmarrja e një operatori tjetër “Deutche Bank”, që solli nongrata të tjera, me shoqëri që zotëroheshin nga nëna dhe vjehrra e Becchettit.

Hetimet treguan se de fakto administrator i shoqërisë Energji ishte Becchetti dhe se dy prej tyre kishin të njëjtat zyra, arkivë, financier… kurse dy të tjera ekzistonin të ndara vetëm në dokumenta pasi në realitet ishin të njëjta.

Ky vendim gjykate vendosi sekuestrimin e të gjitha aseteve të Becchettit, ku hynë dhe TV Agon si produkt i veprës penale. Beccheti është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria por edhe nga Italia dhe fshihet në Angli. Gjyqi administrativ i “ICSID”, nuk mund të detyroj shtetin shqiptarë të paguaj para një personi në kërkim, të dënuar për vepra penale të rënda.

Nuk ka të drejtë asnjë vend i botës të ndërhyjë në vendimet e gjykatave të një shtet sovran për vepra penale të kryer brënda teritorit të tij vetëm t’i zbatoi ato nëse mes tyre ka marveshje dypalshe.

Beccheti dhe shpura e tij, pa u gjykuar nga drejtësia shqiptare do mbetet një person në kërkim, deri në vdekje dhe nuk ka asnjë mundësi që shteti shqiptarë të paguaj një mashtrues, trafikant dhe hajdut ordiner me vendim gjykatash, deri kur i akuzuari dhe ankimuesi të gjykohet në të gjitha shkallët para kolegjit penal shqiptarë.

Për ndryshe i bie, që nuk ekziston shteti dhe drejtësia është në dorë të ca kastravecëve të gjykatës së arbitrazhit “ICSID”, që na kërkojnë t’i japim pistoletën një “vrasësi” në kërkim, madje t’i mbushim xhepat atij që t’i ndajnë bashkë. A mos vallë duhet t’i kërkojmë dhe falje, sepse na vrau pa armë por me para të vjedhura, punë të cilën e bëri me mjeshtri edhe në vendin e origjinës Italinë duke u shpallur në kërkimedhe atje.

Shtetit na mbetet t’i bëjmë vetëm një apel: Ktheni para drejtësisë “vrasësin” në kërkim Beccheti dhe popullit “armën e krimit”… milionat që vodhi!