osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kujdes nga produkti “Black Dragon” i kompanisë farmaceutike të Nadir Çaushollit, mjalti çudibërës ka përmbajtje që ju rrezikon shëndetin dhe jetën

Kujdes nga produkti “Black Dragon” i kompanisë farmaceutike të Nadir Çaushollit, mjalti çudibërës ka përmbajtje që ju rrezikon shëndetin dhe jetën

Shpesh keni parë kryesisht në media apo faqet e rrjeteve sociale, të reklamohen produkte, barna ose “mjalt çudibërës”, që rrisin performancën seksuale apo stimulojnë ereksionin tek meshkujt. Disa nga këto produkte fshehin në vetvete përbërës shumë të rrezikshëm për jetën e përdoruesve të tyre.

Këto produkte të pasigurta që reklamohen nga kompanitë farmaceutike dhe faqet e rrjeteve sociale, nuk përmbajnë asnjë recetë “magjike” natyrale, por në to gjendet kryesisht përbërës si sildenafil dhe tadalafil, që përdoren në barna si Viagra, për trajtimin e problemeve me ereksionin.

Kohë më parë, Urdhri i Mjekut ngriti shqetësimin e përdorimit të barnave çudibërës, që marketohen në ekranet shqiptare nga persona me influencë dhe që tentojnë të bindin publikun për efektet e mrekullueshme të tyre.

Përveç subjekteve që tregtojnë këto barna në të zezë, një nga këto kompanitë që shet produkte të rrezikshme për konsumatorin, është “CFO Pharma” e biznesmenit kontrovers Nadir Çausholli, i cili jo vetëm e tregëton ilaçin pa rekomandimin e mjekut, por e reklamon atë si një produkt që nuk ka nevojë për asnjë recetë, e që mund ta marrësh kur të duash sa herë je para marrëdhënieve intime me partnerin.

Për ata që nuk e njohin Nadiri Çaushollin, biznesmeni i ilaçeve u arrestua në vitin 2015 pasi nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Tatimeve, rezultoi se nëpërmjet kompanisë së tij “Omega farma”, emrin e të cilës më pas ia ndryshoi në “CFO Pharma” dhe vuri pronar babain e tij, ka përfituar me anë të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “mashtrimit” me pasoja të rënda, rreth 2.2 milionë euro nga fondi i ilaçeve të rimbursueshme.

Ekspertët pranojnë se produkti “Black Dragon” ka efekte anësore dhe është i rrezikshëm për përdoruesit e tij, ndryshe nga se thotë kompania farmaceutike

Në emisionin “Zonë e lirë”, kompania farmaceutike e biznesmenit Nadir Çausholli, duket sikur ka “kontraktuar” mjekun e njohur androlog Evin Dani, për t’ia sygjeruar produktin e rrezikshëm “Black Dragon”, meshkujve që vuajnë patoligjinë e disfunksionit erektil, ose ajo që quhet impotenca seksuale.

Gjatë intervistës, mjeku Dani flet për impotencën dhe i referohet produktit në fjalë për meshkuj që shfaqin patologji të disfunksionit erektil, për të cilën sipas tij ekzistojnë mjekime me produkte si Viagra apo të ngjashme me të, të shpikura nga SHBA në vitin 1998.

Moderatori Arian Çani ndërhyn me mjekun Dani, duke e cilësuar Viagrën që ka efekte anësore: “…sepse ky nuk ka efekte anësore, është bimor, merret pa recetë Black Dragon”, thotë moderatori teksa shfaq produktin para kamerave dhe andrologut. Në këtë moment, mjeku Evin Dani refuzon ti përgjigjet moderatorit dhe pas një pauze i jep një “Po” në dukje e sforcuar moderatorit, për pjesën që është bimor e merret pa recetë.

Madje vetë doktori e pranon, se “Black Dragon” është përbërës i viteve të fundit që ndihmon meshkujt që vuajnë nga impotenca dhe duhet merret me kujdes pasi ka efektet e tij anësore, e siç çdo produkt tjetër nuk është 100% i sigurtë. Madje ky produkt nuk këshillohet për personat që vuajnë nga zemra apo anemia, sqaron andrologu (ndiq intervistës mëposhtë, minuta 6:30 deri në minutën 10:30)

Por çfarë ndodh! Edhe pse ekspertët dhe mjekët pohojnë se produkti “Black Dragon” ka efekte anësore, kompanie farmaceutike e mashtruesit Nadir Çausholli e tregëton atë si një “mjalt bimor çudibërës”. Madje në një postim në rrjetin Facebook, të “CFO Pharma” Shqipëri dhe Kosovë, kompania farmaceutike e thekson çuditërisht, se produkti i saj është pa “efekte anësore”.

Raporti i FDA (Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave) për produktet “çudibërës” si “Black Dragon”: Kanë përbërës të rrezikshëm që përdoren në viagra, kanë efekte anësore, kujdes nga përdorimi

Raporti i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave “Food and Drug Administration”, ka cilësuar një produkt simotër i “mjaltit çudibërës” “Black Dragon”, i tregëtuar në SHBA, i quajtur “White Dragon”, se ka kontaktuar me kompaninë që tregëton produktin në mënyrë që ajo të mbrojë konsumatorët nga produktet e rrezikshme.

“FDA u përpoq disa herë të kontaktonte A&D Health për të diskutuar se si kompania mund të mbrojë konsumatorët nga këto produkte të rrezikshme. Ky produkt u shit nga A&D Health nëpërmjet përmbushjes së Amazon.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave po këshillon konsumatorët që të mos blejnë ose përdorin Original White Dragon, një produkt i promovuar dhe shitur për përmirësimin seksual në faqe të ndryshme interneti dhe ndoshta në disa dyqane me pakicë.

Analiza laboratorike e FDA konfirmoi se Original White Dragon i blerë nga Amazon.com përmban sildenafil dhe tadalafil, përbërësit aktivë në barnat me recetë të miratuar nga FDA, përkatësisht Viagra dhe Cialis, të përdorura për trajtimin e mosfunksionimit erektil. Miratimet e FDA të Viagra dhe Cialis janë të kufizuara për t’u përdorur nën mbikëqyrjen e një profesionisti të licencuar të kujdesit shëndetësor. Këta përbërës të padeklaruar mund të ndërveprojnë me nitratet që gjenden në disa barna me recetë, si nitroglicerina, dhe mund të ulin presionin e gjakut në nivele të rrezikshme. Njerëzit me diabet, presion të lartë të gjakut, kolesterol të lartë ose sëmundje të zemrës shpesh marrin nitrate.

Profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe pacientët inkurajohen të raportojnë ngjarje të padëshiruara ose efekte anësore në lidhje me përdorimin e këtij produkti te Programi i Informacionit të Sigurisë dhe Raportimit të Ngjarjeve të Padëshiruara të FDA-së në MedWatch”, shkruan FDA.

A e ka blerë oligarku heshtjen e institucioneve në Shqipëri e Kosovë, për tregëtimin e produkteve të tij të rrezikshme

Reklamat mashtruese me produkte sidomos kur cënojnë dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, nuk duhen kaluar pa masa administrative nga institucionet ligjzbatuese dhe penale nëse nga produktet e dëmshme ka fatalitete nga përdorimi i tyre. Agjencia e Kontrollit të Barnave duhet të kishte marrë masa për këtë shkelje të rrezikshme, njëkohësisht dhe Autoriteti i Media Vizive dhe ai i Mbrojtjes së Konsumatorit, nuk duhet të lejojn transmetimin e reklamave apo tregëtimin e produkteve të rrezikshme, që shiten në publik sikur nuk përmbajnë efekte anësore. Asnjë masë nuk është ndërmarrë ndaj kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, e cila vazhdon e shet një produkt të rrezikshëm për konsumatorët e tij, duke i mashtruar se nuk ka asnjë rrezik nga përdorimi.