osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kujdestari” i Bashës dhe jo i Shqipërisë Ilir Meta drejt Gjermanisë! Kur Njëshi i Shtetit lobon kundër shtetit të vet!

Kujdestari” i Bashës dhe jo i Shqipërisë Ilir Meta drejt Gjermanisë! Kur Njëshi i Shtetit lobon kundër shtetit të vet!

…Nuk thonë më kot, “sa të rrosh do të dëgjosh e do të mësosh”! Nuk e kishim dëgjuar, por edhe as që e kishim imagjinuar që një President të shkojë e të lobojë nëpër Europë kundër vendit të vet, apo kundër vetvetes. Këtë “çmenduri” të radhës po e dëgjojmë këtu, në Shqipëri mbas tridhjetë vitesh “demokraturë”!

Mbasi mori udhëzimet dhe detyrat nga një “shpëtimtar” i Shqipërisë për orë të tëra, do të marri me vete Kryetarin e opozitës dhe do të niset larg në Europë, për t’i mbushur mendjen disa europianëve skeptikë që “Shqipëria nuk është gati për t’i hapur negociatat me BE-në, prandaj duhet të presi derisa të largohet një pengesë e madhe që i ka “zënë rrugën” Shqipërisë drejt Europës, i cili është Kryeministri”!

Në këtë rast, Presidenti shkon si “Kujdestar” i z. Basha, i cili deri më sot ka dhënë prova mëse të mjaftueshme për të “nxirë” Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, apo më mirë të themi bashkohet edhe me “dreqin” për të “shitur” Shqipërinë e për të shijuar një cikë pushtet!

Siç dihet, këto ditë, Komisioni Europian i rekomandoi Këshillit europian të BE-së, hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë në BE. Është ky një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e këtij vendi sepse në fund të fundit, jo vetëm që e meritojnë, por përveç të mirave jo të një pakice por të të gjithë qytetarëve nuk kanë asnjë humbje. Pavarësisht kësaj, ajo ç’ka dua të trajtoj janë dy ekstremet se si u prit ky lajm kaq “i ëmbël” për mazhorancën dhe kaq “i hidhur” për opozitën.

Duket sikur lajmi erdhi krejt papritur dhe njëra palë sa nuk “fluturoi” nga gëzimi dhe në kampin tjetër sa nuk u ra “pika”! Opozita, shpejt e shpejt e mori veten nga humbja e “toruas” në momentet e para dhe përgatiti planet e saj. Në kampin tjetër, entuziazmi kalonte çdo cak dhe dukej sikur të dy kampet i bënin karshillëk njëri tjetrit. As njëri e as tjetri nuk e kishin hallin tek të mirat që do t’i vijnë Shqipërisë, por tek ajo për t’ju mburrur njëri tjetrit, njëri me “përparimet e mëdha” që ka bërë, kurse tjetri me “hapat pas që ka bërë Shqipëria me këtë qeverisje dhe me këtë Kryeministër të lidhur me krimin”!

Qeveria aktuale, me anën e Kryeministrit nxitoi shpejt e shpejt të deklarojë se “Shqipëria i ka kryer një për një të gjitha detyrat e shtëpisë”, kurse opozita me në krye z. Basha nxitoi të deklarojë që “Shqipëria nuk ka realizuar asnjë nga detyrat që Ministrat e BE-së i kanë rekomanduar Shqipërisë në Qershorin e vitit 2018”. Një shprehje e urtë popullore, thotë: “Zylkadi të rëntë tënja e keni të keqen nga brenda”! Kështu kanë vepruar shqiptarët sa herë që është dashur që ajo të bëjë ndonjë kthesë historike për të përmirësuar sadopak të jetë e mundur imazhin e saj.

Në kushtet konkrete, nuk mund të themi që kanë të drejtë qoftë njëra apo qoftë tjetra palë. Nuk mund të themi as që Shqipëria i ka realizuar ashtu si duhet “detyrat e shtëpisë”, por nuk mund të themi as atë që “Shqipëria nuk ka realizuar asnjë nga detyrat e shtëpisë”! Sikur të bëjmë një krahasim e t’i vendosim në balancë se si i kanë realizuar detyrat të dy “shkollarët” Edi Rama dhe Lulzim Basha, “mësuesi” përafërsisht do të bënte këtë vlerësim.

“Edi Rama do të merrte një notë kaluese tresh minus me “brekë nëpër këmbë” për disa “galabizhda” që është mundur të shkruajë, më tepër duke ngjyrosur fletoren se sa merret vesh se çfarë ka shkruar pavarësisht në përfundimet e sakta në tabelën e shumëzimit. Ndërsa Basha, një dysh me brirë sepse në detyrat e aritmetikës të gjitha përfundimet në tabelën e shumëzimit i ka nxjerrë gabim si p.sh 7 x7 bëjnë 42 e shumë të tjera, por edhe ngjarjet historike i ka deformuar për Ismail Qemalin, sikur ky e ngriti flamurin në vitin 1444 dhe Skënderbeu e ngriti flamurin në Vlorë në vitin 1912!

Ky është vlerësimi paraprak i Komisionerëve të Europës, se çfarë do të bëhet më pas në “Këshillin Pedagogjik” ku do të bëhet një vlerësim më i imtësishëm për “detyrat e shtëpisë” të dy “nxënësve” problematikë që i japin një nam të keq Shqipërisë në Europë, kjo, është një punë tjetër.

“Rregullin e treshit”, z. Basha nuk e kishte zënë fare me dorë në detyrat e tij, dhe po të nisemi nga ai, do të dalim në konkluzion: Rekomandime nga dy “mësues” u dhanë dhe shikoni sa lart u hodhën antishqiptarët, po sikur “Këshilli Pedagogjik” t’u rekomandojë hapjen e negociatave qeverive të vendeve të BE-së, deri ku do të “kërcejnë” antishqiptarët? Këtë, le ta zgjidhi vetë z. Basha, që të mësojë t’i bëjë vetë detyrat, pavarësisht se ka që marrë “dysh me bisht” e tani kërkon të bindi të gjithë, të jashtëm e të brendshëm që Edi Rama nuk e meriton notën kaluese, sepse detyrat i ka bërë më keq se vetë ai.

Përveç kësaj, mundohet të “argumentojë” ai, “Edi Rama është edhe “i lidhur me bandat kriminale”, detyrat gjithmonë “i kopjon” dhe “vjedh votat e nxënësve që të qëndrojë gjithmonë “kujdestar” i klasës! Edhe jashtë “shkollës” ky “nxënës” i notës dysh bën të njëjtën propagandë që “sakën, se mos i hapni negociatat Shqipërisë, sepse ajo ka në krye një Kryeministër të lidhur me krimin, që e ka mbjellë vendin vetëm me drogë dhe jo vetëm notën kaluese nuk e meriton por nuk meriton notë kaluese as Shqipëria”!

I ankohet një plake me “shtatë xhuxha” në Europë të quajtur Doris Pack, e cila vazhdimisht përsërit ato ç’ka i thotë ai që i do “të mirën Shqipërisë”, z. Basha! Ajo thotë: “Në Shqipëri, prodhimi më i rëndësishëm është kanabisi, korrupsioni është gjigant, ka mashtrim elektoral”. Dhe më tej: “Mogherini dhe Komisioneri Hahn kanë mbyllur sytë për Shqipërinë, e cila nuk meriton hapjen e negociatave”.

Vetëm kjo “Garbe” e vjetër ka mbajtur sytë hapur për Shqipërinë sepse i janë “ndezur bajgat”! Por, në fund të fundit, çfarë kanë bërë më shumë vende të tilla si Bullgaria, Polonia, Rumania apo ndonjë tjetër? Asgjë më shumë nga sa ka bërë Shqipëria, duke patur të vetmin avantazh, atë që kur vjen puna për hir të vendit bëhen njësh dhe nuk bëhen kundër vetvetes sepse në fund të fundit, vetëm të mira do të kenë të gjithë.

E keqja këtu është se janë ndarë në dy kampe të papajtueshëm me njëri tjetrin, jo vetëm “Kujdestarët”, por edhe klasat ku ata bëjnë pjesë, bile edhe “mësuesit” në Europë e në Amerikë, i zgjedhin sipas preferencave të tyre që të marrin ndonjë notë kaluese me “hatër”! Si asnjëherë si deri më sot nuk ishte parë një zell për të bërë të kundërtën e asaj që bënë Komisionerët e BE-së për rekomandimin për hapjen e negociatave.

Edhe fletushkat e mediave sipas preferencave partiake i frynin “burive” se “Shqipëria nuk e meriton hapjen e negociatave”, se “Djallëzitë e Ramës, nuk do të kalojnë lehtë në Berlin e në Bruksel” e deri tek i “shumëdituri” Vasili, i cili ka “zbuluar” se “BE në Tiranë ka fshehur kushtet e pranimit të Shqipërisë në BE, dhe se Kryeministri po shpërndan fishekzjarre si matricë e Rilindjes”.

Një fletushkë e “Kreut” të opozitës ndaj qeverisë dhe vetvetes që veten e quan President nxjerr konkluzionin se “opozita e bashkuar është mazhoranca e vërtetë”! Sikur të ishte vetëm kjo e kësaj fletushke, që ditë për ditë vetëm nxin me “bojë të kuqe”! Nëqoftëse lajmi për rekomandimin për hapjen e negociatave ditën e hapjes së negociatave nga disa televizione opozitare u tha me gjysmë zëri, përkundrazi, ditën tjetër gjatë gjithë ditës i mëshonin me forcë asaj ç’ka thotë Zv.Kryetari i Grupit parlamentar të CDU-së, Wanderphul se “Shqipëria nuk ka realizuar asnjë nga detyrat me shtëpisë, ka përparim të pakët në luftën kundër korrupsionit, se nuk ka Gjykatë Kushtetuese etj., etj”.

Më në fund e gjetën “thembrën e Akilit”! Këto media i bëjnë jehonë atyre ç’ka thotë Basha se “Shqipëria ta harrojë se do t’i hapen negociatat në Muajin Qershor” dhe atyre të Kllanja Gjoshës se “Katër vende të rëndësishme europiane si, Holanda Belgjika Franca dhe Gjermania janë kundër hapjes së negociatave”! Javën e ardhshme, “nxënësi” ngelës në klasë bashkë me “mësuesin e tij kujdestar” Presidentin, do të nisen për në “Këshillin Pedagogjik” në Berlin sepse në fund të fundit atje do të bëhet vlerësimi i dy “nxënësve” që “mësuesit” komisionerë kanë rekomanduar.

Për të gjithë, është e qartë që të dy këta, atje do të nxjerrin vetëm “Mjaltë” për Shqipërinë, do të nxjerrin atje të gjitha ato që “hëngrën” me Berishën në një restorant në Tiranë për pesë orë rresht”. Ah moj Shqipëri e mjerë sa ke për vuajtur akoma, por veç ta dish që të keqen mos e kërko nga të huajt, por kërkoje tek ata që i ushqen.

Sikur të kishin sado pak sedër prej shqiptari këta antishqiptarë për hir të një të vërtete të madhe, atë të mungesës së Gjykatës Kushtetuese, do të kishin pranuar se ky boshllëk nuk është pasojë vetëm e mazhorancës qeverisëse, por rrënjët i ka shumë më thellë, qysh kur opozitarët e sotëm i përdorën gjykatësit e prokurorët si “detashment zbulues në prapavijat e armikut”me larghedhje të madhe, për të ardhmen.

Gjyqtarëve dhe prokurorëve të “plepave” tani po u del “tymi”, tani po dalin nga “vrimat e fëlliqura” ku “gëlonin” me bërjen e Vettingut, dhe imagjinoni se kush ka bërë drejtësinë në këtë vend ku gjithçka është bërë “lëmsh” dhe as Europa as edhe sikur të gjithë UFO-t të vijnë, zor se e gjejnë fillin…

Nga Pandeli BARDHI/Titulli orgjinal: Kur Njëshi i Shtetit lobon kundër shtetit të vet!