osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kukafshehti me drejtësinë… b*thëzbuluar para popullit!

Kukafshehti me drejtësinë… b*thëzbuluar para popullit!

Nga Anri Bala

Në mënyrë krejt të natyrshme, sikurse jemi mësuar ta shohim në përçapjet e tij për t’iu shmangur drejtësisë, Basha edhe kësaj here nuk denjon të ulet në bangën e të akuzuarit, qoftë edhe për të na treguar, një herë të vetme, se ai nuk ishte frikacak e i vetëdijshëm për veprimet që bënte, e pse jo, për të “pastruar” sadopak imazhin e tij… si figurë e sterrosur, prej akuzave që i rëndojnë në kurriz.

Nuk e di, por shpesh pyes veten, se si ka mundësi, që një “sojsëz” i kallëpit të tij, i cili dështon në çdo “aksion” për të shantazhuar qeverinë, duke u larguar me vrap nga pretendimet e tij, i ndihmuar nga një tufë mediokrish, të zgjedhur nga “ajka” e mediokritetit dhe e marrëzisë, të mospërgjigjet një herë të vetme para drejtësisë, të paktën vetëm për të bërë atë që di të bëj më mirë… gënjeshtarin?!

Si ka mundësi, që ky shpifarak, gënjeshtrat të cilat i lexohen në surrat, guxon e ngre akuza për cilindo dhe kurdo, sajon përgjime me dëshmitarë imagjinarë, edhe prapë e bënë gjumin e embël, i qetë mbi “dyshekun” e miliona eurove, të fituara nga paratë e pallatit kriminal “të vjehrrit”, të ndërtuar me paratë e grabitura të shqiptarëve, duke ngushtuar e shkurtuar rrugët e “kombit”, cep e më cep, qoshe më qoshe, e urë më urë. Paçka. se rrugë kishte e rrugë s’ka, e viktimat shtohen çdo ditë, nga dhurata e tij e vdekjes, ai qesh, zgërdhihet, fletë për drejtësi, padrejtësi, hajdutë dhe trimëri, sepse handikapi i tij, është i jashtëzakonshëm?!

Plot miq e shok më pyesin dhe plot jurist e specialist i pyes: Si ka mundësi, që nuk jep llogari ky njeri, si i akuzuar për abuzime dhe grabitjet, në kohën kur bënte gjumin letargjik në bashki, i ndihmuar nga “kunati”, kur nuk mbolli një lule të vetme natyrale, por na i mbushi shtyllat elektrike në bulevard me vazo lulesh, si në Utrecht?! Si nuk përgjigjet, për vijat e bardha të këmbësorve, që kurrë nuk u lyen me bojë, por më gëlqere, nga punonjësit e pastrimit të qytetit?! Seriozisht më vjen për të qeshur, kur më kujtohet Tirana, e kthyer në një fshat të madh, me një livadh me formë të çuditshme, nën këmbëve të “Skënderbeut”?!

Qesh, se është për të qeshur, sepse vodhi çdo gjë, duke arritur deri tek boja dhe sinjalistika dhe askush nuk e paska parë, as ligji, as shteti, as roja dhe as qyteti! Në këtë logjikë, nuk po i futem fare krimeve të tjera, ai duhet të ishte ulur përpara një gjyqtari apo prokurori, minimalisht për të shpjeguar… se këtu nuk bëhet fjalë për tu dënuar.

Për habi, sot ai është më surprizues se kurrë, kur nxjerr dhëmbët për të kafshuar, tamam si bishë e plagosur. Thirjet në emër të moralit dhe drejtësisë për dënimin e qeverisë së narkotrafikut, lavatriçes së parave të drogës, hajdutes dhe blerëses së votave, edhe zënë pak vend kur  qeveria flen gjumë, duke na prishur gjumin ne, derisa sulmet nuk marrin përgjigjen e duhur dhe faji të duket ashtu siç është gjithmon… i shkreti jetim!

Këtë gjë ai e di, ndaj nuk shkoi as dje në Prokurori, për të dhënë përgjigje për një akuzë të ngritur prej tij, por edhe për të dhënë shpjegimin, për një kallëzim të depozituar prej kolegut të tij, me justifikimin se ishte në një udhëtim disa ditor, pa asnjë axhendë politike në Amerikë!

Sot, shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për përgjigje nga drejtësia, e cila ka për detyrë t’i jap fund ping-pongut të akuzave, si domosdoshmëri për t’i dhënë fund lojës 27 vjeçare… hajduti-polici, ku gjithmonë në fund të lojës kemi vetëm dy polic. Oganet ligjzbatuese, duhet t’i japin fund talljes publike me forcën dhe të drejtën që i jep… bërja e drejtësisë!

Për fatin tonë të mirë, në Amerikë, Bashën po e prisnin “krahë hapur”, për një tjetër akuzë më të rëndë, që i pasuron CV-in, 6 vepra penale për lobimin e PD-ës me xhepat e rusëve, të firmosur nga vetë ai.

Me ritmin e akuzave të tij, Basha nuk do arrijë t’i bashkohet as mikut të tij, shpëtimtarit dhe heroit të partisë… Babales, i cili po lufton për azil politik në Kosovën fqinje, për të mos rënduar edhe më shumë gjendjen e miqve të tij politikanë në Shqipëri. Por si shkelës ligji, kryetari i partisë “Zot na ruaj”, nuk është as në lartësinë e Babales, sepse nëse bie në dorë të amerikanit, ai mund të jetë i vetmi politikan shqiptarë, që nuk ka vend që i jep azil… qoftë edhe politik!

Nëse drejtësia nuk vepron, zullumqarët e mbrojtur politikisht dhe të kërcënuar nga burgu ndërkombëtarisht, do të kërkojnë strehim, në shtete ku s’kemi as ne dhe as Amerika, marrëveshje për ekstradim! Nëse akuzat ngelin nëpër sirtare, duke pritur të vijë “mjeshtri amerikan”, që është vetëm një “dordolec” për t’i frikësuar, zullumi do trashet dhe keqbërësi do gajaset, duke na përqeshur: Ju, me gjithë atë që mburreni, të rruani…!/Ekskluzive.al