osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kur Berisha dhe Basha bënin plane për të shpëtuar patericën e tyre Meta

Kur Berisha dhe Basha bënin plane për të shpëtuar patericën e tyre Meta

Nuk besojmë se i keni harruar përpjekjet titanike të hajdutëve të bandës në pushtetin e dikurshëm Berisha Meta. Vetëm dy ditë pas darkës në shtëpinë e Ilir Metës, ku hëngrë rosto me kumbulla, një specialitet gastronomik, që vetëm Monika dinte ta pergatiste, kryeministri i Shqipërisë i asaj kohe, Sali Berisha, ka takuar sërish liderin e akuzuar për korrupsion dhe vjedhje, zëvëndësin e tij, pikën e dobët Ilir Meta, për një “kafe” në Hotel Rogner Europa Park.

Ja si e paraqesin mediat takimin e treshes së pushtetit!

Takohen përsëri Meta Berisha. Ndryshe nga darka e të enjtes, kafes së të shtunës i është bashkuar edhe kryetari i bashkisë së Tiranes, Lulzim Basha. Të pranishmit kanë hyrë rreth orës 13:00 dhe kane qëndruar për më shumë se një orë e gjysmë në takimin mes tyre për kafe.

Kryeministri Berisha deklaroi në biseda informale me gazetarët një ditë më parë në pritjen që zhvilloi për ta se me Metën takohej një herë në tre-katër ditë, por këtë radhë duket se ka pritur të kalojnë më pak se 48 orë për një tjetër kafe.

Ky takim i paraprin ditës së hënë, ditë kur Gjykata e Lartë në Tiranë do të shpallë vendimin, ku i akuzuar është pikërisht ish-zëvendëskryeministri Meta pas publikimit të videos së bisedës në zyrën e Dritan Priftit.

Berisha në shtëpinë e Metës

Kryeministri Sali Berisha ka vizituar mbrëmjen e të enjtes për më shumë se dy orë e gjysmë kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në shtëpinë e tij në zonën e bllokut, vetëm katër ditë parë se Gjykata e Lartë të shpallë vendimin për aleatin kryesor të shefit të qeverisë.

Ajo nuk mund të quhet një vizitë për festa, pasi është data 12 janar dhe urimet për festat e ndërrimit të viteve kanë kaluar, por koha e gjatë e qëndrimit tregon për një darkë të shefit të qeverisë në shtëpinë e Metës.

Në datën 6 janar prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Ilir Metës për akuzën e korrupsionit dhe dënimin e tij me dy vjet burg dhe një milion lekë gjobë. Gjykata do të shpallë vendimin këtë të hënë në datën 16 janar, duke mbyllur kështu procesin gjyqësor për zyrtarit më të lartë të qeverisë që është ulur në bankën e të akuzuarve që nga koha e burgosjes së Fatos Nanos. Top-Channel

Në fakt, pas këtyre takimeve gjykata e lartë e mori mesazhin, se Ilir Meta ishte i paprekshëm nga ligji, deri sa gëzonte mbrojtjen e babai të antiligjit dhe tutorit të drejtësisë, Sali Berisha.

Më 16 Janar 2016 gjykata e shpalli të pafajshëm, duke shpallur fajtor dhe manipulator, akuzuesin Dritan Priftin dhe mashtruesa dhe gënjeshtarë ekspërtët e FBI-së Amerikane.