osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kur në Shqipëri nuset jepeshin me marrëveshje ndërrimi

Kur në Shqipëri nuset jepeshin me marrëveshje ndërrimi

Çuditë shqiptare nuk është se kanë mbirë nga hiqi në kohët moderne kur gjithçka mund të bëhet popullore edhe virale me një shpjetësi të paimagjinueshme. Dukuria e çudive është shumë më e lashtë nga sa mund të mendoni ju, por ne nuk do të shkojmë aq larg, ndonëse edhe viti në të cilin ngjarja e mëposhtme ka ndodhur, mjaft e largët është.

Bëhet fjalë për një relacion të Atë Karlo Ferraris të mbajtur në Kryezezezi kur shërbente atje si pjesë e ungjillizimit me anë të misionit lëvizës. Relacioni mban datën 7 dhjetor 1908 dhe është botuar nga Atë Zef Valentini në përmbledhjen e tij “Ligji i Maleve Shqiptare”.

Njëri nga Munasi (Kryezezezi) i kishte dhënë motrën për grua njërit nga Kthella, me një marrëveshje ndërrimi, pra me kusht që i kunati nga Kthella t’i jepte më vonë, kur të vinte koha, të motrën për vëllain e tij.

Kur erdhi koha e pritur, vajza e Kthellës nuk pranoi të martohej me personin në Munasi, duke thënë se donte të rrinte beqare, ose, siç përflisnin të tjerët, ngaqë ishte e lidhur, fshehtas vëllait, me një djalë tjetër.

Kryetarët e Kryezezit, duke menduar se kjo çështje do të krijonte pështjellime të rënda, u mblodhën për ta rregulluar punën, dhe e paralajmëruan atë të Munasit të mos përdorte forcë. Por ky, në kundërshtim me ndalimin e kryetarëve, rrëmbeu të motrën nga i shoqi dhe i çoi fjalë burrit të saj se do ta mbante robinë në shtëpinë e tij derisa ai t’i jepte të motrën që ia kishte premtuar për të vëllanë.

Atëherë kryetarët, sipas ligjit për shkeljen e besës, ia dogjën shtëpinë dhe i vunë gjobë në para, po kështu edhe kushëririt të tij që e kishte ndihmuar për rrëmbimin,

Pas shumë takimesh, në praninë tonë, të kryetarëve nga Munasi dhe të Kthellës, u arrit në përfundimin që munasezi të tërhiqet nga mendimi për vrasjen e kthellazit, të heqë dorë nga kërkesa për zhdëmtim për dëmet dhe vuajtjet që, sipas tij, i kishte shkaktuar i kunati, të pranonte vendimin e pleqësisë së kryetarëve për ta kthyer të motrën te burri i saj dhe të hiqte dorë nga kërkesa për ta martuar vëllanë e tij me motrën e kunatit, nëse ajo vetë nuk e dëshironte këtë martesë.

Në relacionin e mësipërm shihej qartazi se për çdo gjë, ndërhynte pleqësia e fshatit, duke i dhënë familjes jo trajtën e bërthamës së shoqërisë, por të bërthames së eksperimenteve kolektive nga i gjithë fshati… E tillë ishte koha: Të kishe privaci, as që imagjinohej.