osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kur të zhdukurit janë standartet e gazetarisë

Kur të zhdukurit janë standartet e gazetarisë

Nga Drini Kuqo

Një emision për të zhdukurit në Vlorës, u shndërrua ditën e djeshme në një shembull klasik të “gazetarisë së verdhë”, asaj lloj gazetarie që përmes sensionalizmit përpiqet të rrisë audiencën e saj.

Një kërkim i thjeshtë në fjalor e përkufizon këtë term si “një lloj gazetarie që prezanton shumë pak ose aspak kërkim e të dhëna të mbështetura në fakte, të shoqëruar nga tituj bombastikë me qëllim rritjen e shitjeve”.

Është pikërisht kjo ajo që ndodhi ditën e djeshme, kur që në spotin prezantues “Open” i Eni Vasilit shkruante se do të fliste për “80 të zhdukurit pa nam e pa nishan të Vlorës”.

Që në fillim, emisioni nisi me një shifër të gabuar, sepse të dhënat zyrtare flasin për 23 të zhdukur në këto tre vjet, e jo për shifrën e 80 që nuk dihet se nga është nxjerrë.

Megjithatë, në vend që debati të përqendrohej tek shkaqet që kanë çuar në këto 23 persona të zhdukur, që janë gjithsesi shumë, për rreth një orë debati u vërtit rreth përpjekjes për të mbrojtur shifrën e bujshme, të 80 vetave.

Një tjetër standart i shkelur i gazetarisë, ditën e djeshme ishte ai i barazpeshimit të informacionit. Versioni i parë, që u shndërrua edhe në fabulën mbështetëse të moderatores, është që të gjithë këto persona, me çdo gjasë janë vrarë nga bandat mafioze, pasi janë përfshirë në trafikun e drogës.

Versioni i dytë i prezantuar në studio, ai i ish-drejtorit të SHISH, Fatos Klosit, ishte që një pjesë e të zhdukurve, në fakt janë thjesht të larguar jashtë vendit për t’i shpëtuar drejtësisë e që në denoncimi për zhdukjen e tyre shpesh përbën një alibi që synon të kloroformizojë hetimet.

Megjithatë, versionit të dytë nuk iu dha aspak hapësirë argumentimi, duke u hedhur poshtë që në start. Barazpeshimi i një argumenti në gazetari nuk ka të bëjë vetëm me publikimin e këtij versionit të ndryshëm.

Kjo do të ishte njësoj sikur në një fushatë, një television, t’i japë një partie politike shumë më tepër kohë dhe të argumentojë përse idetë e saj janë të sakta, ndërsa për partinë e dytë të publikojë vetëm ndonjë deklaratë për shtyp, pa komentuar asgjë rreth kësaj. Në fushatë, kjo ndalohet me ligj që të ndodhë.

Dhe shkelja e tretë, ka të bëjë pa dyshim me konfliktin që lind në gazetarinë shqiptare nga simbioza moderator-opinionist, një grackë në të cilën ka rënë edhe formati i “Open”.

Në rolin e saj klasik, një moderatore duhet të mjaftohet me drejtimin e bisedës në studio, por dje, edhe një herë më shumë kishim një drejtuese e cila kishte formuar një opinion që përpara se të niste emisionin dhe si e tillë, drejtimi që iu dha emisionit ishte në funksion të përligjes së bindjes së saj personale.

Kjo është mbase edhe shkelja më e rëndë, pasi mjafton në vetvete për të tranformuar një “talk show”, në një “one man show”, ku të ftuarit vendosen në funksion të përmbushjes së idesë së drejtuesit.

Nuk ka asgjë të gabuar edhe me këtë format, por për një ndershmëri intelektuale, një emision i tillë nuk mund të reklamohet më si një debat publik, pasi në të vërtetë nuk ishte i tillë.

“New York Times”, pak javë më parë shkruante se rreziqet më të mëdha të medias në kohët e sotme janë “fake news” dhe sensionalizmi. Ky i dyti, gjithmonë e më shumë shkon për shtat me populizmin, përherë edhe më në modë politikisht në botën e sotme.

E përmbledhur me pak fjalë, kjo do të thotë t’i japim audiencës atë që ajo do të dëgjojë, e këtë ta karamelizojmë me sa më shumë elementë bombastikë, për të rritur shikueshmërinë, që përkthehet detyrimisht me më shumë të ardhura.

Në Shqipëri ka raste të pafundme të gazetarisë sensionaliste. I gjithë debati i djeshëm, në vetvete nuk ka asnjë ndryshim, për nga qëllimi (audienca) që ishte i orientuar, me atë gazetare të një televizioni të madh, që pak vite më parë shkonte në një familje shqiptare, për t’i pyetur se sa ishin dëshpëruar nga vdekja e djalit të tyre në një pritë mafioze.