osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kush është Eduard Curraj i “Delta Pharma”, portofoli dhe marioneta e ministrit Ilir Beqaj? Kontratat klienteliste, paratë dhe lidhjet e pa publikuara më parë

Kush është Eduard Curraj i “Delta Pharma”, portofoli dhe marioneta e ministrit Ilir Beqaj? Kontratat klienteliste, paratë dhe lidhjet e pa publikuara më parë

Të gjithë atyre që u është dashur, qoftë për një herë të vetme të shkojnë për të blerë ilaçe në farmaci, kujtojnë fare mirë se si nga hiçi lulëzoi një rrjet i sofistikuar i shitjes së barnave nën emrin Farmaci “Ditë e Natë”.

Ky rrjet i tregëtimit të barnave u shfaq tamam si kërpudhat pas shiut në vitin 2021-2022, ku në më pak se dy vjet, arriti të pushtoj tregun tek numëron mbi 50 pika në të gjithë Shqipërinë, ndërsa në kryeqytet kompania arriti ta kthej monopol shitjen e barnave me 20 pika shitjeje.

Deri këtu asgjë të keqe nuk ka, askujt nuk i mohoet e drejta të investoj në biznes të ligjshëm, çfarëdo qofshin ato! Por, pas këtij rrjeti në dukje i një sipërmarrje të suksesshme, fshihet një nga skemat mafioze e cila ka në krye ish-kupolën e korruptuar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe bekimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili lejoi tregëtimin e ilaçeve kontrabandë apo të pacertifikuara në rrjetin e farmacive “Ditë e Natë”.

Kompania farmaceutike “Delta Pharma”, pronësi e biznesmenit Eduard Curraj, rezulton e lidhur ngushtësisht me bashkëshorten e ish Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, zonja Adriana Beqaj, e cila është bërë objekt i kontrollit të imtësishëm nga oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK. Po kush është kompania që zotëron rrjetin e farmacive dhe kush janë pronarët e vërtetë që fshihen pas saj, kontratat klienteliste, paratë dhe lidhjet që nuk janë publikuar më parë?

* Në foto Eduard Curraj aksioner i shoqërisë Delta Holding

Kush është “Eduard duargërshëra i parave të shëndetësisë”, portofoli dhe marioneta e Ministrit Ilir Beqaj

“Delta Pharma-Al”, është një distributor dhe shpërndarës i barnave dhe medikamenteve mjekësore e themeluar në vitin 2006 nga Dorian Sadiku, Tahir Sadiku dhe Eduard Curraj, ky i fundit do të jetë dhe fokusi i këtij investigimi për lidhjet e tij me ish ministrit Ilir Beqaj.

Eduard Curraj, që njihet dhe si nipi i oligarkes Vilma Nushi që kontrollon kocesionin e “Check Up”, ka qenë aksioneri i vetëm i shoqërisë “Delta Pharma”, e dyta më e madhe në Shqipëri, që fitime i llogariteshin rreth 2 milion euro në vit.

Më 27 shkurtit 2023, biznesmeni dhe bashkëshortja e tij, Marjana Curraj, vendos të shes 50% të aksioneve të kompanisë së tij, Dorian Sadikut, me të cilin ishte ortak me 50% dhe ndante disa aktivitetet të tjera tregtare tek shoqëria “Delta Holding”, e themeluar më 16 janar 2023. Curraj llogarit se 50% të aksioneve të Delta Pharma kapin vlerën e rreth 9 milion euro, dhe vendos t’ia shes Dorian Sadikut.

Por skema e shitjes për të mashtruar autoritetet është sa gjeniale dhe kriminale. Curraj vendos ta bëj ortak Sadikun, por i kërkon atij që fillimisht të paguaj vetëm 30 mijë euro për një biznes që fiton 2 milion euro në vit dhe shifrën e mbetur prej 8.97 milion euro, Sadiku ta paguaj nga fitimet që kompania do të siguroj për një periudhë 10 vjeçare. Praktikisht, Curraj i fali miliona euro Sadikut, pa nxjerr asnjë kacidhe nga xhepi!

Por nga buron kjo bujari kaq e madhe? Në fakt “filantropia” e Eduard Curraj, i cili njihet me nofkën “Eduard duargërshëra i parave të shëndetësisë”, me shitjen fiktive të kompanisë së tij ka vetëm një qëllim, të fsheh gjurmët e parave të ish Ministrit Ilir Beqaj, përmes ortakëve të tjerë fiktiv si Dorian Sadiku.

* Në foto Dorian Sadiku, ortak i Eduard Curraj dhe njëkohësisht aksioner i Delta Holding

Lidhjet e Ilir Beqaj me Eduard Curraj, i cilësuar si fasada e bizneseve të ish ministrit dhe skemat e pastrimit të parave

“Delta Pharma” e Eduard Curraj rezulton se ka përfituar miliona euro kontrata gjatë kohës kur Ilir Beqaj ishte Ministër i Shëndetësisë dhe lulëzimin kompania e pati në mandatin e parë të qeverisës së kryeministrit Edi Rama. Në kohën e qeverisë Berisha, pra gjatë vitit 2012-2013, “Delta Pharma” e Eduard Curraj ka arritur të fitoj vetëm 10 transaksione pagesash nga buxheti i shtetit për shitjen e barnave.

Pas ardhjes së Beqaj në krye të shëndetësisë, vetëm gjatë vitit 2014, “Delta Pharma” ka tërhequr 147 transaksione, 15 herë më shumë se vitet paraardhës, nga shitja e ilaçeve në spitale të ndryshme, me një vlerë të përgjithme rreth 3 milion euro. Ndërsa përgjatë 2015-2018, kjo kompani ka fituar 75 transaksione nga shitja e barnave, me një vlerë totale prej 1 milion euro.

Favorizimi i “Delta Pharma” nga ministri Beqaj, arrin kulmin kur në mënyrë të selektuar për disa lote, është hequr kërkesa për “Autorizim Prodhuesi”, i cili garanton cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e barnave. Specifikimi është hequr për të gjitha kompanitë multinacionale si “Pfizer, Bayer, Roche, Sanofi-Aventis, Jansen Cilag, Abbvie”, përjashtuar Novartis”.

Kujtojmë se “Delta Pharma” është distributor i kompanisë prodhuese të ilaçeve “Novartis”. Të gjitha kompanitë e kundërshtuan kërkesën, pasi binte në kundërshtim me ligjin e barnave, ku thuhet se: “…ministri i Shëndetësisë jep leje importi për barna të pa regjistruara…”.

Pra çka ndodhur? Ministri Ilir Beqaj ka ndërhyrë në tendera duke ndryshuar kriteret për të favorizuar kompaninë e tij të barnave “Delta Pharma” me pronarin fasadë Eduard Curraj, për të futur në vend barna të pacertifikuar, që rrezikojnë shëndetin e përdoruesve të tyre.

Neni 11, 47 dhe 18 të ligjit nr. 9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, përcakton që: “Barnat që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë duhet të jenë të regjistruara.” Ka vetëm një rast kur Ministri i Shëndetësisë mund të fusë në vend barna të pacertifikuara, vetëm kur vendi përballet me situata emergjente.

Ndërkohë “emergjenca” e ministrit kush ishte: futja e duarve në xhepat e shqiptarëve përmes kompanisë “Delta Pharma”, edhe pasi i grabiti t’i rrezikoj jetën me produkte të skaduara dhe të pasigurtë. Lëvizja e Beqaj në kohën kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë për të favorizuar klientin e tij, i hapi rrugën hyrjes në treg të ilaçeve të pasigurtë dhe të dëmshëm, sikurse skandali i bërë publik për “Avastinën”, një ilaç i rëndësishëm kundër kancerit, që rezultoi i falsifikuar.

FSDKSH mburoj e krimit shtetëror

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është autoriteti përgjegjës për kontrollin në depot farmaceutike të ilaçeve, e cila duhet të siguroj parandalimin e veprimeve abuzive apo qarkullimin e barnave të skaduar. Por çfarë ndodh? Me bekimin e FSDKSH, një nga institucionet më të korruptuara në vend sipas KLSH dhe Prokurorisë, “Delta Pharma” zbaton skema mashtrimi me ilaçet dhe rimbursimin me vlera dhjetra miliona euro. Kujtojmë për lexuesin, se operacionet më të famshme të policisë në 10 vitet e fundit lidhen pikërisht me aferat e Fondit me rrjetin e farmacive, ku një ndër rastet më të çuditshme është pajisja me receta të rimbursueshme prej muajsh dhjetra pacientë që kishin ndërruar jetë, ku vlera e rimbursimit për një pacientë kapte vlerën 50 mijë lekë të reja. FSDKSH mbulon aferat e depos farmaceutike, ndërkohë “Delta Pharma” furnizon me ilaçe kontrabandë dhe të pasigurta rrjetin e farmacive “Ditë e Natë”. Sipas burimeve Fondi ka lejuar “Delta Pharma” të fus në tregun farmaceutik të barnave ilaçe të kontrabanduara apo që nuk i plotësojnë kriteret ligjore, pasi nuk janë bërë hyrje në Shqipëri dhe nuk janë deklaruar asnjëherë si shitje. Vlera e këtyre barnave kap shifrën e qindra miliona lekë.

Të gjitha gjurmët të çojnë te Beqaj! Lidhjet e ish ministrit me Dorian Sadikun dhe bashkëshortes së tij me Eduard Curraj, pronarët fasadë të “Delta Holding”

Nga përgjimet e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në dosjen e tyre rezulton se më datën 14.12.2023, ka pasur një takim mes dy biznesmenëve, Ermal Kurtulaj pronari i subjektit “Gzona” dhe Dorian Sadikut, pronar i “Delta Holding”. Nga përgjimet provohet se, Sadiku ka udhëtuar me një mjet Mercedez Benz me targa “..888..”, për të takuar Kurtulaj. Mjeti në të cilin udhëtonte Sadiku, më parë ka pasur targa të tjera, në të cilin rezulton se ka udhëtuar jashtë vendit Ilir Beqaj. Pra BKH ka prova se Beqaj ka udhëtuar në vitin 2022, jasht vendit me mjetin që sot përdor Dorian Sadiku.

Ndërkohë, “Albanian Food and Hospitality Lab”, quhet kompania e themeluar më 23 Janar 2019, nga Arti Malaj dhe Adriana Beqaj, kjo e fundit bashkëshortja e ish ministrit. Secili prej pronarëve deri në këtë moment zotëron 50% të kapitalit. Çuditërisht, një muaj më vonë, kur nis hetimi për “Sterilizimin”, gruaja e ish-ministrit ia dhuron 35% të aksioneve ortakut të saj. Me datë 26.02.2019, me anë të kontratës së dhurimit, Adriana Beqaj dhuron kuotat të kapitalit në favor të ortakut Arti Malaj. Një vit më vonë, gruaja e ish-ministrit vendos të tërhiqet fare nga kompania dhe të shesë edhe 15% të aksioneve që i kishin mbetur, për 15 mijë lekë të reja. Malaj pasi mori 100% të aksioneve, vendos më datë 12.08.2021, të shesë kuotat në favor të biznesmenit fasadë të parave të ish-ministrit, zotit Eduard Curraj, kundrejt çmimit 100 mijë lekë. Pra përfituesi fundor i kompanisë që themeloi dhe shiti një muaj pas themelimit Adriana Beqaj, është edhe sot Eduard Curraj.

* Shitja fiktive e aksioneve të “Albanian Food and Hospitality Lab” nga Adriana Beqaj tek përfituesi fundor Eduard Curraj

Në këto dy momente, pra udhëtimet me makinën e Dorian Sadikut, provohet lidhja e Ilir Beqaj me biznesmenin e “Delta Holding”, që është dhe ortaku i Eduard Curraj, i cili së fundi u bë pronar i kompanisë që shiti bashkëshortja e ministrit Adriana Beqaj.

Në një investigim të radhës do të publikojmë ku janë fshehur paratë dhe lidhjet e biznesmenit fasadë të ish ministrit Ilir Beqaj, udhëtimet dhe skemat e mashtrimit me vlera dhjetra milion euro…/VIJON