osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kuvendi nis procedurat për zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese: PD në pritje për të ankimuar KLP dhe KLGJ për të shtyrë reformën e drejtësisë

Kuvendi nis procedurat për zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese: PD në pritje për të ankimuar KLP dhe KLGJ për të shtyrë reformën e drejtësisë

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një padi të Unionit të Gjyqtarëve për shfuqizimin e disa neneve të Kodit të Procedurës Penale, ndonëse në votim pro Unionit ishin më shumë gjyqtarë.

Panorama mëson se katër gjyqtarë të Kushtetueses votuan pro Unionit për shfuqizimin, ndërsa tre të tjerë kundër. Por sipas ligjit të Gjykatës Kushtetuese, një vendim për tu miratuar kërkon të paktën pesë vota.

Në ligjin e vjetër të Kodit të Procedurës Penale ishte prokurori që vendoste për të dërguar apo jo cështjen në gjyq dhe të vlerësonte provat e mbledhura nga hetimet, ndërsa me ndryshimet e bëra është gjyqtari i hetimeve paraprake ai i cili vlerson veprimet e bëra nga prokurori i çështjes.

Një tjetër pikë që kundërshtohet nga padia e prokurorëve është dhe neni 182, i cili detyron prokurorin që nëse vendos të pushojë cështjen apo mbyll hetimet brënda pesë ditëve duhet të njoftojë më shkrim personat e përfshirë në këtë hetim.

Ndër argumentet e tyre, prokurorët kanë paraqitur mbivendosjen e e funksioneve pasi sipas Kushtetutës është Prokuroria ajo që kryen ndjekie penale për llogari të shtetit dhe smund të caktojë një gjyqtar veprimet që duhen kryer në fazën paraprake të hetimeve.

Deklarata e plotë e Unionit të Prokurorëve

A. Lidhur me cënimin e parimit të shtetit të së drejtës.

10. Në preambulen e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe në nenin 4 të saj, është afirmuar parimi i shtetit të së drejtës, i cili është një nga parimet më themelore e më të rëndësishme në shtetin dhe shoqërinë demokratike. Si i tillë, ai është një normë e pavarur kushtetuese, prandaj shkelja e tij përbën në vetvete bazë të mjaftueshme për deklarimin e një ligji si antikushtetues. Ky parim nënkupton sundimin e ligjit dhe mënjanimin e arbitraritetit, me qëllim që të arrihet respektimi dhe garantimi i dinjitetit njerëzor, drejtësisë dhe sigurisë juridike.

10.1. Në nenin 4, paragrafi i dytë i Kushtetutës deklarohet: “Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë “. Deklarimi i epërsisë së Kushtetutës, duke e vendosur në majë të piramidës së normave juridike, përbën një aspekt thelbësor të parimit të shtetit të së drejtës. Ky parim detyron të gjitha organet e pushtetit publik që t’i ushtrojnë kompetencat e tyre vetëm në kuadër dhe në bazë të normave kushtetuese. Aktet juridike që nxirren nga këto organe duhet të jenë në pajtim me aktet juridike me të larta, si në kuptimin formal, ashtu edhe atë material.

11. Gjykata ka theksuar se nuk është detyrë e saj shqyrtimi i përplasjeve dhe papajtueshmërive mes dy ligjeve të ndryshme apo ligjeve dhe kodeve. Në juridiksionin kushtetues hyjnë papajtueshmëria e ligjeve apo kodeve me Kushtetutën.

12. Respektimi i hierarkisë së akteve normative është një detyrim që rrjedh nga parimi i shtetit të së drejtës dhe i koherencës në sistemin ligjor. Parimi i shtetit të së drejtës nënkupton veprimin e të gjitha institucioneve shtetërore sipas së drejtës në fuqi, si dhe supremacinë e Kushtetutës ndaj akteve të tjera normative. Rendi juridik nuk është një radhitje e barasvlershme normash, por një sistem hierarkik, i cili përbëhet nga nivele të ndryshme vlefshmërie dhe në secilin prej këtyre niveleve qëndron një normë ose grup normash, duke përftuar kështu edhe fuqinë e caktuar juridike. Piramida e akteve normative, e sanksionuar në nenin 116 të Kushtetutës, përcakton marrëdhëniet midis normave juridike, të cilat bazohen në raportin e mbi/nënvendosjes së tyre. Kjo piramidë aktesh normative ka në majë të saj Kushtetutën, e cila shërben si burim për aktet e tjera juridike. Për rrjedhojë, në rastet e konflikteve ndërmjet normave me fuqi të ndryshme juridike, norma me fuqi më të lartë ka epërsi në raport me normën tjetër.

13. Neni 4/3 i Kushtetutës parashikon se, dispozitat kushtetuese zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe. Sipas këtij parimi themelor kur rregulli kushtetues parashikohet shprehimisht, ai nuk mund të mënjanohet dhe as të tejkalohet, por duhet të zbatohet drejtpërsëdrejti. Përjashtimi kushtetues i parashikuar në këtë dispozitë nënkupton se normat kushtetuese mund edhe të mos gjejnë zbatim drejtpërsëdrejti, kur Kushtetuta ka ngarkuar posaçërisht organet shtetërore përkatëse për të nxjerrë ligjet dhe aktet e tjera nënligjore, me qëllim rregullimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme dhe në përputhje me hierarkinë e normave.

Pra, Kushtetuta përmban dispozita që rregullojnë zbatimin e saj në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Rregullimet që bën Kushtetuta nuk mund të jenë gjithmonë të plota ose shteruese, pasi ajo nuk ka për qëllim të rregullojë hollësisht çdo çështje të organizimit të jetës politiko-shoqërore të një vendi, por vetëm parimet dhe kriteret bazë mbi të cilat duhet të mbështetet ajo. Edhe pse disa çështje që lidhen me rendin shtetëror mund të parashikohen në mënyrë të hollësishme prej saj, gjithsesi mbeten mjaft aspekte të organizimit të jetës institucionale për t’u parashikuar nga ligje ose akte të tjera normative, sipas rastit.

14. Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese në jurisprudencën e saj ka theksuar se nëse ndodhemi përpara një norme ligjore, që nuk mbështetet në parimet dhe rregullimet e specifikuara kushtetuese, por në tejkalime jashtëkushtetuese, si në formë ashtu edhe në përmbajtje, atëherë do të cënohet parimi i hierarkisë së normave. Ky është një qëndrim i konsoliduar i Gjykatës Kushtetuese në disa çështje të tjera analoge, në të cilat ka theksuar se “atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta nuk mund ta bëjë ligji. Prandaj nuk mund të pranohet se ajo ka ometuar pa përmendur raste të tilla …”.