osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ky është plani i errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK

Ky është plani i errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK

Analisti i njohur, Frrok Çupi është kthyer pas në kohë, duke e ndalur theksin tek masakra e 21 janarit të vitit 2011, ku gjatë protestës së thirrur nga opozita asokohe, Garda e Republikës vrau 4 qytetarë të pafajshëm, ngjarje kjo e rëndë për të cilën ai shprehet se fajtor është binomi Meta-Berisha.

Pas disa ditësh Gjykata e Lartë pritet të vendosë nëse këtë ngjarje tragjike do ta hetojë Prokuroria e Posaçme (SPAK) apo Prokuroria e Tiranës.

Por për të mësuar më shumë rreth kësaj dosje dhe asaj që pritet të ndodhë, zoti Çupi heq një paralele mes kundërshtarit të Vladimir Putin, Alexei Navalny, i cili u vra pak ditë më parë në një burg në Siberinë e largët në Rusi dhe Aleks Nikës, protestuesit që mbeti i vrarë në 21 janar 2011 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Teksa zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”, Çupi tregon edhe të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë “hequr qafe” dy shefat, referuara ish-kryeministrit Berisha dhe ish-presidentit kur ishin në pushtet. “Navalny (Alexei) si edhe Aleks Nika u përleshen me bishën shtetërore që u kishte shënjuar jetën miliona njerëzve, duke u vjedhur gjakun dhe djersën dhe pastaj duke vrarë njerëz që të mbrojë të vjedhurat.

Ka qenë pikërisht kështu pak minuta para se Aleksi të qëllohej me armët e shtetit dhe me urdhër të kryesisë së shtetit, para zyrës së kryeministrit. Kryeministri dhe nën-kryeministri, një natë më parë kishin pirë verë në shtëpinë e njërit prej tyre dhe dolën para gazetarëve me dhëmbë të kuq sikur kishin pirë gjak.

Këtë punën e gjakut, realisht, e bënë para selisë së qeverisë. Pastaj dy shefat e shtetit ngrehën armët për të marrë më shumë pushtet me qëllim që të mbronin krimin. Të dy sulmuan Amerikën dhe Drejtësinë, me vetëdije se vetëm fuqitë e mëdha mund ta hapin derën ku paketohen krime të mëdha.

Po të hapej dera për të drejtën e Aleksit, rruga do të shkonte drejt dhjetëra e qindra viktimave që kishin shkaktuar dy shefat në pushtet. Deri në ditën kur Gjykata e të Drejtave të Njeriut vendosi të hapet ajo derë mizore.

Sot është hapur dera e Aleksit, ndërsa është mbyllur dera e Navalnyt. Këtu takohen sot të dy heronjtë tanë, njëri po vjen (Aleks Nika), tjetri po shkon (Alexei Navalny)”, shprehte analisti Çupi.

Çfarë ka ndodhur?

Ndërkohë bëjmë me dije se Gjykata e Lartë ka caktuar datën 12 mars, për shqyrtimin e kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, i cili u vra në protestën e 21 janarit të vitit 2011, të cilët kërkojnë që dosja e ’21 janarit’ të kalojë në SPAK.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet me praninë e palëve në orën 13:00, pra të familjes Nikës dhe të përfaqësuesve të SPAK, ku edhe më pas do të caktohet nëse çështja do të kalojë në dorën e Prokurorisë së Posaçme, duke prishur vendimin e dy shkallëve të mëparshme. Kolegji vlerësoi të nevojshëm dëgjimin e palëve për shkak se çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja e së drejtës, për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore.

Aleks Nika është një nga 4 protestuesit që u vra nga plumbat e shtetit në protestën e 21 janarit 2011. Do jetë Gjykata e Lartë që me një vendim urdhërues do të vendosë nëse hetimet do t’i vijojë Prokuroria e Tiranës apo do i kalojnë SPAK, për të hapur hetimin e asaj që Gjykata e Strasburgut e quajti krim shtetëror. Vendimi i Strasburgut i datës 14 nëntor 2023 bën thirrje për drejtësi dhe dënimin e përgjegjësve të atij krimi shtetëror.

SPAK do të duhet të zbardhë akuzat për urdhërim të vrasjeve, prishje dhe devijim të hetimeve, pengim të drejtësisë nga zyrtarët më të lartë të qeverisë shqiptare të asaj kohe, të drejtuar nga Sali Berisha. Kërkesa e familjes Nika ka përfunduar në Gjykatën e Lartë pasi GJKKO dhe Apeli i GJKKO e rrëzuan.

Familjarët e protestuesit të vrarë kërkojnë që Gjykata e Lartë të prishë dy vendimet e marra nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit dhe të urdhërojë Prokurorin e Posaçme të regjistrojë procedimin penal. Sipas argumentit të tyre, të akuzuarit për të krim janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ish Kryeministër dhe ish Ministër i Brendshëm, të cilët janë subjekte që duhet të hetohen nga SPAK bashkë me Andrea Prendin, ish-komandant i Gardës së Republikës.

Në rekursin e bashkëshortes së Aleks Nikës, thuhet se Prokuroria e Tiranës e ka mbajtur hetimin për 21 janarin për 2 vjet e 6 muaj pa bërë asnjë veprim për zbardhjen e ngjarjes. Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e familjarëve të depozituar më 16 shkurt të këtij viti, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste.