Lëkundje të njëpasnjëshme termeti, dje në Korçë, Greqi dhe Itali, sot Tiranë dhe Durrës

Lëkundje të njëpasnjëshme termeti, dje në Korçë, Greqi dhe Itali, sot Tiranë dhe Durrës

Një lëkundje e fortë tërmeti tronditi pak çaste më parë vendin tonë. Lëkundjet u ndjenë në zonën e Tiranës dhe të Durrësit. Tërmeti ka pasur magnitudë 3.0 Rihter.

Po dje një lëkundje e fortë tërmeti u shënua 20 minuta pas mesnatës në vendin tonë. Lëkundja me magnitudë 4.0 e shkallës rihter u regjistrua pranë fshatit Hoçisht të Korçës.

Thellësia nga epiqendra është vetëm 2 kilometra ndaj dhe lëkundjet janë ndjerë edhe përreth. Për fat të mirë nuk ka patur të dhëna për persona të lënduar.

Lëkundje t♪7 vazhdueshme ka patur edhe në Greqinë fqinje me magnituda të përafërta me SHqipërinë duke krijuar frikë tek njerzit për ndonjë goditje të fuqishme.