osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Lela i Çadrës së parë bën “lanet” Lulin: Basha ‘ngre Çadrën’ në PD! Ai si ‘viktimë’ dhe kundërshtarët si ‘të shitur’

Lela i Çadrës së parë bën “lanet” Lulin: Basha ‘ngre Çadrën’ në PD! Ai si ‘viktimë’ dhe kundërshtarët si ‘të shitur’

Nga Alfred Lela

Asnjë reflektim. Shpikja për veten e rolit të viktimës. Anashkalim i tezave të sfidantëve me fjali të një gjuhe të drunjtë, e vetmja që di të flasë, të tipit ‘në PD ka vend për të gjithë’.

Kjo është me pak fjalë përmbledhja e fjalës së kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e Kryesisë pasditen e së dielës.

Për të gjithë ata që e njohin, nga afër ose larg, nuk kishte te ky qëndrim asgjë më shumë se takim me pritshmëritë. Eshtë i njëjti Bashë, recitues vargjesh të mjerimit politik, që mbahet fort te timoni i një force që ende vazhdon, ashtu e rraskapitur, të nxjerrë frymë shprese për shqiptarët, Partisë Demokratike.

Pjesa më cingëritëse e fjalës së tij mbetet vetëviktimizimi, ngjyrosur edhe me përcaktimin e zërave kundër në parti si ‘të shitur te Rama’. Pra, dy poshtërsi të paketuara bashkë, njëra politike e tjetra etike.

Basha e quan veten si “shënjestrën e parë të një fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe”. Çfarë pacipësie! Të paktën dy emisione televizive në prime time janë tkurrur ose mbyllur, pre e presionit të tij politiko-financiar. Të flasësh në kushte të tilla ‘për makinë propagandistike’ që ka shënjestruar atë, ndërkohë që janë të tjerët targete të ndërhyrjeve dhe parave të tij, është në më të paktën hipokrizi e rendit industrial.

Synimi i vërtetë i kësaj gjuhe, ku bashkohen viktimizimi me sulmin nën brez është skajimi i atyre që mendojnë ndryshe, në apo afër PD, si ‘të shitur të Rama’ dhe te ‘makina propagandistike e tij’. Kësisoj ai rreket të mbajë të karikuar demokratët në qendër dhe në bazë, duke bashkuar në një pretendimin për manipulim të zgjedhjeve, pra vjedhje të hakut të tyre, dhe gjithashtu blerje, nga po i njëjti personazh të kundërshtarëve të tij.

Pasi ndoqi këtë linjë me Astrit Patozin, Jozefina Topallin e të tjerë, don ta vazhdojë edhe me Bardh Kadillin, Bujar Nishanin, Arben Imamin etj. Në rastin e të parëve historia e nxori huq. As Patozi dhe as Topalli nuk mblodhën vota të tillë sa për të dëshmuar paktin me Ramën. Nëse Rama kishte një projekt me ta, dhe gjithashtu një makineri manipulative që e tjetërsonte votën sipas zellit, logjika e do se do ‘t’iu hapte krahun’ të paktën këtyre të dyve, duke u mundësuar, në mos mandate një numër votash që do i bënte ata kredibël në profilin politik, dhe pse jo synimin për t’u kthyer në PD dhe ‘kërcënuar’ sërish Bashën.

Nuk e thotë ende hapur, madje e fsheh qëllimin pas fjalisë shterpe ‘në PD ka vend për të gjithë’, por koka e qëndrimeve të tij dhe bejlurçinave përreth do sintetizohet shpejt te kurthi i vjetër ‘kundërshtarët e mi janë njerëz të Ramës’.

Sigurisht, kjo do t’i shohë sfidantët e tij në PD të paragjykuar dhe do t’jua pamundësojë një garë alternativash. Por, nuk do të bëjë asgjë për të ngritur në PD institucionin e reflektimit, gjetjen e gabimeve, ndreqjen e tyre dhe ndërtimin e një strategjie për një Parti Demokratike që kërkon të dalë nga pozita e viktimës dhe të bëhet forcë e parë.

Basha fyen demokratët dhe PD duke mbajtur peng institucionin e dorëheqjes, të përballjes, të reflektimit dhe të garës. Duke shpikur ‘armiq të brendshëm’ që sponsorizohen nga ‘armiq të jashtëm’. Duke e shndërruar veten në viktimë, ndërkohë që demokratët janë në fakt të lënduarit edhe të pësuarit e zgjedhjeve dhe udhëheqjes së tij tetë vjeçare.

Ai i fyen posaçërisht demokratët duke e pasë marrë partinë pas tetë vitesh konsumi në pushtet, dhe pasi e ka xhiruar në rrethrrotullimin politik e ka çuar fiks aty ku e mori, pas tetë vitesh opozitë.

Ky është rekordi i Bashës. Duam apo nuk duam. Do apo nuk do ai.

Këto janë faktet dhe kur Basha i shtrembëron kryen të njëjtin manipulim si Rama që akuzon.

Demokratë sot kanë vetëm një detyrë: të mos lejojnë që Basha, si dhe Rama, të jenë të vetmit fitues të zgjedhjeve, ndërkohë që ata janë humbësit. Mund ta bëjnë, sigurisht, por humbin të drejtën e ankimimit. Sepse 2023 dhe 2025 janë dy data që nuk i shmangim dot me asnjë rrenë.(politico)