osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Letra e një emigranti “venali”: Ku ishe ti “diaspors”, kur qytetarët vri.teshin në bulevard?!

Letra e një emigranti “venali”: Ku ishe ti “diaspors”, kur qytetarët vri.teshin në bulevard?!

Nga Anri Bala

Me të drejtë edhe unë u preka kur pashë lotët e emigrantëve, e me vrap ngrita volumin e televizorit për të dëgjuar më shumë për vuajtjet e tyre nga rrugëikja! Ndoshta nga kureshtja për të kuptuar më shumë për përvojat e tyre të hidhura apo të lumtura!

Ama, me thënë të drejtën sa nuk më ra të “fikt” kur dëgjova radhën e fjalimeve të tyre, që nuk kishin kurrëfarë lidhje as me ata, e as me mua, as me hallet që na kanë zënë, e as me gëzimet që na kanë rënë, por thjesht mu dukën si kumtimi i disa bejtjeve pa kurrfarë melodie…. të shumëdëgjuara.

Për mua veç sa u lodhën kot! E me sa po kuptoj s’qenkan ngopur …me mundin, përderisa po majmen me fjalime gjirizesh të atyre që i degdisën në emigrim. Është e papranueshme për ta të flasin me gjuhën e persekutorit, e ndaj kam disa pikëpyetje, e me të drejt më duhet t’i pyes diasporsin, se ku ishte ai, kur ato që e kanë lëshuar në rrugë, vri.snin njerëz si puna e tij në bulevard, vetëm se protestonin dhe ende sot dikush qan për ta me gulçima?!

Nëse nuk ju mbetet qejfi, po t’i bëjë dhe ca pyetje të tjera, që më dalin nga gjuha ime e mllefosur nga dhimbja që ndiej për shumë e shumë nga ju, që kanë qindra probleme andej e këndej, por edhe për emigrantët “vendali”… në Shqipëri:

Ku ishe ti diaspors, kur Tirana u kthye si një fshat i stërmadh, ku njerëzit ecnin me elektrik dore me bateri?!

Ku ishe ti diaspors, kur djali i kryetarit të Lega Nord, diplomohej si student i “shkëlqyer” në universitetet shqiptare, pa ditur asnjë fjalë shqip dhe pa u paraqitur asnjë ditë në shkollë, ndërsa punëtorët e fakulteteve kioskë, si bojaxhi, murator, hidraulik e suvaxhi, paguheshin me klering “si jurista”?!

Ku ishe ti diaspors, kur pronari i “bllokut të kuq”, që të jep sot leje të protestosh në Presidencë, bleu gjykata e prokurori dhe e menderosi FBI-në, duke fituar pafajësinë me “prova dhe fakte” të siguruara nga një kambist dhe bravaxhi të diplomuar si ekspertë e specialist, që vetëm mendja e tyre dhe e ndonjë të marri në klinikat psikiatrike mund t’i besoi si të vërteta?!

Ku ishe ti diaspors, kur vendi u mbush me analfabet funksional, që nuk i pranonte njeri as për kamarier, sepse nuk dinin tabelën e shumëzimit?!

Ku ishe ti diaspors, kur njerëzit që protestonin… nuk protestonin, sepse gëlltisnin gjakun dhe dhëmbët e thyer nga “leja”, për protestë e dajakut berishian?!

Ku ishe ti diaspors, kur polici e fillonte gjobën pa zbritur nga avioni apo trageti?!

Ku ishe ti o trim, kur Shqipëria ishte koloni e Lazaratit si vendim politik, në dorën e kolonizatorëve, sot disfatistë, që bërtasin e çirren: Poshtë Shqipëria e hashashit?!

Ku ishe ti diaspors, kur Shqipëria u kthye në superfuqi europiane për energjinë “Green”, duke e shkatërruar gjithë ekosistemin e gjithçka të virgjër që kishte vendi, pa prodhuar asnjë kilovat energji por… miliona hajdutëri?!

Ku ishe ti diaspors, kur vra.sësit dilnin dhe dalin edhe sot e kësaj dite si heronj, që mbrojtën nderin e tyre… karrigen kurvë të pushtetit?!

Ku ishe ti diaspors, kur në vendin tënd, prej atyre që ti nuk ia përmende emrin kurrë, vri.teshin deputetë, gjyqtarë zyrtarë dhe qytetarë, sepse policia ishte e përçudnuar nga një tufë bashibozukësh, që heroizmat e Ismail Qemalit i shihnin vetëm si simbol i “pesëqind lekshit”?!

Ndoshta, do të qëndroja krah teje, nëse ti do të përmendje një herë të vetme mënxyrën dhe katrahurën, që ata që ty “pa dashje, por me qëllim” të janë fshirë nga memorja, ja bënë Shqipërisë, sa herë që kanë grabitur pushtetin me kallash e pallash, por ti as që e imagjinon, sepse ke kujtesën e dobët… nga largësia në emigracion.

Do isha me ty, nëse ti nuk do flisje me gjuhën e atyre, që megjithëse nuk kanë lënë gjë pa bërë, shesin moral dhe ndershmëri, por nëse do t’i fusje brenda në bordelloje, të siguroj se nuk do e merrje vesh se kush është kurva e vërtetë, sepse i sheh tek sulmojnë të mirin, të keqin dhe të përzierin, si rruspiet e bordellove, që shajnë çdo femër të bukur dhe të fisme, që kalon rrugës: Ah moj… kurvë!

Do isha me ty, nëse do protestoje në Lalëz, Mullet apo deri në bregdetin e mrekullueshëm të jugut, ku të vërbon sytë shkëlqimi dhe bardhësia e vilave të bëra me para gjaku shqiptarësh, prej racës më të ndyrë… politikan shqiptarë, e sojit dhe e sorollopit të tyre, por ti nuk je kundër tyre, por kundër rrezikut të tyre… shtetbërjes.

A e di ti diaspors, se je në vendin e gabuar për të protestuar dhe ke marrë përsipër rolin e gjyqtarit që jep pafajësi për vra.sësit dhe fajëson viktimat, që nuk të dhanë leje për protestë, ku të të dojë trapi ty?!

Përse nuk na thua një rast korrupsioni, antidemokracie, dhune apo trafiku, ku ti diasporist ke përjetuar kohët e fundit?!

Vërtet mendon, se ti e përfaqëson diasporën shqiptare me ato që thua, tani pas zgjimit nga gjumi letargjik?!

Diasporist i dëshpruar dhe i manipuluar, flit për veten tënde dhe ato që mendojnë si puna jote, sepse emigracioni ka mbi 2 milion qytetarë, që nuk mendojnë si ti, një nga ato jam dhe unë, i vetmuar pa përkrahje, por me sy e vesh hapur! Ndaj hesht, flit në emrin tënd dhe të atyre që të kanë yshtur për të dalë aty, sepse i bënë nder vetes, me të drejtën tënde të pakënaqësive… personale.

Ju nuk keni asnjë lidhje me diasporën, por jeni të lidhur me antishtetin dhe antiligjin, të dashuruar me… ish-shtetin.

Natyrisht, ndjeheshit të çliruar e të kënaqur dikur, kur flisnit me familjet, kur ju tregonin për bollëkun dhe horrllëkun në shtetin e qoftëlargëve, kur nuk paguanin drita dhe ujë, se i paguanin ata “gomerët” qytetarë, që i friksoheshin ligjit… sepse njihnin shtetin!

Natyrisht ju jeni të pakënaqur, sepse bandat e sojit “Tokë e Xanun”, tani duhet të ikin te toka e nënës dhe e babës.

Natyrisht që jeni të pakënaqur, sepse duhet t’i dërgoni para familjes për drita, ujë, tokën e zaptuar që ka zot, e duhet të marrë “hakën” që i takon, por edhe për t’i ushqyer, pasi kanë mbaruar kafen e dhjetë tek lokali i lagjes.

Natyrisht jeni të shqetësuar dhe të egërsuar, se si nuk mund të arsimoheni nëpër kioska… si studentë “ekselent”, ku shqipes i thonin shkip dhe diplomat nuk vlejnë as për bari, sepse nuk e numëroni dot as tufën.

Hani dhe pak, sa të plotësoni racionin që duhet të paguajnë ato që i’u kanë sjellur aty, lulashët, utbashët, ustashët, çizmashët, lyrashët, qyrrashët e shurrashët e ndyrë, që po i rezistojnë fal jush, ndëshkimit.

Vërtet nuk e shikoni se Shqipëria ka ndryshuar, apo syzet tuaja janë për të mos parë?! Nëse nuk shikoni, atëherë mund të filmoni, fotografoni dhe krahasoni veten tuaj me viktimat e 21 Janarit në bulevard: Ju duke ulëritur dhe pëllitur në mbrojtie të antishtetit… ndërsa nënzezat e tyre, duke klithur për bijtë e tyre të pafajshëm… protestues me duar në xhepa, që kërkojnë drejtësi.

Kaq të marrë jeni, sa i pandehni shqiptarët si qorra dhe ata që ju nxorrën aty… t’i shohin si zotërinj e jo si kriminela dhe horra?!

Me respekt nga emigranti venali: Udha mbarë ju qoftë deri vitin tjetër… nëse ua paguajnë sërish biletën!/Ekskluzive.al