osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ligji i ‘’fshehtë” për trashgimëninë e VIP-ave dhe familjarëve të ish-Bllokut! Zbardhet dokumenti “Tepër Sekret”: Ja si i ruajtën pasuritë edhe pas regjimit

Ligji i ‘’fshehtë” për trashgimëninë e VIP-ave dhe familjarëve të ish-Bllokut! Zbardhet dokumenti “Tepër Sekret”: Ja si i ruajtën pasuritë edhe pas regjimit

Udhëheqësit komunistë që drejtuan Shqipërinë me dorë të hekurt kishin menduar për familjet edhe pas vdekjes së tyre. E çuditshme për një paradoks të tillë, por një e vërtetë e padiskutueshme.

Përveç shpenzimeve marramendëse që duhej të përballonte buxheti i shtetit për varrimin e një shtetari të lartë, të cilat arrinin shumën e rrogave mujore të më se 50 punëtorëve, vetë ata në ligjet që kishin firmosur, kishin parashikuar dhe përfitimet më të çuditshme për familjarët e tyre. Konkretisht familja do të mbante si trashëgim makinën, shtëpinë, rojet e shërbimit e deri te imuniteti “Familje VIP” apo dhe shumë të drejta të tjera që rridhnin prej të qenit “ish-personalitete”.

Gjithçka mësohet ditët e fundit nga një dokument tepër sekret i zbuluar në Arkivin Qendror të Shtetit. Ky dokument, bën fjalë për vendimin befasues dhe të panjohur deri më sot. Tashmë, kur Shqipëria përjeton historinë e politikës pluraliste, janë dëgjuar shpesh komente të tilla nga shumë ithtarë të teorisë së kuqe se, ajo që quhej “kastë e udhëheqjes komuniste” nuk kishte asgjë të privatizuar dhe askush prej tyre nuk do t’u linte fëmijëve asnjë gjë pas vdekjes, veç emrit të nderuar të kryefamiljarit të pushtetshëm.

Pak a shumë kjo gjë është pranuar nga kushdo. Por, çuditërisht, nga sa vërtetohet sot nëpërmjet dokumentit të siguruar nga redaksia e gazetës “Panorama”, ata nuk paskëshin menduar vetëm për veten e tyre, por edhe për familjet kur vetë të mos ishin më duke mos harruar këtu edhe faktin tjetër që gjatë kohës që ishin jetë duke qenë persona VIP të shtetit, ata gëzonin pushtetet deri në pleqëri.

Dokumenti të cilit i referohemi për një çudi të tillë i përket origjinalit të ndodhur në A.Q.SH pikërisht në fletën NR/1 dhe 2 të dosjes Nr.1019 (Fondi 490, viti 1965), e cila nën nënshkrimin “Tepër Sekret”, ka qëndruar e strukur për 40 vjet me radhë.

REPUBLIKA POPULLOR E SHQIPËRISË

Këshilli i Ministrave

Udhëzim

Nr. 7, Dt. 17. IV. 1965

Mbi caktimin e kuotave për shpenzimet e vdekjeve dhe të drejtat që duhen të gëzojnë familjet mbas vdekjes së personaliteteve të Partisë dhe të Shtetit.

Me qëllim që të disiplinohet mënyra e bërjes së shpenzimeve për raste vdekjeje të personaliteteve të Partisë dhe të shtetit si dhe të pjesëtarëve të familjeve të tyre dhe të për caktohen më mirë të drejtat që duhet të gëzojnë familjet mbas vdekjes së tyre

Udhëzoj: Të jenë si vijon:

a)- Për anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike, për Presidentin e Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe zv. kryeministrat, sipas urdhrit që do të japë komisioni i posaçëm i krijuar për këtë qëllim.

b)- Për pjesëtarët e familjeve që kanë ligjërisht në ngarkim personalitetet që permenden në gërmen “a” të mësipërme:

Për varrim 5.000 lekë
Për ushqime 10.000 lekë
Gjithsej 15.000 lekë

c)- Për anëtarët dhe kandidatët e Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, për anëtarët e Qeverisë, zëvendës presidentet e presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetarin e Komisionit të Revizionimit në Komitetin Qendror të Partisë dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë:

Për varrim 10.000 leke
Për ushqim 15.000 leke
Gjithsej 25.000 lekë

d)- Për deputetët e Kuvendit Popullor

Për varrim 10.000 lekë

Për ushqime lekë 10.000

Gjithsej 20.000 lekë

e ) Për gjeneralë, zëvendësministra, sekretarë të parë të Komiteteve të Partisë, kryetarë të komiteteve ekzekutive dhe ambasadorë 10.000 -15.000 lekë, sipas. urdhrit të veçantë që do të epet për çdo rast.

2) Të drejtat që gëzojnë familjet e personaliteteve të Partisë dhe të shtetit, të pushojnë tre muaj mbasdekjes së personalitetit përkatës.

Mbas këtij afati t’u njihen këto të drejta:

a)- Familjeve të anëtarëve dhe kandidatëve të Byrosë Politike, të Presidentit të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe të zëvendëskryeministrave, shpenzimet për një shërbyes, ujë dhe dritë.

Gjithashtu u lihet për banim shtëpia që kanë. Vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe me urdhër të posaçëm mund t’iu ndërrohet ajo me një shtëpi tjetër.

b)- Familjeve të anëtarëve dhe kandidatëve të Komitetit Qendror, anëtarëve të Qeverisë, zëvendës presidentet e Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe Kryetarit të Komisionit Qendror të Revizionimit si dhe kryetari të Gjykatë së Lartë, vetëm shtëpia që banojnë, kur familja është e madhe. Në rast të kundër ajo iu ndërrohet me një shtëpi tjetër të përshtatshme.

c) – Ky udhëzim hyn në fuqi me njëherë

Zv. kryetari i Parë i Këshillit të Ministrave Beqir Balluku (firma)

AQSH. Fondi 490. viti dosja 1019. fleta 2