osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Lotët e rrejshëm të “tregtarëve të lirisë”, të kthehen në lot lehtësimi për viktimat e tyre!

Lotët e rrejshëm të “tregtarëve të lirisë”, të kthehen në lot lehtësimi për viktimat e tyre!

Nga Anri Bala

Nuk e patë, apo nuk e dëgjuat, sot edhe një gjyqtar tjetër, si shumë nga kolegët e tij, u përlot dhe bëri “be e rrufe”, se nuk kishte vjedhur, se ishte i ndershëm, se tërë atë “bollëk” e kishte me djersën e ballit, ku herë e shtonte ai dhe herë bashkëshortja, si bletë punëtore, duke mbledhur “nektarin” (para), e  duke këputur jetë, nëse nuk kishe.

Ndoshta, ai dhe shumë koleg të tij, që kanë rezultuar të nxirë me bardhësinë e drejtësisë, ashtu si pelerina që mbajnë veshur, duke lotuar, mendojnë se dikujt do t’i ngjallin keqardhje, por përveç nënave të tyre, askujt nuk do t’i bjer ndërmend.

Gjyqtar në shkallët më të larta të drejtësisë, i dënuar për vjedhje në shtetin fqinj, gjykonte politikanë “kriminelë”, që nuk kishin treguar krimin e tyre… dënuar për qendrim klandestinë.

Ndjehesh i frikësuar, se sa shumë paskan qenë dhe si është e mundur, që në këtë vend, është bërë drejtësi nga këta njerëz?! Si është e mundur, që i lejuam, që gjyqtarët dhe hetuesit e diktaturës, të drejtonin drejtësinë, duke e përdorur si kavie eksperimentale, për hakmarrje për pushtetin e tyre të rrëzuar?! Në fakt, ato nuk u rrëzuan kurrë, por u rrëzua drejtësia, që u zëvëndësua nga padrejtësia dhe makutëria, e u ngritën përsëri po ato… xhelatët.

E pabesueshme sa lartë shkuan, duke qenë vetëm ca shërbëtorë të rëndomtë të sistemit, që kishin burgosur, vrarë e pushkatura me qindra njerëz… në emër të popullit! Shpejt e gjetën veten duke u mësuar, se si bëhej drejtësia, bijëve të viktimave të tyre dhe krijuan hibridin e të drejtës… që kafshon përmes urrejtjes. Xhelatët e diktaturës, i mësuan dhe i trajnuan aq mirë ish-viktimat e tyre “plepista”, sa ata nuk e harruan kurrë mësimin: Populli është bagëti, mall tregu, që duhet të paguai për çdo lajthitje, ose të dënohet për asgjë, njëlloj, si në diktaturë… agjitacion propogandë.

Atëherë ishte në mes shokësh, tani është nëpërmjet teknologjisë. Përgjimi zanor i pazbardhur i rastit Babale, që bënë xhiro nëpër botë, doli mashtrim spektakolar për provat e gënjeshtra, që përdor ky sistem kriminal drejtësie, për të akuzuarit, por realisht është arma kryesore e pasurimit të tyre. Për një Babale, u bënë muaj që nuk i identifikohet biseda, ndërkohë që janë dënuar qindra vetë, që kurrë nuk kanë pranuar  autorësinë e bisedës dhe as autorësinë e krimit. Ky është një krim tjetër i rëndë, por i lehtë për të zhvatur, sepse këto mjeshtra, nëse paguaje sigurisht, të pastronin nga akuzat… për mungesë provash të pavertetuara.

Teknikat e tyre të pasurimit janë pa fund, por duhet të ishin pak më trima, për guximin që kanë treguar, duke i kthyer sallat e gjykatave, në magazina ku shitej malli më i shtrenjtë… liria!

A u shkon ndërmend, se sa nëna kanë lotuar për padrejtësitë e bëra ndaj fëmijëve të tyre?! A u shkon ndërmend, se sa nëna kanë veshur me të zeza, duke liruar vrasës dhe kriminelë, nga më gjakftohtët, që të vrasin përsëri, vetëm për një fjalë goje…?! A e dini, se gjysma e njerëzve që vuajnë dënime, janë gjykuar nga këto gjyqtarë dhe prokurorë (siç rezulton nga vettingu), janë numërorë hallexhinjshë, për bukën e gojës, që nuk kanë asnjë gen kriminal, por kanë fatkeqësinë në derë… varfërinë dhe pamundësinë për të paguar lirinë e tyre?!

Ndaj, nëse do bëhet drejtësi, duhet një amnisti radikale, për të gjithë ato, që nuk kanë vrarë, plagosur, grabitur apo dhunuar njeri! Sepse, era i drejtësisë së munguar, duhet për ato që vuajnë akoma goditjen e padrejtësisë! Për ato qindra viktima që janë pas hekurave, si “bedela” për bosat dhe për ata mijëra familjarë të tyre, që kanë mbetur të traumatizuar, edhe sot… sepse nuk kanë patur mundësi t’i përgjigjen pazarit të tregtarëve të lirisë… prokurorëve dhe gjyqtarëve!

Ndaj, vettingu me lot gjyqtarësh dhe me mort e dhimbje qytetarësh, nuk i hynë në punë askujt, sepse drejtësia do jetë një padrejtësi e re, e llojit të saj, ku tregtarët e paligjshëm të lirisë do jetojnë, mbretërojnë dhe gëzojnë gjithë të mirat e krimit të tyre, por tani, si tregëtar të ligjshëm… avokat.

Ndaj, duhet të luftojmë deri në pikën e fundit, që “lotët” e rrejshëm të këtyre padrejtësibërësve, të kthehen në lot lehtësimi për nënat, motrat, vëllezërit e miqtë, që po paguajnë… mospagimin e tyre!/EKSKLUZIVE.AL