Mbi 530 forca operacionale dhe efektivë të ushtrisë, 3 helikopterë dhe dy avionë Air Tractor, janë angazhuar këtë të mërkurë në gjashtë zona të ndryshme të vendit, për t’u përballuar me 10 vatra aktive zjarri.
Situata më problematike duket në Lurë ku rrezikohen banesat dhe Krujë ku familjet kanë larguar të moshuarit e fëmijët. Edhe Tirana është rrethuar nga disa vatra zjarri në fshatrat përreth.
3 vatra zjarri kanë përfshirë kurorën e gjelbër të Tiranës, vetëm pak kilometra larg kryeqytetit. Në orët e pasdites një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës, ndërsa nga pamjet e siguruara nga Report Tv, edhe me dron, duket se vatra është serioze dhe vijon të intensifikohet.
Edhe jeta e zjarrfikësve ka qenë në rrezik nga lufta me flakët. Në operacionin për shuarjen e flakëve punuan edhe dy helikopterë, një Cougar dhe Black Hawk, të cilët në mbrëmje ndërprenë operacionin. Mësohet se era po i shtyn flakët drejt fshatit Gurrë e Vogël, ndërkohë që raportohet se janë djegur edhe disa shtëpi të pabanuara.
Ndërkohë mbi tunelet e Qafë-Mollës, 22 forca të mbështetura nga dy helikopterë të Forcës Ajrore, një Cougar dhe Black Hawk u angazhuan gjatë ditës së sotme për të mbajtur në kontroll një vatër zjarri.
Ndërsa një tjetër u regjistrua në Priskë të Madhe ku janë angazhuar 15 efektivë. Në të dyja zonat nuk raportohet rrezik për banesat.
Në Krujë e cila këto ditë ka vuajtur më së shumti nga zjarret, 4 vatra janë evidentuar përgjatë gjithë ditës. Në lagjen Bojë të Krujës, zjarrfikësit u vendosën pranë banesave, ndërsa ndërhyrja u mbështet nga një helikopter. Në lagjen Abaze flakët u mbajtën në kontroll, pa asnjë rrezik për zonat e banuara, megjithatë falmijet larguan fëmijët dhe të moshuarit.
Një tjetër vatër u regjistrua në vendgrumbullimin e mbeturinave në Krastë. Ndërsa në Nikël, mbi njësinë administrative, u dogj një sipërfaqe me ferra e shkurre.
Prej dy ditësh, zjarri vijon të djegë masivin me pishë të zezë dhe bredh në Parkun Kombëtar të Lurës, në Dibër.
Gjatë natës të martës, flakët kanë avancuar drejt zonës së banuar në Gurë-Lurë, duke rritur rrezikun për banesat.
Mbi 220 forca janë angazhuar në terren, ndërsa nga ajri operojnë dy avionë Air Tractor. Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave të rrezikuara.
Në Drenie të Patosit po ashtu vatra e zjarrit u riaktivizua në mesnatë, duke marrë gjatë ditës një shtrirje të gjerë, në një zonë kodrinore ku dhe ndërhyrja nga toka mbetet e vështir

