osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Lulashi, lapsuset dhe gafat

Lulashi, lapsuset dhe gafat

Nga Akil Ylli

Gjthkujt ne jete, i ka rastisur te perballet me te qeshurat e shokeve, te te njohurve, kur pa dashur i ka shkare ndonje lapsus. Veshtire te gjendet dikush, qe te mos kete rene viktim, te pakten nje here, i “lapsuseve te mallkuar”

Por eshte po aq vertete, dhe ajo, qe ndonjeri prej miqve, per arsye, qe besoj edhe shkenca i çon durt perpjete, kane predispozicionin per te qene te shquar ne kete specialitet. Sa per humor, mund te permend dike, qe ne vend te thoshte, “du me ble nje llampe 100 vatshe per kuzhine”, tha: Du me ble, nje llampe qindeshe per kuzhinshe. Apo nje rast tjeter, kur dikuj nuk i kujtohej emri per te cilin po fliste, dhe per ta indentifikuar, ne vend te thoshte, “ai me dhamt e rame”, ja kputi: Ai me ramt e dhame.

Mirpo keto raste, nuk duhet te na shtyjne, te nxjerrim konkluzione te gabuara, duke menduar qe keta persona, me pa tjeter duhet te kene mangut ndonje vid, apo formimin kulturor te cungum. Nuk egziston lidhja, shkak-pasoje. Faktet e rrezojne, kete lloj binomit!

Ka plot njerez inteligjente, me integritet kulturor per tu pasur zili, qe ju ndodh te bien viktime e lapsuseve, siç ka dhe prej atyre, qe natyra dhe mungesa e kurjozitetit, i ka privuar nga keto cilesi te lakmueshme. Kjo do te thote, qe lapsuset nuk duhet ti konsiderojme, si indikator instruktimit, por thjesht, si nje dukuri e pafajshme e natyres njezore.

Por ama, ne zhargonin e perditshem, padashur, shpesh, ne i indentifikojme lapsuset me gafat, qe faktikisht, nuk kane asgje te perbashket, me njera tjetren. Lapsuset, jane gabime te pavullnetshem te çastit, per shkaktuara nga shperqendrimi, o nendijeja, ku shkalla e rrezikshmerise, ka si njesi matse, minutazhin e se qeshures, ndersa gafat jane, manifestim i padijes, i injorances, dhe shkalla e rrezikshmerise matet, me pozicionin qe gezon ne shoqeri, individi ne fjale.

Perderisa titullaret e gafave, perfaqsojne vetem vetveten, s’ka asnje problem. Shume, shume, mund te te shkaktojne bezdi, kur i ke prane, ose qameti, mund te behen te njohur pertej lagjes, kur futen ne fejsbuk, dhe lene kokrren e namit, me turli hajvanlleqesh.

Ata behen te rrezikshem, dhe shume te rrezikshem, at’here kur i perkushtohen politikes, kerkojne pergjegjsi drejtmi, dhe turma e rruges, u jep liçence ta ushtroje ate. Ne kete rast, e vetmja mundesi qe kane, per te ecur perpara, eshte te kapen fort, mbas nans se tana t’zezave, rrens, dhe te gjitha derivateve, qe burojne prej saj. Sa me i larte te jete pozicioni, ne herarkine vendimmarrese, aq me te renda, do t’jene pasojat per shoqerin. Pervoja jone na meson, qe pasojat, mund te jene katastrofike!

Per mos me u hallakat shume, bash nje te tille, ne e kemi hala neper kembe, dhe fatkesisht pretendent per Kryeminister. Dhe e gjithe kjo, fale ligjeve te demokracis dhe predispozicionit te nje shtrese te caktuar, qe vdes per nje çike kaos, ku mbreteron rrumpalla dhe ligjin e bejne me te fortit, te cilet i sigurojne numrat e nevojshem, per te qene aktiv ne politik.

Nuk ka njeri me dy pare mend, qe nuk e indentifikon Lulashin, si personifikim i gafes. I ka te tijat. Si ja keput kot ai, e pamundur te gjesh nje te dyte. Jo sepse, mungojne hajvanet neper dynja, por se eshte e pamundur, te gjendet diku ne rruzull, edhe hajvan i kalibrit te tij, edhe kandidat per kryetar qeverie.

Megjithate, per hire te se vertetes, duhet thene, qe nuk eshte hera e pare, te kete bere vaki, qe individe me defiçite te afirmuara ne katalogun e qytetarise dhe formimit personal, te jene ulur ne postet me te larta shteterore. Almanaku i historise sone, ka disa te tille.

Qe te ndodhe ky perjashtim, eshte e domosdoshme, qe t’krijohet nje bashkesi kushtesh, ne te njejten kohe, si numrat fitues te lotaris, 6 deri ne 42. Shume e veshtire, por jo e pamundur.

Ja te marrim Lulashin pershembull. Nga kamarier ne Rinas, fati e desh, qe rastesisht te njihet me nje holandez te rendesishem ne aeroport, i cili nepermjet rrjetit te te njohurve, e katapultoj ne Holande prane tij, duke i siguruar te gjitha mundesite, te studioje. Bile jo vetem kaq, por i siguroj diplomem e juristit, vetem duke frekuentuar nje vit universitar

Pas kesaj, prap fale bammirsit holandez, siguroj nje vend pune, ne zyrat e UMNIK-ut ne Kosove. T’çojne doren dikush, e te thojne, se ky sukses, s’ka kofiçentin e bingos!

Po pse, mbaroj me kaq se ndrituri, Ylli i Fatit Lulashin, do thoni ju? Jo a te keqen! Fati desh, qe aty te takohej me te bijen e liderit te opozites se at’hershe shqiptare, qe per aq vite sa qe ne pushtet, i kishte nxjerre ujin e zi Shqipnis e shqiptarve, dhe pretendonte perseri, ta rifitonte pushtetin.

Rrisku e solli, qe i jati i koleges, si mjeshter ne perzgjedhjen e dylbereve politik, ne sherbin te tij dhe famililjes, te pikaste te Lulashi, tipin ideal: byk ne formim; krejt i papergjegjshem, qe nuk skuqej e as zverdhej, edhe ne nese provokonte qametin. Tamam tiparet e palloshit, me kostum oksidental!

Mirpo, ne veshtrim te pare, duket sikur Lulashi ishte rreshtuar, nga ana e humbesit, sepse te mendoje at’here, qe opozita mund ti fitonte zgjedhjet, kur si trashigimi, gjate qeverisjes se meparshme, kishte lene pas, toke te djegun, ishte njesoj, sikur te besoje, ne ringjalljen e Atiles.

Po do ti, ashtu si ne perralla, mrekullia bani vaki. Por jo siç ndodh zakonish, kesaj radhe ajo, ishte rreshtuar krah antiheroit, e favorizuar edhe nga disa rrethana misterioze dhe debilimit momental te shqiptareve. Ja qe dhe kesaj here, Lulashit prap, i eci kungulli!

Se ç’ndodhi me pas, eshte e njohur per te gjithe. Dukej me vertet, sikur ishte ngjallur Atila. Sepse, ku vinte kemben Lulashi, s’mbinte me bari!

Mund te trajtonin ne kete shkrim, edhe lapsuset e Lulashit, por besoj, ato ja vlen ti permendim, kur jemi mes shokesh, duke rrekelluar ndonje gote. Do gajaseshim se qeshuri!.

E mire t’mires ne fakt, eshte te mbajme syte hapur, prej Lulashit, sepse nuk i dihet, ban Dreqi vaki, me ate fat qe ka ai soj robit, mund ta gjejme n’kry t’vendit. Prite Zot! Ptyyy, ptyyy!