osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Magjia” e Bankers Petroleum: Miliona euro fitim, por zero taksa në shtet

“Magjia” e Bankers Petroleum: Miliona euro fitim, por zero taksa në shtet

Prej 2004-s, kur Qeveria shqiptare e asaj kohe vendosi që të kalojë të privati nxjerrjen e naftës në fushën Patos-Marinës, e konsideruar si më e madhja në Europën Kontinentale, kompania Bankers Petroleum ka shitur me mijëra tonë naftë dhe siguruar miliona euro të ardhura, por ka derdhur në buxhet si tatim-fitim zero taksa.

Arsyeja është një parashikim në kontratën koncesionare, që i mundëson kompanisë që të mos paguajë tatim-fitimin te shteti shqiptar nëse nuk ka rekuperuar kostot e investimeve të kryera. Deri në 2020, sipas të dhënave të dorëzuar në QKR-, Bankers pretendon se nuk ka rikuperuar ende këto kosto dhe shuma e paguar si tatim-fitim është 0 lek, megjithëse fitimi kontabël për këtë vit është rreth 3 miliardë lek, ose rreth 24 milionë euro.

Në të njëjtat shifra vërtiten edhe të ardhurat e kompanisë në vitet pararendëse, si deri në vitin 2013. Pra, për gjashtë vite me radhë, fitimi kontabël i kompanisë është më shumë se 130 milionë euro, që sipas pretendimit të Bankers Petroleum është ende kosto investimi. Por, pretendimi se janë investuar 130 milionë euro në sektorin e nxjerrjes së naftës në fushën Patos-Marinëz nga vëzhgimet në terren janë të pabesueshme.

Prej vitesh, puset naftë-nxjerrëse funksionojnë me të njëjtën teknologji. Disa investime minimale dhe me teknologji të vjetruar janë kryer vite më parë nga kompania kanadeze që zotëronte Bankers, ndërsa prej marrjes së kësaj kompanie nga kinezët thuajse asgjë nuk ka ndryshuar.

Mungesa e investimeve në teknologji për hapjen e puseve të reja u fajësua nga ekspertët edhe si arsyeja se përse në vitin 2015 shpërthyen puset e naftës në fshatin Marinëz, duke helmuar njerëzit dhe tokën e këtij fshati. Banorët dhe disa ekspertë akuzuan në atë kohë kompaninë “Bankers Petroleum” se për hapjen e këtyre puseve po përdorte një teknologji të vjetëruar agresive për nxjerrjen e naftës.

Teknologjia në fjalë quhet CHOPS, që përdoret për shtresat ranore naftëmbajtëse jo kompakte me trashësi të vogël dhe që kanë një farë sasie gazi të tretur në naftë. Kjo teknologji nënkupton prishjen e ekuilibrave të brishtë natyrorë në këto mjedise, që shpesh çojnë në dukuri negative, që nga shpërthimet e pakontrolluara të naftës të përzier me gaz, deri te tërmetet. Kjo ishte ajo që ndodhi në Marinëz, ku veç ajrit të rënduar nga çlirimi i gazit bashkë me naftës, banorët dëshmuan edhe tronditje të forta të tokës, ku mbi 24 banesa u bënë plotësisht të pabanueshme dhe shumë të tjera u dëmtuan rëndë.

Gjithsesi, Bankers ja hodhi paq nga ky incident dhe publikisht u justifikua me “shpërthimin e paparashikuar të natyrës”. Ajo hoqi përgjegjësinë nga vetja, megithëse premtoi se do të ndihmojë banorët e dëmtuar që të riparojnë banesat e tyre. Përveç riparimit të banesave, kompania shtroi edhe rrugën e fshatit dhe mbolli pemë në të.

E gjithë kostoja e këtyre shpenzimeve është e papërfillshme në krahasim me shumën që Bankers përllogaritet që i ka si detyrim shtetit shqiptar si taksa të papaguara. Në total, deri në 2020 kjo shumë është përllogaritur në rreth 400 milionë euro, ose rreth 3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

Nga më shumë se 15 vite që operon në Shqipëri, Bankers ka paguar një pjesë të taksave vetëm për dy vite. Për 13 vitet e tjera është justifikuar gjithmonë me mungesën e mbulimit të kostos së investimeve, duke abuzuar me një pikë të vendosur në kontratën e koncesionit.

Autoritetet shqiptare kanë dyshuar ndër vite se një pjesë e kostove që Bankers deklaron si investime janë fiktive dhe të fryra artificialisht, por kompania nuk e pranon dhe çudia është se gjithmonë në këtë përplasje me shtetin, kompania ka dalë fitimtare./Gazeta Shqip