osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Manastirliu: Kemi fatalitetet më të ulëta në rajon për 1 mln banorë. Mjekët dhe infermierët kanë bërë më të mirën e tyre

Manastirliu: Kemi fatalitetet më të ulëta në rajon për 1 mln banorë. Mjekët dhe infermierët kanë bërë më të mirën e tyre

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se situata epidemike në vend është delikate.

Në një deklaratë për mediat këtë të dielë,ajo tha se krahasim me vendet e rajonit, numri viktimave të shkaktuara nga koronavirusi për 1 milionë banorë është më i ulët.

“Situata epidemike në vend është delikate. Qytetarët kanë një rol thelbësor në këtë pandemi, të dalim fitues së bashku. Situata është e kontrolluar.

Rritja e qëndrueshme e rasteve karakterizon javën që mbyllim, por është një situatë kritike në raport me muajin e mëparshëm ku kemi dyfishim të rasteve. Nëse do të bënim një vlerësim sot, e dini që situata kërkon një analizë ditore.

Por ato që e matin në mënyrë më analitike janë incidenca dyjavore si dhe rastet e humbjes së jetëve. Shqipëria qëndron në një incidencë dy javore në 101 raste në krahasim me rajonin që është 1154 banorë.

Mjekët dhe infermierët kanë bërë më të mirën e tyre por nuk ja kanë dalë 612 qytetarë dhe nëse do të bënim një vlerësim të fataliteteve për 1 mln banorë, vendi ynë qëndron në 26 humbje jete ndërsa në rajon është 31.5.

Vihet re një rritje e numrit të vatrave të infektimit, ato aktive ku 76 % rezultojnë të jenë vatra familjare. Dua të vendos theksin në rëndësinë e rolit që ka çdo qytetar në këtë moment” – tha Manastirliu.