osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Marrëveshja e delimitimit të hapësirave detare, vijojnë dizinformimet

Marrëveshja e delimitimit të hapësirave detare, vijojnë dizinformimet

 Nga: Myslim Pasha

Prej mediumeve greke, prestigjiozja “Huffingtonpost” kumton se marrëveshja midis të dy vendeve është realizuar. Po mbështetemi tek publikimi i një mediumi të specializuar për probleme energjetike, e i cituar nga revista Huffingtonpost .

Sipas saj është arritur një marrëveshje e re. Vetëm kaq do të duhet që të mos besosh asnjë informacion tjetër që vjen më poshtë. Marrëveshjet kanë standardet e tyre ligjore shtetërore diplomatike dhe të kornizave të së Drejtës Detare Ndërkombëtare.

Brenda tyre funksionojnë.

Në Shqipëri nuk ka një vendim të Qeverisë, nuk ka një Plotfuqi të presidentit, nuk ka një grup negociator të miratuar.

Askund!

Opinioni është njohur dhe ka pasur ndjeshmëri të ndryshme për këto arritje diplomatike, por që në përgjithësi emëruesi i përbashkët i arritur në Kretë dhe Korçë është, se ka një pranim që Negociatat do të fillojnë. Ka një konfirmim se është folur për parime , metoda, standarde të Ligjit të Detit, për një rinisje në rindarje të këtyre hapësirave.

Artikulli i cituar duket se i është përafruar asaj çështje nga më të ndjeshmet dhe nga më të debatueshmet që lidhet me Hapësirat Ekonomike Ekskluzive të të dy vendeve. Kjo hapësirë është në Otranto dhe mediumi i cituar më sipër, i specializuar për probleme Energjetike shtrin interesin e tij në Blloqet e Hulumtimeve detare të Hidrokarbureve, të cilët ndodhen në Veriperëndim të Arkipelagut të Korfuzit.

Të bën përshtypje një siguri informative që përcillet nga kjo revistë, që të dy palët kanë rënë në përkim me njëra-tjetrën se “është përdorur një teknologji e gabuar”.

Sipas një hulumtimi ligjor fare të përciptë, e gjithë kjo që është thënë, nuk qëndron, duket se ka një panjohje të këtillë,  shumë larg  njohurive për Ligjin e Detit sa i përket argumentit gati të sajuar lidhur me llogaritjen “e distancave nga gjiret detare “çka është i pavërtetë nga realiteti hapësinor detar në fjalë.

E gjithë hapësira detare që i është nënshtruar ndarjes nga qendra e Ngushticës së Otrantos e deri në gjirin e Ftelias nuk e ka defektin nga distancat prej gjireve detare, mbasi Shqipëria në Paktin e rrëzuar tanimë e ka pasur humbjen fatale të saj në Hapësirat Ekonomike Ekskluzive në Otranto. Sa i përket “gjireve” atëbotë, të dy palët kanë rënë në përkim me njëra-tjetrën se Gjiri i Sarandës “përjashtohet nga termi Gji i Mbyllur” sepse nuk i plotëson kushtet gjeometrike.

Me ato çka janë përcjellë nga të dy palët nga Ministri i Jashtëm Grek , Kotzias dhe Kryeministri i Shqipërisë nuk është thënë kurrkund se është arritur një marrëveshje Përfundimtare.

Përcaktimi i HEE është në fakt Nyja Gordiane…që nuk është zgjidhur e që do të dojë shumë përgatitje për negociata të reja. HEE ndodhet vetëm në Otranto midis tre shteteve Itali, Greqi, Shqipëri. Kjo zonë duhet të përfytyrohet tej Deteve Territorial të cilët janë pranuar tanimë nga Greqia dhe Shqipëria, duke u mbështetur në (UNCLOS-Montago Bay) Për të sqaruar gjithë opinionin shqiptar, sipas Ligjit të Detit, të dy vendet kanë pranuar, tanimë (12 milje detare = 22,22 km ) si Det Territorial i cili ka të njëjtin status ashtu si dhe Haëpësira Tokësore në Integritetin Territorial. Pra aq Det sa merr Karaburuni Kontinental aq merr edhe Othonoi ishullor.

Ky Det Territorial  është pranuar i barabartë për hapësira tokësore aq shumë të ndryshme në sipërfaqe. Kësilloj  kemi mbëritur tek HEE që përkon me:  “Contingnues Zone=Det i Zonës Vijimore ,12 milje= 22, 22 km) Për këtë zonë bëhet fjalë që duhet ndarë sipas parimit “Equitable Solution = Zgjidhje e Dejtë dhe e Ndershme”

Në Kretë dhe Korçë, palët Diplomatike siç duket kanë bërë qasjet parimore dhe për këto është folur. Kjo është një arritje. Nëse pala greke ka pranuar se ‘ përcaktimi i HEE ka qënë i gabuar” kjo sërish përcillet tek opinioni i të dy palëve si një rezultat tjetër me shumë rëndësi.

Në artikullin e cituar më sipër, kumtohet edhe një panjohje e madhe terminologjike e ligjore e së Drejtës Detare, të cilën ne po e  quajmë edhe “nonsense” se “Gjiret e brendshme duhet të konsiderohen si të mbyllura, për të aplikuar dispozitat e ligjit të Detit “ Një terminologji e tillë nuk është dëgjuar nga zëdhënësit e gjersotëm diplomatikë, e kjo është vetëm një lajthitje e tymnajë së cilës nuk duhet t’i kushtohet rëndësi sepse del nga sajesat e Gazetës në fjalë.

I po së njëjtës natyrë të pasaktë e të pambështetur në standarde ligjore është po ashtulloj informacion i rremë sipas të cilit “ Shqipëria ka hequr dorë nga Pretendimet dhe ankesat në lidhje me shelfin kontinental të Othonoit dhe Erikoussas .

(Shelf Kontinental është  masa dhe shtresa e Dheut Kontinental që shtrihet poshtë ujrave detarë, e vijon prej buzës së ujit në fillim  me cektësi… Ky është një shtratdet)  çka kuptohet se është shtrati i Detit në HEE të Otrantos.

Ja dhe lajthitja tjetër: Erikoussa nuk ka HEE, sepse Kanali i Korfuzit është i tëri Det Territorial midis të dy vendeve dhe largësia është më e vogël se 24 milje detare…

Nëse pala shqiptare paska hequr dorë nga Shtrat Deti i këtushëm, kuptohet se ka hequr dorë  edhe nga pretendimet e HEE gjë e cila nuk është thënë nga askush.

Revista Huffingtonpost, pas kësaj vjen tek kryefjala e hulumtimeve të saj: Energjia dhe Hidrokarburet që gjenden në këtë HEE, e për këto ajo sjell pozicionimet e blloqeve Gjeologjikë naftë/gazmbajtës, “1’ dhe “2” në veri të detit Jon, të tenderuara nga Qeveria greke që në korrik të vitit 2015. Blloku ‘2’ është tenderuar nga TOTAL-HEP-EDISON.

Këtu pra është interesi.

Fundmbyllja e mediumit të cituar më sipër është përcjellja e një “happy end” mrekullues se çështja detare midis Shqipërisë dhe Greqisë  qenka mbyllur një herë e përgjithmonë.

Që është e pavërtetë!