osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Marrëzitë që shiten si lajme: Edi Rama do i vërë kazmën stadiumit të Përmetit, të gjejë grekë të vdekur

Marrëzitë që shiten si lajme: Edi Rama do i vërë kazmën stadiumit të Përmetit, të gjejë grekë të vdekur

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Greqi është pritur me mjaft interes jo vetëm për çështjen e detit, por edhe për arsyen se marrëdhënia e tij me Athinën, ndryshe me Ankaranë, ku shkon shpesh, nuk ka qenë fort e mirë.

Vizita në fakt, ka pasur tjetër axhendë, por ajo ka shërbyer për të folur edhe për problemet mes dy vendeve.

Natyrisht në një darkë kortezie që ai zhvilloi me homologun e tij grek Mitsotakis, nuk mund të firmosej dhe nënshkruhej asnjë marrëveshje, sepse Rama nuk ka shkuar për këtë në Greqi.

I vetmi lajm nga vizita e tij, përveç normalizimit të marrëdhënieve me Athinën, mund të konsiderohet debati me ish-ministren e Jashtmë greke, Dora Bakojanis, e cila ka nostalgji për Berishën e Bashën, dhe që natyrisht ka mbrojtur marrëveshjen e firmosur me këta të fundit, e cila favorizonte Greqinë.

Dhe duke qenë se nuk ka asnjë lajm për çështjen e detit, pasi Rama nuk kishte shkuar për këtë gjë në Athinë, në portalet pranë PD e LSI sot janë publikuar lloj lloj marrinash.

Por më spektakolarja është ajo e publikimit të denoncimit të një personazhi, që portalet e financuara nga PD e LSI, e quajnë historian: Arben Llalla.

Ky i fundit paska mësuar se Edi Rama jo vetëm që ka falur detin, por do t’i vërë kazmën stadiumit të Përmetit, për të gjetur ca eshtra grekërish të vrarë gjatë luftës me Italinë.

“Edi Rama gjatë takimit me Micotaqin nuk bisedoi vetëm për kufirin detar të Jonit, por e vuri në dijeni kryeministrin grek duke i dhënë llogari se qeveria Rilindase, të cilën ai drejton ka nënshkruar të gjitha dokumentet për zgjerimin e varrezave të ushtarëve grekë në Këlcyrë-Kosinë edhe me rreth 2.000 varre të tjera.

Edi Rama i tha Micotaqit se vazhdojmë me suksese që kjo varrezë të arrijë në rreth 4.000 varre bosh.

Edi Ramaqis premtoi se shumë shpejt do fillojnë gërmimet në stadiumin e futbollit të Përmetit, por edhe në Pallatin e Sportit duke rrënuar fushën e futbollit.

Rama premtoi se çdo shpenzim për blerjen e tokës për varrezat greke do t’i mbulojë qeveria shqiptare nëpërmjet ministrisë së mbrojtjes së Çashkës.

Ja këto janë disa pjesëza nga llogaridhënia e Ramës në drejtim të Micotaqit që mediat shqiptare e greke nuk i thonë.

Gojët e “liga” në Përmet thonë se toka prej 4 mijë metra katrorë është blerë me ndërmjetësues grekofon. Por, Edi Ramaqis do çirret: “Gënjeshtra! Gënjeshtra! Fajin e ka Saliu!””, shkruan Llalla, të cilin s’ka mbetur portal pranë opozitës pa e botuar.

Dhe pastaj thonë pse i tall dhe mund Rama!

(TemA)