osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Maskat e Sali Berishës dhe fundi pa kthim i “lugatit” të Viçidolit

Maskat e Sali Berishës dhe fundi pa kthim i “lugatit” të Viçidolit

E vetmja karrige për plakun sharlatan të Lalzit, është ajo përpara drejtësisë. Ambasadorja Yuri Kim e tha prerë:

E cilitdo krah politik qoftë qeveria amerikane, nuk pi kafe me person “non grata”; ndërsa “lugati” i Viçidolit deklaroi synimin për t’u bërë përsëri kryeministër, duke nxjerr të vërtetën, se pas lëvizjes për të uzurpuar partinë, fsheh qëllimin për të uzurpuar Shqipërinë, me psiko-ëndrrën se pas veshjes me pushtet do t’i shpëtojë drejtësisë

Dy maskat identike të personit “non grata”:

– Në lëvizjen e “Dhjetorit ‘90”, Sali Berisha u deklaroi studentëve, se mes tyre kishte shkuar si mbështetës i lëvizjes demokratike, pa asnjë synim për të qënë pjesë e PD, mirëpo më pas ua uzurpoi lëvizjen e partinë dhe themeluesit i përzuri me dajak.

Më 15 shtator 2021, pasi Lulzim Basha e përzuri nga PD si person “non grata” e mbetje kriminale e politikës së vjetër, Sali Berisha nisi lëvizjen “Foltorja”, duke deklaruar se ishte vetëm iniciator për demokratizimin e PD, shpëtimin e saj nga peng-marrja dhe rikthimin në pushtet.

Por dy javë më parë, plaku “non grata” shpalli kandidaturën për kryetar partie, ndërsa 24 orë më parë deklaroi, se pas marrjes së kreut të PD, do fillojë revolucionin për të marrë pushtetin e do bëhet kryeministër.

Mirëpo për të marrë pushtet, Sali Berisha e di që përveç kolltukut të partisë, i duhen votat e shqiptarëve dhe mbështetja politike e SHBA; por këto nuk i merr dot më, prandaj i duhet të hedhë në sulm me protesta e kaos publik, turmat që po mbledh, josh e nxit nëpër foltore.

Këtë joshje, ai e ka nisur me aktrimin për t’u dukur si “i penduar i besueshëm”, duke u kërkuar falje demokratëve për emërimin e Bashës kryetar partie; dhe për zullumet që Berisha ka bërë gjatë pushtetit me emërimet e drejtorëve, me korrupsionin, pronat, të përndjekurit dhe shpërfilljen e të rinjve etj.

Me këtë maskë hipokriti, po u premton përsëri si në 2005-ën, se PD nuk do jetë pronë e kryetarit, por e anëtarësisë që do vendosë për çdo vendim, ndërsa militantët dhe të mbeturit pa mandat deputeti po e hanë “karremin” e tij.

Nga tribuna e foltoreve, “aktori” Berisha po u premton se në strukturat e partisë, do zgjidhen vetëm ata që do anëtarësia; se në pushtetin e PD do jenë vetëm njerëz të ndershëm e të aftë; se jeta në drejtimin e tij kryeministër, do jetë parajsë ekonomiko-financiare.

Ndërsa militantët e mashtruar qindra herë prej Berishës, vazhdojnë e besojnë përsëri, duke e ndjekur mbrapa në çdo foltore, me ëndrrën se kur personi “non grata” të rikthehet kryetar i PD e kryeministër, do t’i bëjë drejtorë, tatimorë, policë rrugorë, doganierë e buodigardë ministrash.

Me këto joshje, foltoret po duken si “ëmbëltore”, ku plaku “non grata” po u premton militantëve “karamele” pushteti, që ata të vazhdojnë t’i shkojnë prapa për t’i mbushur sallat, ku epiqendër është vetëm halli “non grata” i familjes “Berisha”.

Me këtë mbajtje militantësh eksremistë pas vetes, Sali Berisha synon t’i përcjellë SHBA-ve, imazhin se ka një “ushtri të gatshme”, jo vetëm për të uzurpuar forcërisht PD, por dhe për marrjen e pushtetit me revolucion, si më 14 shtator ‘98.

Këtë jargavitje anti-amerikane të Berishës, me deklarimin se do bëhet kryetar i PD e kryeministër, por dhe ëndrrat e militantëve që i shkojnë prapa; e bëri “nul” Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në intervistën e ditës së mërkurë, duke thënë prerë, se e cilitdo krah politik qoftë qeveria amerikane, nuk pi kafe me personat “non grata”./Pamfleti