osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Mazhoranca poshtëron Ilir Metën: Ruçi ftesë të mbajë fjalim në seancën e shkarkimit! Rama largohet jashtë vendit ditën e votimit

Mazhoranca poshtëron Ilir Metën: Ruçi ftesë të mbajë fjalim në seancën e shkarkimit! Rama largohet jashtë vendit ditën e votimit

Parlamenti do të vulosë në mesjavë shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra. Të mërkurën do të kemi një seancë plenare të posaçme, ndërsa gazeta ka siguruar detajet rreth asaj seance.

Sipas rregullave, në mbledhjen e fundit të organizuar Kuvendi e ka ftuar presidentin që të paraqitet në këtë seancë dhe të flasë vetë variantin e tij. Raporti i të gjithë procesit hetimor i është dërguar Presidencës, por ende nuk dihet nëse Meta do të paraqitet në këtë seancë apo do të dërgojë si herët e tjera përfaqësuesit ligjorë ose vetëm reagime me shkresa.

Gazeta ka siguruar procesverbalin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve javën që lamë pas, ku dhe janë dhënë detaje mbi atë se çfarë do të ndodhë të mërkurën. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në Konferencën e Kryetarëve u shpreh se Kuvendi ka ftuar presidentin të flasë në seancë.

“Personi nën hetim, që është Presidenti i Republikës edhe ai duhet të marrë kohën e nevojshme për t’u njohur me të. Kujtoj se rregullorja i njeh të drejtën që të marrë edhe ai fjalën në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë për shqyrtimin e këtij raporti.

Kështu që, duke hequr kohën që do të kërkojë komisioni për prezantimin, besoj se do të jetë një raport integral i paraqitur në seancën plenare”, u shpreh ai.

Këtë gjë e ka mbështetur edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili tha se presidentit do t’i dërgohet raporti i plotë dhe Kuvendi do të presë përgjigjen e tij për të qenë prezent në këtë seancë përfundimtare. Ndërkohë, bëhet me dije se kryeministri i vendit Edi Rama nuk do të jetë pjesë e votimit mbi shkarkimin e Metës. Sipas burimeve, në datat 8 dhe 9 qershor Rama do të niset për një vizitë në Bullgari.

Gjithsesi mësohet se, janë udhëzuar të gjithë deputetët që asnjëri të mos mungojë në votim, sepse do duhen 94 vota për të miratuar vendimin e Komisionit Hetimor për shkarkimin nga detyra të presidentit Meta. Pra duket se mazhoraca po e poshtëron presidentin ditën e shkarkimit.

Ja si do zhvillohet seanca

Gjatë Konferencës së Kryetarëve, Taulant Balla ka deklaruar se raporti i dorëzuar në Kuvend është shumë i gjatë nuk do ishte efektive që ky raport të lexohet i plotë nga kreu i komisionit sepse do kërkonte shumë kohë. Prandaj, ai sugjeroi që në atë seancë plenare kjo kohë të ndahej mes grupeve parlamentare, ku secili prej tyre të paraqesë pikat që kërkon të shqyrtohen.

“Nuk besoj se do të kërkojë komisioni ose kryetari i komisionit ta lexojë të gjithë raportin, sepse do t’i binte që 180 minuta ta marrë prezantimi i raportit. Të biem dakord me kryetarët e grupeve parlamentare të ndajmë kohën, sipas një tradite që tashmë prej më shumë se një viti e kemi në kushtet e pandemisë. Unë jam dakord që, sipas asaj kohe që ju thatë, pra 180 minuta le t’i ndajmë mes grupeve parlamentare.

Natyrisht, do të vijojmë me procedurën e shqyrtimit në seancën plenare të raportit dhe më pas të votimit”, u shpreh Balla. Këtë sugjerim e mbështeti edhe deputeti Myslim Murrizi, i cili ndër të tjera u shpreh se, nga koha në dispozicion duhet t’u jepet më shumë kohë grupeve parlamentare nga radhët e opozitës, duke qenë se grupi hetimor përbëhej nga mazhoranca.

Pra, ai sugjeroi që këtë herë të ketë më shumë kohë për argumentet e saj opozita. “Përderisa grupi i mazhorancës është nismëtar i kërkimit për ngritjen e komisionit hetimor për shkelje të rënda kushtetuese, dua që të mos ruhet raporti i kohës që kemi pasur, por t’u jepet më shumë mundësi deputetëve të opozitës dhe të kenë një kohë ndoshta të barabartë me mazhorancën, sepse, në njëfarë mënyre, mazhoranca e ka thënë argumentin shterues kur ka kërkuar ngritjen e komisionit”, tha ai. Me aprovimin e të gjithë anëtarëve u vendos që seanca të mërkurën të zhvillohet sipas sugjerimeve të mësipërme.