HomeAktualitet

Mbledhja e Grupit të PS, marrëveshja me Italinë miratohet më 14 dhjetor! Në seancën e së enjtes votohet edhe rregullorja për të përjashtur me 2 muaj deputetët e Berishës

Mbledhja e Grupit të PS, marrëveshja me Italinë miratohet më 14 dhjetor! Në seancën e së enjtes votohet edhe rregullorja për të përjashtur me 2 muaj deputetët e Berishës

Marrëveshja me emigrantët për Italinë pritet që të miratohet në seancën e plenare të kësaj të enjtje, pra më datë 14 dhjetor.

Ky është vendimi i grupit parlamentar i Partisë Socialiste i cili u mblodh paraditen e sotme me dyer të mbyllura dhe vendosi që ta afrojë me një miratimin, pasi ishte parashikuar që të miratohej më 22 dhjetor.

Në lidhje me marrëveshjen me Italinë, PD dhe grupimi i Rithemelimit kanë depozituar 2 padi në Gjykatën Kushtetuese.

Më 14 dhjetor pritet po ashtu që të miratohet rregullorja e re e Kuvendit, ndryshimet e të cilës konsistojnë në përjashtimin me 2 muaj të deputetëve që bëjnë kaos në Kuvend.