osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Me kostum sportiv dhe e përshëndeti” pastaj e qëlloi avokatin e Shullazit: Ja arsyeja pse kamerat nuk e fiksuan!

“Me kostum sportiv dhe e përshëndeti” pastaj e qëlloi avokatin e Shullazit: Ja arsyeja pse kamerat nuk e fiksuan!

Një ditë pas vrasjes mafioze të avokatit Ravik Gurra, policia ende nuk ka të dyshuar kryesor lidhur me ngjarjen, ndërsa pista në të cilët po hetohet është ajo e vrasjes për shkak të detyrës.

Tashmë janë mësuar detaje nga grupi hetimor, të cilët bëjnë me dije se kamerat e lokalit nuk kanë fiksuar momentin kur autori ka qëlluar mbi Gurrën, për shkak se karrigia ku ndodhej avokati ka qenë e mbuluar nga çadra.

Po ashtu bëhet me dije se kanë qenë dy plumba pranë zonës së veshit, qëlluar nga armë selinsiator, ata që i kanë marrë jetën avokatit, në një nga zonat më të njohura të Elbasanit.

Avokati Gurra ka qenë djalë i vetëm, dhe jetonte me të ëmën e tij, ndërsa bashkëshortja dhe dy vajzat jetonin jashtë vendit. Me të mbërritur në Shqipëri ato do të merren në pyetje nga ana e policisë, nëse Gurra iu ka shfaqur atyre probleme të mundshme.

Dy personat që kanë qenë me avokatin në tavolinë, tregojnë se ata ishin miq të afërt me njëri-tjetrin, dhe se autori ka qenë një djalë i ri rreth të 30-tave, ndërsa ka qenë i veshur me kostum sportiv dhe i maskuar. Ata tregojnë se ai i ka përshëndetur nga larg dhe është afruar me hap të sigurtë, ndërsa ka qëlluar dy herë mbi Gurrën.

Dy shoqëruesit e Gurrës, juristi i bashkisë Elbasan Arben Hoxha dhe Astrit Telhollari mik i përbashkët i tyre, shprehen të tronditur nga ngjarja e ndodhur, ndërsa shprehen se avokati Gurra ka qenë një person i qetë dhe pa problem. Banesa e Gurrës ndodhej pak metra larg lokalit ku ai u qëllua, në një nga zonat më të frekuentuara të Elbasanit.

Kujtojmë se pas ngjarjes një mjet tip Benz u dogj në periferi të qytetit të Elbasanit, ndërsa nuk ka mbetur asnjë gjurmë nga autorët. Burime nga Prokuroria pwr Faz News bëjnë me dije se po hetohen qelizat telefonike të një grupi kontigjent të krimit, të cilët mund të kenë gisht në ngjarje.

Ngjarja duket si një mesazh i qartë i botës së krimit, duke qenë se Gurra kishte mbrojtur disa personazhe të njohur si fisi Çapja në Elbasan, si dhe avokat dytësor në çështjen Shullazi. Prokuria e Elbasanit ka deklaruar jozyrtarisht se avokati nuk ka denoncuar më herët ndonjë kërcënim ndaj tij, dhe se nuk është njohur si person problematik.

Dhoma e Avokatisë e ka dënuar me forcë aktin, dhe nga e hëna dhe në tre ditët në vijim pritet që të pezullohet puna e tyre, dhe e seancave gjyqësore.